Ermonela Ruspi, Komisionere e Seksionit të Veçantë, Institucioni i Avokatit të Popullit
Znj. Ermonela Ruspi ushtron funksionin e Komisionerit të Seksionit për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit.
Ajo ka përfunduar studimet e larta për drejtësi. Më tej ka kryer studimet pasuniversitare e në vijim ato doktorale pranë Universitetit të Tiranës, Gjatë veprimtarisë akademike, në vitin 2010 ka fituar titullin akademik "Docent" e në vitin 2015 titullin akademik "Profesor i Asociuar".
Pas përfundimit të studimeve universitare, fillimisht ka punuar në disa institucione të administratës publike vendore dhe qendrore. Për periudhën 2004 - 2019 ka qenë e angazhuar me kohë të plotë në veprimtarinë akademike në Universitetin "Eqrem Çabej". Përveç mësimdhënies, njëkohësisht është angazhuar në funksione drejtuese. Po ashtu, për disa vite ka qenë pedagoge e jashtme në Departamentin e të Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Znj.Ruspi ka dhe një veprimtari të pasur shkencore. Ajo ka botuar një sërë artikujsh në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë në projekte shkencore, si dhe ka referuar si autore e parë apo bashkëautore në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e mirë e të cilave janë në fushën e të drejtave të njeriut.