Ftesa - Të Mohuar nga Regjimi

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë
Organizojnë:

Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë:

“Të mohuar nga regjimi: burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”

Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë konferencë të parë, me punime të studiuesve vendas dhe të huaj, të organizuar në panele të punës shkencore dhe kujtesës.

30 – 31 Tetor 2018
Muzeu Historik Kombëtar
Salla “Shpataraku”
Ora 9:00

Prezantimi i të ftuarve dhe mbajtja e fjalëve përshëndetëse do të bëhet më datë 29.10.2018
Ora 18:00 – Salla “Unesco”

Aktiviteti mbështetet nga PNUD në Shqipëri dhe Qeveria e Italisë, në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, Fondacionit Konrad-Adenauer (KAS), Rrjetit Europian i Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS) Muzeut Historik Kombëtar

Vlerësojmë praninë tuaj në konferencë!

Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: info@autoritetidosjeve.gov.al