Politikat e privatësisë
NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË AIDSSH PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E AIDSSH VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT dosjet.gov.al/website/ APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AIDSSH AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE LIDHJET ME FAQET E TJERA NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE ANKESA APO PYETJE SI TË NA KONTAKTONI POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
 
SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj, ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (vijim AIDSSH), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:
  • Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre;
  • Kërkuesit;
  • Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
  • Vizitorët në faqen tonë.
  • Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.
PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË AIDSSH Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës, i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga AIDSSH si dhe me rregulloren për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale. Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne mund të përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre. Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur“. Kur japim rekomandime apo vendosim sanksione ndaj kontrolluesit ne mund të publikojmë identitetin e këtij të fundit në raportin vjetor apo në njoftimet periodike për shtyp. AIDSSH në asnjë rast nuk bën një identifikim të tillë përpara se ai të jetë bërë publik. PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E AIDSSH Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ofron shërbime të ndryshme për publikun. AIDSSH dërgon për t`u botuar në shtypin e shkruar artikuj të ndryshëm me qëllim ndërgjegjësimin e subjekteve të të dhënave. Në këtë rast ne përdorim një palë të tretë e cila merret me botimin përkatës duke u lejuar që të përdorë vetëm informacionin e dhënë nga ne për botim. Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. Kur ne i përgjigjemi një personi i cili më parë ka kërkuar informacion mbi kryerjen e një teme diplome, ne mund të përdorim të dhënat e tij për të testuar nëse personi apo personat janë të kënaqur me nivelin e shërbimit që ata morën. Kur personat regjistrohen për të marrë shërbime nga AIDSSH, ata mund të revokojnë regjistrimin e tyre në çdo kohë dhe për të arritur këtë, i ofrohet një mënyrë mjaft e lehtë. VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit disponon faqen zyrtare te institucionit dosjet.gov.al/website/. Më anë të faqes zyrtare, AIDSSH transmeton dhe mbledh informacione të ndryshme. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet faqes zyrtare është që të jetë sa më pranë të interesuarve. Nëpërmjet faqes zyrtare, AIDSSH u vjen ne ndihmë qytetarëve duke ju prezantuar kuadrin ligjor dhe procedurat që ndiqen në AIDSSH, publikon në faqen zyrtare informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me legjislacionin, informacione sensibilizuese në lidhje me aktivitetin dhe veprimtaritë që kryhen, etj. Për vizitoret e dosjet.gov.al/website/ sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. AIDSSH nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë. Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google, i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë Google. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të. APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AIDSSH Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë AIDSSH, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse (p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj. Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna. Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me AIDSSH, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë AIDSSH përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme. AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE AIDSSH përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:
  • Japim një përshkrim të tyre;
  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.
Për të bërë një kërkesë pranë AIDSSH, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim në adresën info@autoritetidosjeve.gov.al. Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.