Ekspozita arkivore 2022

EKSPOZITA DOKUMENTARE VITI 2022

  1. Ekspozitë e përhershme informuese në ish-kampin e internimit në Tepelenë, më 14 shkurt 2022, organizuar nga AIDSSH dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës, në mbyllje të projektit ICMP-AIDSSH “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe të pajtimit: “Të zhdukurit në komunizëm”, të mbështetur nga BE dhe Ambasada Zvicerane. U përgatit me materialin e hulumtuar nga Instituti i Historisë dhe të dhënat arkivore mbi të internuarit në kampin me tela me gjemba të Tepelenës. Po ashtu, janë përfshirë skicat e çmuara, që paraqesin në trajtë fotografike jetën në kamp, të realizuara me mjeshtëri nga Lek Pervizi, i internuar në Tepelenë. Informacionet u paraqitën në shqip dhe anglisht për të gjithë vizitorët e kampit.
  2. Ekspozitë e përhershme informuese mbi ish-kampin e punës në Maliq mbajtur më 17 shkurt 2022. organizuar nga AIDSSH dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Maliqit, në mbyllje të projektit ICMP-AIDSSH, “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, të mbështetur nga BE dhe Ambasada Zvicerane. Ekspozita u përgatit mbi hulumtimin e të dhënave arkivore mbi të dënuarit në kampin e punës të Orman-Pojanit, Vloçishtit.

  3. Ekspozita virtuale “Sigurimi me fjalët e veta”. AIDSHH prezantoi librin me dëshmi për të zhdukurit dhe ekspozitën virtuale “Sigurimi në fjalët e veta”, në mjediset e reja, pranë garnizonit Skënderbej, 24 shkurt 2022.

  4. Ekspozita “Udha e Kujtesës” / Remembrance path” mbajtur më 26 Maj 2022 në Lushnjë. Ekspozita u zhvillua në kuadër të projektit “Profilet e së shkuarës: Lufta për liri dhe demokraci gjatë regjimit të Hoxhës”, i realizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti La Sapienza i Romës, Fondazione di Storia Onlus, Shoqata “Zëri Qytetar” dhe ISEM.