Në kuadër të projektit për Tiranën i cili ka në fokus hedhjen dritë mbi historinë gjysëmshekullore të Tiranës, kryeqytet në diktaturë, nëpërmjet studimit e hulumtimit të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizoi ligjëratën me titull: “𝑻𝒊𝒓𝒂𝒏𝒂 𝒏𝒆̈𝒏 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒓𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒖𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒔𝒕. - T𝒂𝒕𝒊𝒎𝒆𝒕, 𝒌𝒐𝒏𝒇𝒊𝒔𝒌𝒊𝒎𝒆𝒕, 𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒏𝒊𝒎𝒆𝒕, 𝒓𝒆𝒛𝒊𝒔𝒕𝒆𝒏𝒄𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝒓𝒆𝒈𝒋𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒐𝒕𝒂𝒍𝒊𝒕𝒂𝒓 1945-1949.”, mbajtur nga Dr. Gjon Boriçi.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, tha se: “𝐷𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑘𝑦𝑐̧𝑖 𝑖 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑠. 𝑃𝑜 𝑛𝑢𝑘 𝑝𝑎𝑡𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑙𝑎𝑠𝑗𝑒 𝑖𝑑𝑒𝑠ℎ, 𝑝𝑜 𝑛𝑢𝑘 𝑝𝑎𝑡𝑖 𝑠𝑖𝑛𝑞𝑒𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔, 𝑔𝑗𝑒̈𝑟𝑎𝑡 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑏𝑒𝑠𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑟𝑒𝑧𝑎𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡’𝑖 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑖𝑑𝑒𝑟𝑎𝑡𝑒̈. 𝑄𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑜𝑗𝑒̈ 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑛𝑎𝑟𝑟𝑎𝑡𝑖𝑣𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑒𝑓𝑜𝑟𝑚𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑔𝑟𝑖𝑡𝑢𝑟, 𝑗𝑜 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑖 𝑏𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒𝑗𝑓𝑖𝑛 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑠, 𝑝𝑜𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑚𝑖 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑖.”
Sipas saj “𝐷𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢 𝑝𝑒̈𝑟 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑗𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑠𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑠, - 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑡 𝑡𝑖𝑟𝑎𝑛𝑎𝑠𝑒, 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑒 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑎 𝑒 𝑠𝑎𝑗 𝑘𝑎 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑢𝑛𝑒̈𝑛 𝑒 𝑎𝑡𝑖𝑗 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚𝑖; “𝐾𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑎 𝑘𝑎 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑖𝑚 𝑛𝑔𝑎 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑎, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑘𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑒𝑚𝑜𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒, 𝑗𝑜 𝑓𝑎𝑘𝑡𝑒𝑡. 𝑁𝑑𝑎𝑗 𝑘𝑦 ℎ𝑢𝑙𝑢𝑚𝑡𝑖𝑚 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑘𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠ℎ: 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑢𝑒𝑠, 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒, 𝑎𝑟𝑘𝑖𝑣. 𝐷𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢 𝑝𝑒𝑟 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑙𝑎𝑠𝑗𝑒 𝑖𝑑𝑒𝑠ℎ, 𝑗𝑒𝑚𝑖 𝑘𝑒̈𝑡𝑢 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑖𝑚𝑝𝑎𝑘𝑡. 𝑇ë 𝑡ℎ𝑒𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡ë𝑛 𝑠𝑖𝑐̧ 𝑘𝑎 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑢𝑟.”
Dr. Sula bëri një paraqitje të numrit të lartë të kërkesave të studiuesve dhe familjeve tiranase të cilat janë rreth 70 të tilla, 60 nga familjet dhe 10 nga studiues, si dhe statistikat e dokumentet zyrtare të administruara nga Autoriteti, që kanë në fokus ngjarje dhe njerëz të përndjekur, survejuar, vrarë dhe internuar gjatë regjimit komunist.
