EKSPOZITA DOKUMENTARE VITI 2020
- Ekspozita dokumentare në kuadër të Ditëve të Kujtesës 2020, “Çamëria në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, ku janë ekspozuar 20 dosje, me 4139 fletë.
- Ekspozitë dokumentare. Në kuadër të konferencës shkencore “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1990”, në bashkëpunim me Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme dhe Muzeun Historik Kombëtar, AIDSSH prezantoi më 19 shkurt 2020. ekspozitën mbi emigracionin 1944-1990, me materiale arkivore.
- Ekspozitë dokumentare në kuadër të aktivitetit tryezë e rrumbullakët: “95 vjet Martin Camaj – Vepra dhe përndjekja”, i realizuar në kujtim të Ditës Europiane në përkujtim të viktimave të totalitarizmit. Gjatë aktivitetit të mbajtur më 28 gusht 2020 u paraqit një ekspozitë e zgjeruar dokumentare e AIDSSH me tipologji të ndryshme të dosjeve të Sigurimit të periudhës 1944-1955, historikë, raporte, platforma, evidenca operative të kohës dhe dosje të mbi njëzet intelektualëve të përndjekur nga Sigurimi në Shqipëri dhe jashtë vendit. Po ashtu, krijimtaria letrare e Martin Camajt, e botuar nga Onufri.