Konferenca ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë organizuan konferencën ndërkombëtare shkencore me temë: “Të mohuar nga regjimi: burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”. Veprimtaritë u zhvilluan përgjatë tri ditëve dhe ishin të hapura për mediat.
Më 29 tetor, në orën 18.00, në Muzeun Historik Kombëtar, salla “Unesco”, u bw prezantimi i të ftuarve dhe u mbajtwn fjalët e organizatorëve, me praninë e studiuesve, kërkuesve shkencorë, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe shoqatave të të drejtave të njeriut, të universiteteve të vendit dhe studentëve, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve publike e joqeveritare.
Të ftuar shqiptarë e të huaj dhe personalitete të kërkimit shkencor e institucioneve të kujtesës hapwn siparin e kësaj konference të parë që trajton, përmes studimesh cilësore, periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Perspektivës studimore të profesorëve dhe akademikëve vendas e të Kosovës, iu shtua kontributi i ndjeshëm i studiuesve të huaj dhe pjesëmarrja aktive e Rrjetit Europian të Kujtesës (ENRS) e BsTu, Autoritetit gjerman të Hapjes së Dosjeve.
Në vijim u shfaq filmi “Dyert memece të Ferrit”, një rrugëtim nëpër burgjet dhe kampet e punës së detyruar në Shqipëri, i realizuar nga bashkëpunimi i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Fondacionit Konrad Adenauer.
Më 30 dhe 31 tetor, nga ora 9.00 deri në orën 17.00, në sallën “Shpataraku”, studiues shqiptarë e të huaj, kërkues shkencorë, historianë dhe gazetarë trajtuan për herë të parë temën e internim-dëbimeve në Shqipëri, duke u bazuar në konceptualizimin, historinë dhe praktikat e punës së detyruar gjatë regjimit komunist, përmes një qasjeje historiko–juridike ndaj institucionalizimit të punës së detyruar.
Puna për konferencën ka nisur prej muajsh dhe thirrjes për të marrë pjesë i janë përgjigjur mbi 50 studiues shqiptarë e të huaj. Komisioni i vlerësimit ka përzgjedhur 36 punime, duke i organizuar në 9 panele me nga 4 studiues, të kërkimit shkencor dhe të kujtesës. Për muaj me radhë, studiuesit e përzgjedhur kanë pasur mundësi të shfrytëzojnë inventarët, dosjet, statistikat dhe materialet e ndryshme arkivore të vëna në dispozicion nga AIDSSH apo të tjerë arkiva e, nëpërmjet kërkimit e objektivitetit shkencor, të mundësojnë një panoramë të zgjeruar të punës së detyruar gjatë diktaturës, në aspektin historik, juridik dhe social.
Konferenca ndërkombëtare shkencore është mbështetur nga PNUD në Shqipëri dhe Qeveria e Italisë, në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS), Rrjeti Europian i Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS) dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Autoriteti
Autoriteti e mbështet punën e vet dhe vijimësinë e projekteve të ndërmarra në parimet e rëndësishme të kujtesës, që e vënë memorien historike në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive, si paraqitja e këndvështrimeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e përgjithësimeve; trajtimi i figurave historike si individë; sigurimi i një baze gjenuine historike; përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku çdo përmbajtje duhet të ballafaqohet e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikuar për njohuritë specifike e të duhura për këtë punë.
Mbështetur në këto parime, në kërkimin shkencor dhe përballjen profesionale të fakteve, Autoriteti vijon të ndërmarrë projekte ambicioze e komplekse, që kanë në fokus rishqyrtimin e historisë, rivlerësimin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistencën në personalitete e komunitete dhe inkurajojnë dialogun social, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.
STUDIUESIT DHE TEMAT E PARAQITURA
- Lukas Kaminski (ENRS) – Dëbimet dhe puna e detyruar – eksperienca polake: histori dhe kujtime.
Totalitarizmi në Evropën Lindore në vështrim krahasues
- Tobias Wunschik (BSTU) Gjermani–Puna e detyruar në kampet e RDGJ (1950 – 1990).
- Hamit Kaba – Komunizmi shqiptar: ngjashmëri dhe veçori me vendet e tjera komuniste të Europës Lindore e Qendrore 1944-1948.
- Klejd Këlliçi – Gulagu europian: regjimi i kampeve të punës dhe përqendrimit në Shqipëri, Gjermaninë lindore dhe Bullgari, 1946-1950.
- Afrim Krasniqi – Trajtimi i të kaluarës në raport krahasues: Shqipëria dhe Europa lindore
Vështrim analitik mbi totalitarizmin shqiptar
- Beqir Meta – Vështrim analitik mbi sistemin e burgjeve, internimeve dhe përdorimin e punës së detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
- Sabit Syla – Instalimi i pushtetit jugosllav në Kosovë dhe shqiptarët gjatë viteve 1944-1955.
- Ana Lalaj – Montimi i (pu)shtetit të pasluftës si mjet dhune, 1944-1953.
