Simpozium Shkencor Ndërkombëtar “Tepelena në dy kohë-Nga kazermat italiane te kampi me tela me gjemba”

             

Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, të përcaktuar nga Parlamenti Evropian, KE dhe Këshilli i Evropës, për të nderuar dinjitetin njerëzor të viktimave të totalitarizmit, u mbajt Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Tepelena ne dy kohë-Nga kazermat italiane te kampi me tela me gjemba’ organizuar nga AIDSSH me kontributin akademik të partnerëve në Shqipëri dhe Itali.

Në këtë Simpozium u trajtuan në dritën e dokumenteve arkivore, Tepelena e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të pasluftës në vitet e funksionimit të kampit të internimit. Historia e kampit zë fill me pushtimin italian të Shqipërisë në 1939 dhe zhvillimin në territorin e Tepelenës të luftimeve mes italianëve e grekëve. Më pas, kazermat e ish-garnizonit italian, u përdorën për të zhvendosur aty familjet e internuara më herët në Turan e rrethina. Kampi i rrethuar me tela me gjemba u mbyll në 1953, prej kushteve të vështira të jetesës dhe vdekshmërisë së lartë.

Simpoziumi u zhvillua në dy panele me kontribute nga AIDSSH, Instituti Italian i Historisë Moderne dhe Bashkëkohore, Universiteti i Havardit, Universiteti i Tiranës, Universiteti Italian i Teramos, Universiteti i Korçës, Universiteti i Elbasanit, Institutit i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Universiteti Bedër, Biblioteka Franceskane, platforma kujto.al, Shoqata e Mësuesve të Historisë etj.

Për më tepër lexoni punimet e këtij Simpoziumi:

 

 

Dr. Hektor Ciftja, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Shiko Tani
Prof. Asc. Dr. Zhuljeta Kadilli, Kolegji Universitetar "Beder"
Shiko Tani
Dr. Jacopo Calussi, Università di Teramo
Shiko Tani
Ardita Repishti, Istituto Storico Italiano per l’Età Moderna e Contemporanea
Shiko Tani