Ekspozita arkivore 2021

EKSPOZITA DOKUMENTARE E VITIT 2021

    1. Ekspozita “E shkuara e pakryer” u hap më 27-28 Maj 2021 në Shkodër. AIDSSH prezantoi për qytetarët shkodranë me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve në kuadër të projektit dhe materiale të përzgjedhura nga hulumtimi në historikët e Ish-Sigurimit.

    2. Ekspozita “E shkuara e pakryer” u hap në Sarandë më  8 korrik 2021. Në mjediset e bashkisë së Sarandës u prezantua për qytetarët sarandiotë ekspozita me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve dhe udhëzuesi për familjarët e të zhdukurve në komunizëm, në prani të familjarëve të të pagjeturve të komunizmit në zonën e bregut, asaj kufitare dhe në Sarandë, shoqatave të të përndjekurve dhe kujtesës, përfaqësuesve të grupeve të interesit, aktorëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve.

    3. Më 23 dhe 24 gusht, Në Ditën Europiane, në përkujtim të viktimave të totalitarizmit, ekipi i Autoriteti zhvilloi udhëtim njohës e përkujtimor, si dhe takime prezantuese në zonën e Tepelenës dhe të Gjirokastrës, në kuadër të projektit të ICMP-AIDSSH.  AIDSSH prezantoi për qytetarët e Tepelenës ekspozitën “E shkuara e pakryer”, me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve në kuadër të projektit dhe materiale të përzgjedhura nga hulumtimi në historikët e Ish-Sigurimit.

    4. Ekspozitë për të zhdukurit në komunizëm “Sigurimi në fjalët e veta” mbajtur më 30 gusht 2021, AIDSSH prezantoi të dhëna të historikëve të 19 degëve të Ish-Sigurimit në të gjithë vendin. Ekspozita u vendos në lulishten “Fadil Kokomani, Vangjel Lezho” pranë Kryeministrisë, që mban emrin e dy gazetarëve , eshtrat e të cilëve ende nuk dihen ku gjenden.
    5. Ekspozitë dokumentare: “Tirana në sytë e Ish-Sigurimit të Shtetit”, u zhvillua në mjediset e Pallatit të Koncerteve (Ish-Pallati i Kongreseve”), më 18 nëntor 2021,  projekt i AIDSSH në bashkëpunimin me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë, ASA dhe Universitetit Europian të Tiranës, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë Ekspozita arkivore me materiale që u hapën për herë të parë, ngriti siparin e aktiviteteve të Dialogut për Tiranën, mbi gjysmëshekullin kur kryeqyteti u survejua, u përndoq dhe u shtyp nga regjimi komunist.

    6. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit: të zhdukurit në komunizëm”. Në kuadër të Projektit ICMP-AIDSSH AIDSSH dhe ICMP punuan nëpërmjet koordinatorëve dhe mbështetjes në institucion nga DMSHEQ, sipas marrëveshjes dypalëshe, për: Zhvillimin e një ekspozite duke përdorur fotografi dhe ekstrakte nga dosjet e Sigurimit të shtetit komunist. Ekspozita shfaqet në takimet me komunitetin në të gjithë Shqipërinë.