Sipas Z. Tafaj, Kryetar i Shoqatës “Tirana”, “K𝑦 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡 𝑘𝑎 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑟𝑖𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑒 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑎𝑙𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒𝑠ℎ. 𝐴𝑗𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈, 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑡𝑒̈, 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑟𝑖𝑠𝑖𝑛 f𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑡 𝑒 𝑣𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈”.
Fjalën më pas e mori, Dr. Gjon Boriçi, i cili bëri një paraqitje të gjerë e të dokumentuar të konfiskimeve të pasurisë së tregtarëve të mëdhenj të Tiranës, rreth 75 të tillë me 112 milionë e 468 e 328 franga, internimet e të paktën 297 personave në periudhën ‘45-’49.
Boriçi tha se goditja ndaj biznesit ishte e dhunshme dhe e papritur.
“𝐸 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑜𝑏𝑙𝑖𝑔𝑖𝑚 𝑖 𝑚𝑎𝑑ℎ. 𝑉𝑖𝑡𝑒𝑡 45-49 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑖𝑢𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑎 𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑡 𝑚𝑏𝑖𝑗𝑒𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑙𝑎𝑠𝑗𝑒𝑠 𝑚𝑒 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑠𝑡. 𝑉𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑘𝑎 2000 𝑓𝑙𝑒𝑡𝑒̈. 𝐷𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑖𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜ℎ𝑖𝑚 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛𝑒̈, 𝑎𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑠𝑖𝑐̧ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈. 𝑇𝑒𝑟𝑟𝑜𝑟𝑖 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑖 𝑝𝑎𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑢𝑙𝑙𝑡, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑒. Ë𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑖𝑢𝑑ℎ𝑎 𝑘𝑢𝑟 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑖𝑚𝑎𝑔𝑗𝑖𝑛𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑜𝑙𝑖𝑑𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛. 𝐾𝑗𝑜 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑒 𝑏𝑎𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑒𝑟𝑖𝑒𝑛𝑐𝑒̈ 𝑗𝑢𝑔𝑜𝑠𝑙𝑙𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑜𝑣𝑗𝑒𝑡𝑖𝑘𝑒, 𝑎𝑡𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑟𝑢𝑘𝑡𝑜𝑟𝑒̈𝑡 𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑖𝑑𝑒𝑣𝑒. 𝑉𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑟𝑒 𝑠𝑒 𝑔𝑜𝑑𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑘𝑙𝑎𝑠𝑎 𝑒 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒, 𝑎𝑡yre 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑛𝑒̈ 𝑒𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑚𝑏𝑒̈. 𝑇𝑟𝑒𝑘𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑖 𝑒𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘 𝑎𝑠𝑜𝑘𝑜ℎ𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝐷𝑢𝑟𝑟𝑒̈𝑠- 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈- 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑𝑒̈𝑟. 𝐹𝑖𝑛𝑎𝑛𝑐𝑎 𝑢 𝑔𝑜𝑑𝑖𝑡 𝑚𝑒 𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒𝑟𝑟𝑜𝑟𝑖𝑡, 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑧ℎ𝑑𝑢𝑘𝑗𝑒𝑣𝑒. Në 1946, 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑛𝑎𝑡𝑒̈𝑠 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑢𝑎𝑟 267 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎. 𝐾𝑗𝑜 𝑠ℎ𝑝𝑗𝑒𝑔𝑜𝑛 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑒𝑙𝑒𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚𝑎𝑡𝑖𝑘 𝑔𝑜𝑑𝑖𝑡𝑗𝑒𝑗𝑒. Në 1945 𝑢 𝑔𝑜𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑏𝑜𝑟𝑔𝑗𝑒𝑧𝑖𝑎, 𝑘𝑙𝑒𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑢𝑎𝑙𝑒̈𝑡. 𝐴𝑟𝑚𝑖𝑘𝑢 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑗 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑘𝑒𝑗 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑏𝑖𝑗𝑒𝑡𝑒𝑠𝑒̈. 𝑇𝑒𝑟𝑟𝑜𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒𝑛𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑢𝑠ℎ𝑞𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑖𝑘𝑡𝑎𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑛. 𝑅𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘𝑢 𝑖 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑎, 𝑗𝑜 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘u 𝑛𝑔𝑎 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈. 𝐺𝑗𝑎𝑡𝑒̈ ℎ𝑢𝑙𝑢𝑚𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑜𝑛 𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑦𝑟𝑜 𝑎𝑠𝑛𝑗𝑒̈ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑛𝑑𝑒𝑡 𝑓𝑗𝑎𝑙𝑎 𝑘𝑟𝑖𝑚, 𝑝𝑜𝑟 𝑔𝑎𝑏𝑖𝑚 𝑖 𝑆𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡.”
