Fonde arkivore te trasheguara nga Ministria e Brendshme
  • Fonde arkivore të trashëguara nga Ministria e Brendshme:
DREJTORIA E PARË E SIGURIMIT TË SHTETIT:
  • Numri i Fondit: 4
  • Kufijtë kohorë: 1944-1991
  • Sasia e dosjeve: 8488
  • Mjetet e informimit: Inventari i dosjeve fizik dhe elektronik
  • Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale, të digjtalizuar dhe mikrofilm
  • Gjuha: shqip
  • Niveli i klasifikimit: Deklasifikuar plotësisht
DREJTORIA E DYTË E SIGURIMIT TË SHTETIT:
  • Numri i Fondit: 134
  • Kufijtë kohorë: 1955-1991
  • Sasia e dosjeve: 859
  • Mjetet e informimit: : Inventari i dosjeve fizik dhe elektronik
  • Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale, të digjtalizuar dhe mikrofilm
  • Gjuha e përdorur: shqip
  • Niveli i klasifikimit: Deklasifikuar plotësisht

Në këtë fond arkivor përfshihen dokumente që pasqyrojnë veprimtarinë e ish Drejtorisë së dytë të Sigurimit të Shtetit. Kjo drejtori ka qenë një prej tre drejtorive të ish Sigurimit të Shtetit. Deri në vitin 1962 ka qenë në nivel dege brenda Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1962 – 1966 njihet si Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1966 – 1991 ka qenë Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit dhe në fund, në vitet 1991 – 1992 njihej me emrin Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve.

 

DREJTORIA E TRETË E SIGURIMIT TË SHTETIT (zbulimi politik):

  • Numri i Fondit: 6
  • Kufijtë kohorë: 1945-1975
  • Sasia e dosjeve: 997
  • Mjetet e informimit: Inventari i dosjeve
  • Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale dhe mikrofilm
  • Gjuha e përdorur: shqip
  • Niveli i klasifikimit: Sekret, Tepër sekret
  • Deklasifikimi (vendimi i KDZH, shënohet kur ndryshon statusi)

Në këtë fond arkivor përfshihen dokumente që pasqyrojnë veprimtarinë e ish Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës 1945-1975. Fondi përmban dokumente administrative si raporte, relacione, letra, radiograma, etj mbi veprimtarinë agjenturore  që zhvillohej kundër vendit tonë jashtë kufinjve si dhe probleme të tjera objekt zbulimi.

 

DOSJE HETIMORE-GJYQËSORE:

  • Numri i Fondit: 1
  • Kufijtë kohorë: 1945-1991
  • Sasia e dosjeve: 13968
  • Mjetet e informimit: Inventar i dosjeve
  • Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale dhe mikrofilm
  • Gjuha e përdorur: shqip

Ky fond arkivor përmban dosje të hetimit dhe gjykimit të shtetasve të ndryshëm të cilët janë akuzuar veprat  “armik i popullit”, “agjitacion dhe propagandë”, “tradhti ndaj atdheut”, “spiunazh”, etj.

 

FONDI NR. 49, DEGA E HETUESISË:

  • Numri i fondit: 49
  • Kufijtë kohorë: 1950-1973
  • Sasia e dosjeve: 172 njësi arkivore
  • Sasia e fletëve: 3929 fletë
  • Mjetet e informimit: Inventar fizik dhe inventar elektronik
  • Struktura e përpunimit: Ndarje sipas kriterit kronologji-veprimtari
  • Lloji i dokumentit të përdorur: Origjinal dhe i digjitalizuar
  • Gjendja: Fond arkivor i hapur
  • Niveli i klasifikimit: Fond arkivor i deklasifikuar plotësisht

 

FONDI DEGA E SIGURIMIT TË REPARTI 8001 SHKODËR (1969-1991):

  • Numri i fondit: 33
  • Kufijtë kohorë: 1969 – 1991 
  • Sasia e dosjeve: 268 njësi arkivore
  • Sasia e fletëve: 5.736 fletë 
  • Mjetet e informimit: Inventar fondi elektronik dhe fizik
  • Lloji i dokumentit të përdorur: origjinal dhe i digjitalizuar
  • Gjendja: Fond arkivor i hapur
  • Niveli i klasifikimit: Fond arkivor i deklasifikuar plotësisht

 

FONDI NR. 132, DEGA E SIGURIMIT TË NAFTËS:

  • Numri i fondit: 132
  • Kufijtë kohorë: 1950-1984
  • Sasia e dosjeve: 413 njësi arkivore
  • Sasia e fletëve: 5685 fletë
  • Mjetet e informimit: Inventar fizik dhe inventar elektronik
  • Struktura e përpunimit: Ndarje sipas kriterit kronologji-veprimtari
  • Lloji i dokumentit të përdorur: Origjinal dhe i digjitalizuar
  • Gjendja: Fond arkivor i hapur
  • Niveli i klasifikimit: Fond arkivor i deklasifikuar plotësish

 

FONDI NR. 142, KOMUNIKATAT OPERATIVE (1949-1991):

Në këtë fond arkivor, administrohen njoftime zyrtare me anë të shtypit, për ngjarje të ndodhura apo veprime të kryera, e cila në Organet e Punëve të Brendshme si rregull nuk publikohej. Të tilla ishin komunikatat ditore, pra ngjarje të jashtëzakonshme të ndodhura brenda 24 orëve. 

  • Kufijtë kohorë: 1949-1991
  • Sasia e dosjeve: 195 njësi arkivore
  • Sasia e fletëve: 45 305 fletë
  • Mjetet e informimit: Inventar elektronik
  • Struktura e përpunimit: Ndarje sipas kriterit kronologjik
  • Lloji i dokumentit të përdorur: I digjitalizuar
  • Gjendja: Fond arkivor i hapur
  • Niveli i klasifikimit: Fond arkivor i deklasifikuar plotësisht me Vendim Nr.1 datë: 16.11.2012