📢 THIRRJE PËR DORËZIM PUNIMESH | SIMPOZIUM SHKENCOR
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit fton studiuesit, historianët, pedagogët, studentët e nivelit të avancuar dhe të gjithë të interesuarit të dërgojnë punimet e tyre për simpoziumin:
“Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944–1991 – Shkodra përballë të kaluarës”
📍 Shkodër
📅 28–29 gusht 2025
📝 Punimet duhet të trajtojnë temat që lidhen me politikat kufitare të regjimit komunist, rastet e tentativave për arratisje, ndëshkimin dhe represionin në zonat kufitare, veçanërisht në rajonin e Shkodrës, si dhe kujtesën kolektive dhe dokumentimin e kësaj periudhe dramatike.*
📄 Të gjithë të interesuarit mund të referohen në thirrjen zyrtare të bashkëlidhur. ku gjenden:
* temat e sugjeruara
* afatet e dorëzimit
* formatimi i punimit
* kontaktet për aplikim dhe komunikim
🗣.Ftojmë çdo zë që dëshiron të kontribuojë në ndriçimin e kësaj pjese të së kaluarës, përmes studimit, analizës dhe kujtesës së dokumentuar.*
📩 Thirrjen mund ta shpërndani me kolegë dhe studiues të tjerë të interesuar.
 
#Thirrje #Simpozium #Shkodra #KufiriShpreses #KujtesaHistorike #AIDSSH #PunimShkencor