Studiues

KONFERENCA TETOR 2018 – (Temat)

 

“Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipërinë e viteve 1945-1990.

 

  1. Fiona Todhri + Eris Dhamo – Identiteti dhe profile i grave të dënuara politike në periudhën komuniste (1946-1979).
  2. Roland Qafoku – Persekutorët përballë të persekutuarve pas rrëzimit të komunizmit.
  3. Çelo Hoxha – Privimi i paligjshëm i lirisë personale të qytetarëve i kryer nga njerëz që përfaqësonin institucionet shtetërore në vitet ’44-’54.
  4. Erald Kapri – Vështrim krahasimor, rehabilitimi i viktimave të komunizmit, rasti çek, gjerman, polka, estonez dhe rumun.
  5. Gjon Boriçi – “Pohimi nga Buroja Politike e PPSh të dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953”.
  6. Femi Sufaj + Marinela Sota – Të mohuarit nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim – dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.
  7. Etleva Smaçi – Shfrytëzimi i krahur të punës në repartet e Xhenios dhe Ndërmarrjet ushtarake bujqësore. Trajtimi diskriminues i ushtarëve që vinin nga familjet e deklasifiuara.
  8. Lorenca Bejko – Kujtesa kolektive mbi kampet e internim/dëbimeve dhe të shkuarën komuniste në Shqipëri.
  9. Ardit Metani – Përkujtimi dhe promovimi i së kaluarës komuniste në Shqipëri, nëpërmjet turizmit të trashëgimisë komuniste.
  10. Afrim Krasniqi – Trajtimi i të kaluarës në raport krahasues: Shqipëria dhe Europa lindore.
  11. Sonila Boçi – Vizatimi i “fytyrës së armikut të popullit” gjatë viteve 1944-1949.
  12. Enriketa Pandeleimoni (Papa) – rrëfimi i historive jetësore dhe kujtesa mbi kampet e punës së detyruar dhe burgjet në Shqipërinë Komuniste.
  13. Greis Haxhiu, Arla Hoxha, Tea Kashahu, Enxhi Kodragjini, Dea Rrozhani – Redbug: Aplikacioni që risjell komunizmi përmes dëshmive të atyre që e përjetuan.
  14. Alma Liço Mirakaj, Merita Sauku Bruci – Internim/dëbimet familjare në zonën e Dumresë 1968-1991: dëshmi dhe refleksione.
  15. Klejd Këlliçi – Gulagu Europian: Regjimi i kampeve të punës dhe përqëndrimit në Shqipëri, Gjermaninë lindore dhe Bullgari, 1946-1950.
  16. Blerina Këllezi, Aurora Guxholli, Cliffort Stevenson – Ndryshimet pas diktaturës nga këndvështrimi it ë prekurve.
  17. Beqir Meta – Vështrim analitik mbi sistemin e burgjeve, internimeve dhe përdorimin e punës së detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
  18. Ermal Frashëri – Rregullimi i punës në ndërtimin e socializmit: Një perspektivë juridike.
  19. Valjeta Kaftalli – Jeta e përditshme dhe raportet njerëzore në kampet dhe në zonat e internimit.
  20. Ana Lalaj – Montimi i (pu)shtetit të pasluftës si mjet dhune, 1944-1953.
  21. Hamit Kaba – Komunizmi shqiptar: ngjashmëri dhe veçori me vendet e tjera komuniste të Europës Lindore e Qendrore 1944-1948.
  22. Leonora Laçi – Totalitarizmi shqiptar përmes disa shkrimtarëve.
  23. Sabit Syla – Instalimi i pushtetit jugosllav në Kosovë dhe shqiptarët gjatë viteve 1944-1945.
  24. Amy Lori – The problem of Hoxha: History, memory and the architecture of state terror.
  25. Edlira Agolli – Roli i OSBE-së në Shqipëri në formësimin e kujtesës kolektive dhe diskutimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë koumunizmit.
  26. Gjon Berisha – Persekutimi i klerit katolik nga Kosova, që shërbeu gjatë rregjimit komunist në Shqipëri.
  27. Natasha Përpunja – Në kuadër të çështjes: “Tipologjia e kampeve dhe zonave të internimit. Qyteti minatory i Selenicës në Vlorë.
  28. Agron Tufa – Topikë të trishtë letrarë e memuaristikë.
  29. Nevila Nika – Trajtimi i shtetasve italianë mbas mbarimit te Luftes së II Botërore, nga Prof. V. Lozzi tek fra G. Gardin
  30. Marenglen Kasmi, Ermira Shtino – Robërit gjermanë të luftës dhe puna e detyruar gjatë viteve 1944-1952.
  31. Kejsi Ziu – Spiunë dhe Sabotues: Martirizimi i inxhinierëve të Maliqit dhe përfshirja e misionit agjentural amerikan gjatë regjimit komunist.
  32. Gjergj Sinani – Kujtesa dhe historia në diskursin post-totalitar.
  33. Agron Gjekmarkaj – “Armiku i popullit” në letërsinë e realizmit socialist.
  34. Dorian Koçi – Aparati Stalinist i dhunës në burgjet e kampet e punës në Shqipëri 1949-1953.
  35. Ardiana Topi – Tipologjia e dokumenteve dhe dosjeve të krijuara nga ish-Sigurimi i shtetit.
  36. Selami Zalli – Një vështrim juridik mbi vendosjen e diktaturës, 1945-1953; Shkodra në dokumentet e Sigurimi të Shtetit.
  37. Łukasz Kaminski (ENRS) – Dëbimet dhe puna e detyruar – eksperienca polake: histori dhe kujtime.
  38. Tobias Wunschik – Puna e detyruar në kampet e RDGJ (1950-1990)
  39. Etleva Demollari – Muzeu Kombëtar I Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, përballja me të kaluarën
  40. Sara Çapaliku – Interesi public dhe hapja e dosjeve t ëish-Sigurimit të Shtetit shqiptar