Studiueset dhe historianet, - Prof. Dr. Nevila Nika, dhe Msc. Irida Vorpsi, - pjesë e panelit, e cilësuan projektin mbi Tiranën si një homazh për ato familje tiranase që me vetëmohim i rezistuan regjimit.
Partneriteti me historianët dhe bashkësinë e tiranasve, si dhe me institucionet e organizatat vendore, garanton hulumtimin e materialit voluminoz arkivor dhe botime të dedikuara të profileve të personaliteteve dhe ngjarjeve historike, mbledhje të dëshmive gojore, ekspozita, ruajtje të vendeve të kujtesës, emërtim të shkollave, rrugëve, shesheve dhe vendosje të tabelave përkujtimore në të gjithë qytetin, vlerësim me tituj nderi, si bashkëveprim i të gjithë aktorëve me komunitetin, nga krijimi i burimeve serioze studimore mbi të shkuarën, te vëmendja ndaj atyre që u përballën me dinjitet njerëzor me shtypjen.
Në kuadër të projektit 'Tirana në sytë e Sigurimit te Shtetit', në Autoritet janë trajtuar 9 kërkesa të studiuesve të Institutit të Historisë e më gjerë. Për ta janë gjetur rreth 114 dosje me dokumente. Deri më tani nga këto janë vënë në dispozicion rreth 70 dosje me dokumente për studiuesit e angazhuar me dialogun e Tiranës.
Një vit më parë me rastin e nisjes së dialogut për Tiranën, u çel ekspozita arkivore me materiale të cilat u hapën për herë të parë për qytetarët e Tiranës. Në këtë ekspozitë u shpalosën rreth 8200 fletë të dhjetëra dosjeve ORV të Sigurimit, që zbërthejnë psikologjinë e regjimit dhe të shtypjes në diktaturë. Materialet janë pjesë e: Fondit Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, Dega IV, Fondit operativ, Fondit Drejtoria II-të, të Arratisurit, etj.
Mes tyre, dosje formulare, O.R.V, si: Hotel "Tirana”, Rinasi, Kombinati, Kinostudio “Shqipëria e Re”, Teatri i Operas, Hotel “Dajti”, Uzina “Dinamo”, Pallati i Kulturës Masive, Instituti i Studimeve dhe Projekteve, Kombinati i Drurit “Misto Mame”, N. Sh “Buka”, e shumë të tjera po ashtu, fashikuj, dosje drejtimi e regjistra përpunimi, të dhëna e statistika të ish-Sigurimit të Shtetit.
Dialogu për Tiranën është ftesë për reflektim, një mundësi që shoqëria, studiuesit dhe institucionet, duke përfshirë të rinjtë, të bashkëpunojnë për të shtuar burimet në ndërtimin e një narrative të re, mbështetur në gjenealogji, histori lokale, respekt ndaj viktimave dhe lehtësim të dhimbjes së tyre, po ashtu nderim të figurave historike dhe personaliteteve të kryeqytetit, të survejuar, përndjekur e të përbaltur nga diktatura.
Aktiviteti erdhi si bashkëpunim i Autoritetit me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Muzeun Historik Kombëtar, Universitetin Europian të Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.