Propozime Kuvendit të Shqipërisë për DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË kODIN ZGJEDHOR, NË KUADËR TË REFORMËS ZGJEDHORE
nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Tiranë, 8 nëntor 2018 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (Autoriteti) i paraqet disa propozime konkrete Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, për të bërë disa shtesa apo ndryshime në dispozitat e Kodit Zgjedhor, që lidhen dpd me pastërtinë e figurave publike që kandidojnë për deputetë ose kryetar bashkie, për qëllime të transparencës gjatë fushatave zgjedhore, mbi ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deri më 2 Korrik të vitit 1991.
Në këtë kuadër, Autoriteti i kërkon Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, të marrë në konsideratë propozimin, për të bërë disa shtesa apo ndryshime në dispozitat e Kodit Zgjedhor, mbi bazën e informacionit, dijeve dhe eksperiencën teknike të përftuar si eksperiencë nga zgjedhjet e kaluara.
Autoriteti, duke vlerësuar dhe duke konstatuar problematikën konkrete të ndeshur në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë qershor 2017, ku nga 18 (tetëmbëdhjetë) parti politike të regjistruara në zgjedhje, vetëm dy prej tyre, paraqiten kërkesë në Autoritet, për verifikimin e figurës së pastërtisë të kandidatëve të propozuar nga ana e tyre (PDIU, PAP), është e gatshme të ofrojë të gjithë kontributin apo asistencën e duhur, për ndryshimet ligjore të mundshme në Kodin Zgjedhor, lidhur me cdo kërkesë të paraqitur nga subjektet e regjistruara në zgjedhjet e radhës, për qëllime të transparencës së figurës së kandidatëve, gjatë fushatave elektorale dhe më gjërë.
Sa më sipër, Autoriteti në mbledhjen e radhës, pasi ka shqyrtuar disa propozime për shtesa në Kodin Zgjedhor të paraqitura nga administrata e saj, ka përgatitur një draft/propozim për përmirësime të nevojshme të kuadrit ligjor zgjedhor, të cilat besojmë se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, do ti materializojë në dispozita të reja ligjore.
Mbështetur në punën e vet për verifikimin e figurave publike sipas kërkesës, Autoriteti parashtron më poshtë propozimet e detajuara dhe të arsyetuara,
Në respekt të informimit të qytetarëve, një ndër shtyllat e organizimit të institucionit, duke synuar transparencë, besueshmëri dhe kandidatë me figurë të pastër morale në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, paraqesim më poshtë propozimet përkatëse:
PROPOZIME
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 10019 DATË 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR.
VARIANTI 1
VERIFIKIMI PARAPRAK I FIGURAVE TË PASTËRTISË SË KANDIDATËVE PËR T´U ZGJEDHUR DEPUTET DHE KRYETAR BASHKIE, SIPAS LIGJIT 45/2015, PARA AFATIT KOHOR TË REGJISTRIMIT TË SUBJEKTEVE ZGJEDHORE NË KQZ (JO MË VONË SE 70 DITË PARA DITËS SË ZGJEDHJEVE).
Neni 64
Të shtohet pika 3, pika 4, dhe pika 5 me këtë përmbajtje,
3.Cdo parti politike ka të drejtë që të paraqesë në KQZ, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve:
- kërkesë për verifikim paraprak të kandidaturave të mundshme të saj, për deputet apo kryetarë të bashkive sipas zgjedhjeve të radhës, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e partisë politike përkatës, e cila përmban gjeneralitetet e subjektit zgjedhor, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati i mundshëm për t´u zgjedhur,
4.KQZ me disponimin e kërkesës së paraqitur nga partia politike përkatëse, sëbashku me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët e mundshëm për t´u zgjedhur, menjëherë e dërgon atë pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (Autoriteti), për të kryer procedurat e vlerësimit të figurës së pastërtisë së kandidatëve, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit,
- Autoriteti, me administrimin e cdo kërkese të paraqitur nga çdo parti politike sëbashku me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët e mundshëm për t´u zgjedhur, si dhe pas shqyrtimit të çdo kërkese të dërguar nga ana e KQZ, do të shprehet me vendim për rezultatet e verifikimit rast pas rasti, të cilat do t´ia përcjellë KQZ dhe vetë partisë politike përkatëse mundësisht para afatit kohor të dorëzimit të dokumentave të kandidimit në KQZ apo KZAZ sipas rastit, por jo më vonë se 10 ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore.
