Ekspozita arkivore 2018

EKSPOZITA DOKUMENTARE VITI 2018 

    1. “45 - vjetori i Revoltës së Spaçit”, ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për Repartin 313, Spaç, më 17 maj 2018. Dosjet u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë. Gjatë aktivitetit u bë informimi i qytetarëve si dhe u plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje. 

    2. Ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për zonën e Konispolit, më 13 qershor 2018. 40 dosje formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtorësh u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë, për 46 viktima të evidentuara. Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, u bë informimi i qytetarëve si dhe u plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

    3. “Persekutimi komunist në zonën e Konispolit”, në Konispol, më 26 qershor 2018. 40 dosjet formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtorësh të deklasifikuara dhe të bëra publike për herë të parë në Tiranë, për 46 viktimat e evidentuara u ekspozuan për komunitetin vendas, në sheshin qendror të qytetit, në një organizim të posaçëm, në bashkëpunim me Bashkinë Konispol. Qytetarët u informuan gjatë aktivitetit dhe plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

    4. Ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga Ish-Sigurimi i Shtetit për zonën e Tepelenës, më 20 gusht 2018, në Tiranë, pranë AIDSSH, me prani të studiuesve, medias dhe shoqatave të të drejtave të njeriut. Në këtë aktivitet u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë 44 dosje. Dosjet e Ish- Sigurimit trajtuan Kryengritjen e Zhapokikës, klerin vendas, kampin e Bënçës, të internuarit; të arratisurit, të vrarët në kufi, bandat e diversantëve e të tjera.

    5. Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”, më 23 gusht në Tepelenë. Në këtë aktivitet u ekspozuan dokumentet dhe dosjet e Ish-Sigurimit që dokumentonin persekutimin komunist të pjesëmarrësve në kryengritjen e Zhapokikës, klerit vendas, kampin e Bënçës, të internuarit; të arratisurit, të vrarët në kufi, bandat e diversantëve e të tjera me pjesëmarrjen e komunitetit vendas.

    6. Ekspozita në Tiranë dhe Memaliaj e materialeve arkivore të AIDSSH, më 5-6 tetor 2018, për rezistencën antikomuniste të Zhapokikës, në bashkëpunim me institucionet homologe, pushtetin lokal dhe komunitetin vendas. Informim i qytetarëve dhe plotësim i formularëve në aktivitet.

    7. Ekspozita “Mbi punën e STASI-t në DDR”, AIDSSH në bashkëpunim me Autoritetin Gjerman të Dosjeve dhe KAS, 22 tetor 2018, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”.

    8. Ekspozita “Mbikëqyr, terrorizo, përndiq” në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, më 7 dhjetor 2018. Bisedë me ish-të burgosur të Burrelit dhe paralelet mes dy realiteteve komuniste. Bashkëpunim i AIDSSH me Inner Ëheel Club Tirana që mundëson për gjimnazet e Tiranës ekspozitën e veprimtarisë së STASI-t në Gjermaninë Lindore, realizuar me Autoritetin Gjerman të Hapjes së Dosjeve, BStU.