Bordi i miqve
KNUT FLECKENSTEIN
ROLAD JAHN

Bordi i miqve të Autoritetit dhe aktiviteti i tij

  • Bordi i miqve përbëhet nga jo më pak se 5 anëtarë dhe jo më shumë se 13, shtetas shqiptarë ose të huaj, me kontribut të njohur  në hulumtimin historik dhe shkencor në çështje të përballjes me të shkuarën, të cilët mbështesin Autoritetin në përmbushjen e funksioneve  që ligji i ngarkon.
  • Bordi i miqve propozohet nga anëtarët e Autoritetit, të cilët zgjedhin ndërmjet bordit të miqve, Presidentin dhe Zëvendës Presidentin e tij.
  • Bordi këshillon Autoritetin në vendimmarrje të cilat kanë lidhje me funksionimin dhe organizimin e institucionit si edhe për përfshirjen  në projekte që përmirësojnë kapacitetet e Autoritetit.
  • Bordi i miqve promovon veprimtarinë e Autoritetit dhe mbështet nismat me karakter edukues që ndërmerren nga institucioni.

Në bordin e miqve të Autoritetit, ka pranuar ftesën Z. Knut Fleckenstein, politikan Gjerman, raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë.  Në bordin e miqve të Autoritetit, ka pranuar ftesën Z. Roland Jahn.