Ekspozita arkivore 2023

EKSPOZITA DOKUMENTARE VITI 2023

  1. Të mësojmë mbi të shkuarën-burime arsimore të hapura 1944-1991”. Ekspozitë dokumentare, lëvizjet demokratike në syrin e Ish-Sigurimit të Shtetit mbajtur më  20 shkurt 2023, Tiranë. AIDSSH në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar si dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), organizoi një ekspozitë arkivore me dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit mbi lëvizjet demokratike 1990-1991, foto dhe video si dhe prezantoi projektin e platformës digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën - burime arsimore të hapura,1944-1991”, një platformë e hapur për profesionistët e arsimit parauniversitar pirndër dhe nxënës.

  2. Dokumentet arkivore në ekspozitën 23 gusht 2023, Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Ekspozitë dokumentare në kuadër të përkujtimit të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Kampi me tela me gjemba i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës, ku u mbajtën për disa vjet në kushte çnjerëzore me mijëra familjarë të kundërshtarëve të regjimit, gra, fëmijë e të moshuar, të pafajshëm.Gjatë aktivitetit mbajtur më 23 Gusht 2023, u paraqit ekspozita dokumentare me dokumente të krijuara nga ish Sigurimi i Shtetit të cilat i përkasin viteve 1949 deri në vitin 1952. Tipologjitë e prezantuara si përkasin:
    1. Fondi nr. 49 dega “Hetuesia”, Vendime të Komisionit të Dëbimeve dhe të Konfiskimeve, për internimet. Lista emërore për të internuarit gjatë viteve 1049 – 1952 nga rrethe të ndryshme si Tepelenë, Përmet,       Gjirokastër, Korçë, Pogradec, Tiranë, Lezhë, Krujë, Peshkopi, Kukës, Tropojë, Pukë, Shkodër, etj.
    2. Fondi nr. 142 Komunikatat Operative”, njoftime dhe informacione mbi ngjarjet ditore në kampin e Tepelenës, mbi te internuarit dhe te vdekurit ne kampe të ndryshme.
    3. Fondi nr. 4 “Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit”,  Informacione mbi gjendjen e kampeve në mbarim të çdo muaji gjatë viteve 1950-1952 mbi të internuarit në Kampin e Tepelenës, pasqyra statistikore etj.  
    ekspozita arkivore

  3. Të Zgjedhur”, ekspozitë përkujtimore në 76-vjetorin e ekzekutimit politik të deputetëve dhe intelektualëve më 10 tetor 1947. Për ndërtimin e ekspozitës janë marrë në shqyrtim dosjet hetimore gjyqësore 2224 dhe 1393 si edhe dosjet formulare të Kolë Kuqalit, Selaudin Totos, Halit Gjolenës, Isuf Hysenbegasit dhe Hasan Reçit që gjenden pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Ish –Sigurimit të Shtetit, bashkë me dosjen e grupeve Monarkiste, Social-Demokrate e të Rezistencës dënuar një vit para deputetëve e intelektualëve të marrë në shqyrtim. Ekpozita u mbajt më 12 Tetor 2023, Tiranë.