Seminar për Gazetarë dhe Kërkues “Qasja në Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

konferenca img

Seminar për Gazetarë dhe Kërkues

“Qasja në Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit” 

Tiranë, 25 tetor 2024

Vendndodhja: Godina e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

 

Qëllimi                        Seminari synon të ndihmojë gazetarët dhe kërkuesit të kuptojnë më mirë procesin e qasjes në dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, tashmë të aksesueshme përmes Autoritetit. Seminari do shpjegojë bazën ligjore dhe procesin e ndjekur nga Autoriteti. Më pas, do jepen disa udhëzime për leximin e dosjeve dhe për publikimin dhe përdorimin e dokumenteve të aksesuara. Seminari gjithashtu dëshiron të përdorë komentet (feedback-un) e gazetarëve për manualin e hartuar së fundmi.

Pas seminarit, gazetarët duhet të kenë më shumë qasje në të dhënat dhe një kuptim më të mirë të rrjedhës së punës brenda Autoritetit. Kjo duhet t'i shtyjë ata ta shohin Autoritetin si partner në hulumtimin gazetaresk. Gjithashtu, duhet të kuptojnë nga seminari se njohja e kontekstit historik të të dhënave në mënyrë të përshtatshme është gjithashtu një domosdoshmëri e rëndësishme për raportim të mirë dhe korrekt.

Pjesëmarrësit             15 deri në 25 gazetarë me eksperiencë të zgjeruar, me pak ose aspak eksperiencë të punës me dosjet e ish-Sigurimit; interesi në gazetarinë investigative është i dobishëm, ndoshta një grup studentësh të gazetarisë midis pjesëmarrësve.

Koha dhe vendi         E premte, 25 tetor 2024

10.00 deri në 14.00     Seminari kryesor
14.00 deri në 15.00     Sesioni shtesë

                                    Zyrat e Autoritetit (AIDSSH)
Njësia Administrative nr. 4, Rruga e Dibrës
Garnizoni “Skënderbej”, Tiranë

Struktura e seminarit

1.      Prezantim mbi Autoritetin dhe të dhënat, vendndodhjet dhe narrativat

2.      Vizitë në Arkiv

3.      Qasja: Përdorimi i të dhënave si gazetar dhe si kërkues

4.      Publikimi i të dhënave: Rasti i Martin Camaj (rast praktik)

5.      Prezantim dhe diskutim mbi  “Udhëzuesit për qasjen në dosjet e ish-Sigurimit pranë Arkivit të AIDSSH” (personat që do kenë nevojë të largohen, mund të dërgojnë komente përmes emailit)

Sesioni shtesë

6.      Konteksti ndërkombëtar: Qasja në dokumentet e Policive Sekrete në botë

PROGRAMI

Seminari do të zhvillohet në anglisht, me përkthim konsekutiv në shqip. Disa pjesë të seminarit do të jenë në shqip.

09.45 – 10.00  Regjistrimi i Pjesëmarrësve

10.00               Hapja e Seminarit

Moderatore Znj. Erjola Likaj, Këshilltare Ligjore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)

Z. Mauro Puzzo, Shefi i Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Znj. Dagmar Hovestadt, Trajnere, eksperte, ish-Zëdhënëse për Arkivën e Stasit në Gjermani

10.15               Prezantim mbi Autoritetin e Dosjeve dhe Ligjin e ish-Sigurimit

Anëtar i Autoritetit
(nëse është e mundur pyetje dhe ndërveprim me trajneren)

·         Vështrim i shkurtër se kur dhe si u krijua Autoriteti

·         Pasqyrë e shkurtër e organizimit të Autoritetit (me grafik)

·         Ligji i ish-Sigurimit, tri drejtoritë e bazuara në ligj (përfshirë qëllimin e ndryshëm të qasjes, mbrojtjen e privatësisë së viktimave)

·         Shënim i shkurtër i marrëdhënies midis të dhënave dhe përdorimit të tyre në vendndodhjet historike dhe për përdorim edukativ dhe për krijimin e rrjedhës së ngjarjeve.

10.30               Vizitë e Arkivit (në shqip)

Me Drejtuesin e Departamentit të Arkivit Z. Anton Dukagjini dhe mbi rastin, Znj. Ornela Arapi, Drejtuese e Departamentit të Kërkimit Shkencor:

·         Shpjegimi i kushteve të ruajtjes, sistematika e organizimit të të dhënave, puna e arkivistëve,

·         Përshkrimi i asaj që është në pirgje dhe çfarë jo,

·         Ku një përdorues lexon të dhënat (nëse vijnë në sallën e leximit),

·         Si përgatiten të dhënat për lexim (mbrojtja e privatësisë)

11.10               Përmbledhje dhe pyetje

Rrjedha e punës brenda Autoritetit dhe arkivit: Çfarë kemi mësuar, çfarë ishte befasuese, çfarë duhet të merret parasysh gjatë kërkesës për qasje.

11.20               Pushim kafe

11.30               Qasja në praktikë:

                        Z. Albert Nikolla, studiues në AIDSSH mbi përvojën me dokumentet e përdorura për librin e tij të fundit "Antikultura" të vitit 1968 në Shqipëri"

                        Z. Selami Zalli, studiues në AIDSSH, për figurën e përndjekur historike të Ziso Vangjelit, duke treguar format e përndjekjes.

Trajnuesja bën pyetje rreth procesit dhe fton gazetarët të ndajnë gjithashtu përvojën e tyre me kërkimin dhe gjetjen e historisë së tyre:

- Çfarë funksionon mirë, çfarë ishte e vështirë?

- Si u integruan të dhënat në historinë dhe kërkimin e tyre?

Temë specifike: Konteksti historik dhe kuptimi i të dhënave

12.15               Publikimi i të dhënave: Rasti i Martin Camaj

Trajnuesja prezanton rastin me ndihmën e Znj. Ornela Arapi për të plotësuar disa detaje mbi botimin dhe pritjen e tij.

Një përzgjedhje e vogël e të dhenave (trajnuesja do të zgjedhë nga kopja e saj në anglisht, me projeksion në mur) do të përdoret për të analizuar se çfarë është në faqe dhe çfarë mund të interpretohet dhe si të shihet.

13.00               Dreka

13.30               Shqyrtim i Udhëzuesit të AIDSSH për qasjen në dosjet e ish-Sigurimit

Trajnuesja prezanton Udhëzuesin, në varësi të njerëzve në dhomë duke u ndarë në 2 deri në 5 grupe me nga 4 ose 5 veta. Secili do të lexojë një pjesë të Udhëzuesit dhe në një sesion të plotë më pas do të japë komentet e tij/saj.

14.15               Pushim i shkurtër
(ata që kanë nevojë të largohen, mund të largohen)

14.20               Qasja në dokumentet e Policive Sekrete në kontekstin ndërkombëtar

Trajnuesja jep një pasqyrë të Rrjetit Evropian dhe arkivave të tjera, për kontekstin e Autoritetit shqiptar me mbështetjen e ekspertëve mbi ish-Sigurimin për çështjet që lidhen me AIDSSH.

13.50               Përmbledhje dhe pyetje

Qasja në të dhënat e Sigurimit dhe interpretimi i tyre, duke e vendosur Autoritetin e ish-Sigurimit në një kontekst ndërkombëtar

15.00               Fundi i seminarit