Neni 69
Pas pikës 4 të Nenit 69 të shtohet pika 5 dhe pika 6 me këtë përmbajtje:
4.Komiteti nismëtar i krijuar për paraqitjen e një kandidati nga zgjedhësit, për zgjedhjet për deputet në Kuvend, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, I lind e drejta që ti paraqesë KQZsë:
- kërkesë për verifikim paraprak të kandidatit të mundshëm për deputet, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e komitetit nismëtar, e cila përmban gjeneralitetet e 9 zgjedhësve nga zona zgjedhore përkatëse, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati i mundshëm për t´u zgjedhur deputet në zonën zgjedhore përkatëse.
- KQZ me disponimin e kërkesës së paraqitur nga komiteti nismëtar përkatës, sëbashku me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati i mundshëm për tu zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, menjëherë e dërgon atë pranë Autoritetit për të kryer procedurat e vlerësimit të figurës së pastërtisë së kandidatit për deputet, në lidhje me ekzistencën për të, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit,
- Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me administrimin e kërkesës së paraqitur nga çdo komitet nismëtar, sëbashku me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati i mundshëm për t´u zgjedhur deputet, pas shqyrtimit të saj, do të shprehet me vendim për rezultatet e verifikimit rast pas rasti, të cilat do t´ia përcjellë KQZ dhe vetë komitetit nismëtar, mundësisht para afatit kohor të dorëzimit të dokumentave të kandidimit në KQZ, por jo më vonë se 10 ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore.
Neni 70
Pas pikës 4 të Nenit 70 të shtohet pika 5 dhe pika 6 me këtë përmbajtje:
4.Komiteti nismëtar i krijuar për paraqitjen e një kandidati nga zgjedhësit, për kryetar bashkie, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, i lind e drejta që ti paraqesë KQZ/KZAA-së:
- kërkesë për verifikim paraprak të kandidatit të mundshëm për kryetarë bashkie, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e komitetit nismëtar, e cila përmban gjeneralitetet e 9 zgjedhësve nga zona zgjedhoe përkatëse, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati i mundshëm për t´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse.
- KQZ/KZAA me disponimin e kërkesës së paraqitur nga partia politike përkatëse, sëbashku me formularin tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët e mundshëm për t´u zgjedhur, menjëherë e dërgon atë pranë Autoritetit, për të kryer procedurat e vlerësimit të figurës së pastërtisë së kandidatit, në lidhje me ekzistencën për të, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit.
- Autoriteti, me administrimin e kërkesës të paraqitur nga komiteti nismëtar sëbashku me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati I mundshëm për tu zgjedhur kryetar bashkie, pas shqyrtimit të kërkesës, do të shprehet me vendim për rezultatet e verifikimit rast pas rasti, të cilin do tia përcjellë KQZ/KZAA dhe vetë komitetit nismëtar, mundësisht para afatit kohor të dorëzimit të dokumentave të kandidimit në KZ, por jo më vonë se 10 ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore.
Neni 72
Pas pikës 2, gërma d) të këtij neni të shtohet gërma dh) me këtë përmbajtje:
- dh) Kopje e vendimit të marrë nga Autoriteti, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit, për çdo kandidat për t´u zgjedhur, të propozuar nga subjekti zgjedhor përkatës, për zgjedhjet e radhës.
Neni 82
Të shtohet një paragraf tjetër tek Neni 82 me këtë përmbajtje:
Brenda këtij minutazhi apo atij të përcaktuar në Nenin 80 të Kodit Zgjedhor për KQZ, kjo e fundit duhet të informojë zgjedhësit, edhe për rezultatin e verifikimit të kryer nga Autoriteti , mbi ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit, për çdo kandidat që konkuron në zgjedhjet e radhës, i propozuar nga subjekti zgjedhor përkatës, me qëllim transparencën e figurës së çdo kandidati, gjatë fushatave elektorale.