- Lori Amy – Çështja e Enver Hoxhës: Histori, kujtime dhe arkitektura e terrorit.
Sistemi i burgjeve dhe kampeve të punës në Shqipëri (1945-1990)
- Dorian Koçi – Aparati stalinist i dhunës në burgjet e kampet e punës në Shqipëri 1949-1953.
- Ardiana Topi – Tipologjia e dokumenteve dhe dosjeve te krijuara nga ish- Sigurimi i Shtetit 1944-1991.
- Femi Sufaj, Marinela Sota – Të mohuarit nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim – dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.
- Gjon Boriçi – Pohimi nga Byroja Politike e PPSH të dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953.
Të huajt në kampet e burgjet shqiptare
- Marenglen Kasmi, Ermira Shtino – Robërit gjermanë të luftës dhe puna e detyruar gjatë viteve 1944-1952.
- Nevila Nika – Trajtimi i shtetasve italianë mbas mbarimit te Luftes së Dytë Botërore: nga Prof. V. Lozzi tek fra G. Gardin
- Sonila Boçi – Vizatimi i “fytyrës së armikut të popullit” nga regjimi komunist.
- Gjon Berisha – Persekutimi i klerit katolik nga Kosova, që shërbeu gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Këndvështrimi juridik dhe puna e detyruar
- Ermal Frashëri – Rregullimi i punës në ndërtimin e socializmit: një perspektivë juridike.
- Çelo Hoxha – Privimi i paligjshëm i lirisë personale të qytetarëve i kryer nga njerëz që përfaqësonin institucionet shtetërore në vitet ’44-’54.
- Etleva Smaçi – Shfrytëzimi i krahur të punës në repartet e Xhenios dhe Ndërmarrjet ushtarake bujqësore: trajtimi diskriminues i ushtarëve që vinin nga familjet e deklasuara.
- Selami Zalli – Një vështrim juridik mbi vendosjen e diktaturës, 1945-1953 – Shkodra në dokumentet e Sigurimit të Shtetit.
Tipare të jetës së përditshme në burgjet dhe zonat e internimit në Shqipëri (1945-1990)
- Valjeta Kaftalli – Jeta e përditshme dhe raportet njerëzore në kampet dhe në zonat e internimit.
- Alma Liço Mirakaj, Merita Sauku Bruci – Internim/dëbimet familjare në zonën e Dumresë 1968-1991: dëshmi dhe refleksione.
- Natasha Llanaj Përpunja – Qyteti minator i Selenicës në Vlorë.
- Fiona Todhri, Eris Dhamo – Identiteti dhe profili i grave të dënuara politike në periudhën komuniste (1946-1979).
Totalitarizmi shqiptar përmes letërsisë dhe arteve
- Agron Tufa – Topikë të trishtë letrarë e memuaristikë.
- Agron Gjekmarkaj – “Armiku i popullit” në letërsinë e realizmit socialist.
- Leonora Laçi – Totalitarizmi shqiptar përmes disa shkrimtarëve.
- Kejsi Ziu – Spiunë dhe sabotatorë: martirizimi i inxhinierëve të Maliqit dhe përfshirja e misionit agjentural amerikan gjatë regjimit komunist.
Kujtesa kolektive mbi burgjet dhe kampet e internimeve
- Gjergj Sinani – Kujtesa dhe historia në diskursin post-totalitar.
- Enriketa Pandeleimoni (Papa) – Rrëfimi i historive jetësore dhe kujtesa mbi kampet e punës së detyruar dhe burgjet në Shqipërinë Komuniste.
- Erald Kapri – Vështrim krahasimor, rehabilitimi i viktimave të komunizmit, rasti çek, gjerman, polka, estonez dhe rumun.
- Sara Çapaliku – Interesi publik dhe hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar.
Diskursi i sotëm mbi të shkuarën komuniste
- Etleva Demollari –Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” përballja me të kaluarën.
- Roland Qafoku – Persekutorët përballë të persekutuarve pas rrëzimit të komunizmit.
- Edlira Agolli – Roli i OSBE-së në Shqipëri në formësimin e kujtesës kolektive dhe diskutimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë koumunizmit.
- Blerina Këllezi, Aurora Guxholli, Cliffort Stevenson – Ndryshimet pas diktaturës nga këndvështrimi i të prekurve.
Media per konferencen
1.Të mohuar nga regjimi/ Gratë e lirisë, një garuzhde lëng dhe xhipsi me operativin- GAZETA SHQIPTARE
2.Konferenca shkencore “Të mohuar nga regjimi”, dritë mbi të shkuarën- THE WORLD NEWS
3.Ylli Alibali rrëfen 10 vite burg në Ballsh, si ‘agjent polak’- SHQIPTARJA.COM
4.Konferenca shkencore “Të mohuar nga regjimi”, dritë mbi të shkuarën- AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE
5.Të mohuar nga regjimi “Kampet, burgjet dhe puna e detyruar”- TEMA ONLINE
6.Të mohuar nga regjimi komunist, historianët zbulojnë të vërtetat e ish-sigurimit- VIZION PLUS