VARIANTI 2
TRANSPARENCE
VERIFIKIM I FIGURAVE TË PASTËRTISË SË KANDIDATËVE PËR TU ZGJEDHUR DEPUTET APO KRYETAR BASHKIE, SIPAS NENIT 30 TË LIGJIT 45/2015, ME QËLLIM TRANSPARENCËN E FIGURËS SË KANDIDATIT GJATË FUSHATAVE ELEKTORALE
Neni 67
1.Në përfundim të fjalisë së paragrafit të parë të pikës 1 të këtij neni, të shtohet fjalia:
“si dhe kërkesën me gjeneralitetet e partisë politike të regjistruar në zgjedhje, për verifikimin e figurave të kandidatëve për deputet në çdo zonë zgjedhore, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet në zonën zgjedhore përkatëse.
2.Në përfundim të fjalisë së paragrafit të dytë të pikës 1 të këtij neni, të shtohet një paragraf tjetër me këtë përmbajtje:
“Partia politike e regjistruar për zgjedhjet e organeve të qeverisjes zgjedhore, depoziton në KZAZ që mbulon njësine e qeverisjes vendore përkatëse, kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit për kryetar bashkie, ku janë të shënuara edhe gjeneralitetet e partisë politike, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse”.
3.Në përfundim të fjalisë së paragrafit të parë të pikës 2 të këtij neni, të shtohet fjalia:
“si dhe kërkesën për verifikimin e kandidatëve me gjeneralitetet e partisë politike pjesëtare të koalicionit, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet për çdo zonë zgjedhore.
4.Në përfundim të fjalisë së paragrafit të parë të pikës 3 të këtij neni, të shtohet fjalët me këtë përmbajtje:
“si dhe depoziton në KQZ kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit të saj, ku janë të shënuara edhe gjeneralitet e partisë politike, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse”.
Neni 69
Pas pikës 4 të Nenit 69, të shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Komiteti nismëtar i regjistruar në KQZ për zgjedhjet për Kuvend, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, ka detyrimin t´i paraqesë KQZ-së:
- kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit për deputet, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e komitetit nismëtar, e cila përmban gjeneralitetet e 9 zgjedhësve nga zona zgjedhoe përkatëse, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet në zonën zgjedhore përkatëse.
Neni 70
Pas pikës 4 të Nenit 70, të shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Komiteti nismëtar I regjistruar në KZAA për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, ka detyrimin ti paraqesë KKZA-së përkatëse:
- kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit për kryetar bashkie, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e komitetit nismëtar, e cila përmban gjeneralitetet e 9 zgjedhësve nga zona zgjedhore përkatëse, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse.
Neni 72
Pas pikës 2, gërma d) të këtij neni të shtohet gërma dh) me këtë përmbajtje:
- dh) deklarimin e kandidatit dhe nënshkrimin e tij në një formular vetëdeklarimi, ku duhet të deklarojë mosekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit për të, sipas parashikimeve të përcaktuara në pikën 2 të Nenit 30 të ligjit 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit…..”.
Neni 73
1.Në pikën 2, pas përfundimit të fjalisë, të shtohet fjalia si më poshtë:
“Mosparaqitja e kërkesës për verifikimin e figurës së kandidatëve për t´u zgjedhur deputet apo kryetarë bashkie nga çdo subjekt zgjedhor, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit, e shoqëruar kjo me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse, sipas zgjedhjeve të radhës, përbën shkak për marrjen e vendimit për refuzimin e dokumentacionit përfundimtar.
- Të shtohet pika 7 në Nenin 73, me këtë përmbajtje:
KQZ-ja ose, sipas rastit KZAZ-ja, me disponimin e kërkesës së paraqitur nga cdo subject zgjedhor, për verifikimin e figurës së kandidatëve që konkurojnë për deputet apo për kryetar bashkie, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët për tu zgjedhur, menjëherë e dërgon atë pranë Autoritetit, për të kryer procedurat e vlerësimit të figurës së pastërtisë së çdo kandidati, në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit,
- Autoriteti, me administrimin e kërkesës të dërguar nga KQZ/KZAZ, e shoqëruar me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati për t´u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, pas shqyrtimit të kërkesës, do të shprehet me vendim për rezultatet e verifikimit, lidhur me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, të cilin do t´ia përcjellë KQZ/KZAZ dhe vetë subjektit zgjedhor kërkues, jo më vonë se 10 ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore.
Neni 82
Të shtohet një paragraf tjetër tek Neni 82, me këtë përmbajtje:
KQZ brenda këtij minutazhi apo atij të përcaktuar në Nenin 80 të Kodit Zgjedhor, me qëllim transparencën e figurës gjatë fushatave elektorale të çdo kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, duhet:
- së pari, të informojë zgjedhësit, për rezultatin e verifikimit të kryer nga Autoriteti, mbi ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit, për çdo kandidat që konkuron në zgjedhjet e radhës, i propozuar nga subjekti zgjedhor përkatës,
- Së dyti, duhet të publikojë në media dhe në faqen zyrtare të saj në internet, vendimet e Autoritetit mbi rezultatet e verifikimit të figurës së pastërtisë të çdo kandidati për t´u zgjedhur objekt verifikimi.
VARIANTI 3
ME KUSHT NDALUES
VERIFIKIM I FIGURAVE TË PASTËRTISË SË KANDIDATËVE PËR T´U ZGJEDHUR DEPUTET APO KRYETAR BASHKIE, SIPAS NENIT 30 TË LIGJIT 45/2015, NË LIDHJE ME EKZISTENCËN PËR TA TË INFORMACIONEVE NË DOKUMENTE TË ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT
Neni 67
1.Në pikën 1, në përfundim të fjalisë së paragrafit të parë, të shtohet fjalia:
“si dhe kërkesën me gjeneralitetet e partisë politike të regjistruar në zgjedhje, për verifikimin e figurave të kandidatëve për deputet në çdo zonë zgjedhore, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet në zonën zgjedhore përkatëse.
2.Në pikën 2, në përfundim të fjalisë së paragrafit të dytë, të shtohet një paragraf tjetër me këtë përmbajtje:
“Partia politike e regjistruar për zgjedhjet e organeve të qeverisjes zgjedhore, depoziton në KZAZ që mbulon njësine e qeverisjes vendore përkatëse, kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit për kryetar bashkie, ku janë të shënuara edhe gjeneralitetet e partisë politike, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse”.
3.Në pikën 2, në përfundim të fjalisë së paragrafit të parë , të shtohet fjalia:
“si dhe kërkesën për verifikimin e kandidatëve me gjeneralitetet e partisë politike pjesëtare të koalicionit, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet për çdo zonë zgjedhore.
4.Në pikën 3, në përfundim të fjalisë së paragrafit të parë, të shtohet fjalët me këtë përmbajtje:
“si dhe depoziton në KQZ kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit të saj, ku janë të shënuara edhe gjeneralitet e partisë politike, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse”.
Neni 69
Pas pikës 4 të Nenit 69, të shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Komiteti nismëtar i regjistruar në KQZ për zgjedhjet për Kuvend, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, ka detyrimin t´i paraqesë KQZ-së:
- kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit për deputet, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e komitetit nismëtar, e cila përmban gjeneralitetet e 9 zgjedhësve nga zona zgjedhore përkatëse, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur deputet në zonën zgjedhore përkatëse.
Neni 70
Pas pikës 4 të Nenit 70, të shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Komiteti nismëtar i regjistruar në KZAA, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, ka detyrimin t´i paraqesë KZZA-së përkatëse:
- kërkesën për verifikimin e figurës së kandidatit për kryetar bashkie, me qëllim vlerësimin e ekzistencës së rrethanave, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”,
- kërkesa e komitetit nismëtar, e cila përmban gjeneralitetet e 9 zgjedhësve nga zona zgjedhore përkatëse, duhet të jetë e shoqëruar me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për t´u zgjedhur kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse.
Neni 72
Pas pikës 2, gërma d) të këtij neni të shtohet gërma dh) me këtë përmbajtje:
- dh) deklarimin e kandidatit dhe nënshkrimin e tij në një formular vetëdeklarimi, ku duhet të deklarojë mosekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit për të, sipas parashikimeve të përcaktuara në pikën 2 të Nenit 30 të ligjit 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit…..”.
Neni 73
1.Në pikën 2, pas përfundimit të fjalisë, të shtohet fjalia si më poshtë:
“Mosparaqitja e kërkesës për verifikimin e figurës së kandidatëve për tu zgjedhur deputet apo kryetarë bashkie nga cdo subjekt zgjedhor, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit, e shoqëruar kjo me formularin tip të aplikimit për institucionet, sipas modelit të miratuar nga Autoriteti, i plotësuar dhe i nënshkruar nga vetë kandidati që konkuron për tu zgjedhur deputet apo kryetar bashkie në zonën zgjedhore përkatëse, sipas zgjedhjeve të radhës, përbën shkak për marrjen e vendimit për refuzimin e dokumentacionit përfundimtar.
- Të shtohet pika 7 në Nenin 73, me këtë përmbajtje:
KQZ-ja ose, sipas rastit KZAZ-ja, me disponimin e kërkesës së paraqitur nga çdo subjekt zgjedhor, për verifikimin e figurës së kandidatëve që konkurojnë për deputet apo për kryetar bashkie, e shoqëruar me formularin tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët për t´u zgjedhur, menjëherë e dërgon atë pranë Autoritetit, për të kryer procedurat e vlerësimit të figurës së pastërtisë së çdo kandidati, në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit,
- Autoriteti, me administrimin e kërkesës të dërguar nga KQZ/KZAZ, e shoqëruar me formularët tip të aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati për t´u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, pas shqyrtimit të kërkesës, verifikimit të ploë , do të shprehet me vendim për rezultatet e verifikimit, lidhur me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, të cilin menjëherë i´a përcjellë KQZ dhe vetë subjektit zgjedhor kërkues, por jo më vonë se dy muaj pas disponimit të kërkesës.
Pas Nenit 73, të shtohet neni 73/1, me këtë përmbajtje:
Veprimet e KQZ-së, në rastin kur për kandidatin për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, figurojnë të këtë informacione në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas pikës 2 të Nenit 30 të ligjit 45/2015.
1.Kur KQZ njihet me vendimmarrjen e Autoritetit, për kandidatin që konkuron për t´u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie dhe për të cilin ekzistojnë informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, sipas parashikimeve të pikës 2, të Nenit 30, të ligjit 45/2015, kryen veprimet e mëposhtme:
- a) heq emrin e kandidatit para procesit të shtypjes së fletëve të votimit dhe në rastin e kandidatit për kryetar bashkie nuk e zëvendëson atë, kur informacionin e disponon para kryerjes së këtij procesi.
- b) shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonën zgjedhore përkatëse, kur kandidati ka të drejtën e mandatit të kryetarit të bashkisë, mbi bazën e votave të marra, si dhe faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë së kandidatit përkatës, kur informacionin e disponon pas shtypjes së fletëve të votimit dhe para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve,
- c) shpall fitues nga lista shumemërore kandidatin vijues në renditje dhe në përputhje me kuotën gjinore, si dhe shpall faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë për kandidatin përkatës, kur informacionin e disponon pas shtypjes së fletëve të votimit dhe para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve,
- d) shpall pavlefshmërinë e mandatit ndaj personit i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor, kur informacionin e disponon pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Neni 82
Të shtohet një paragraf tjetër tek Neni 82 me këtë përmbajtje:
KQZ brenda këtij minutazhi duhet:
- së pari, të informojë zgjedhësit, për rezultatin e verifikimit të kryer nga Autoriteti, mbi ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish- sigurimit të shtetit, për çdo kandidat që konkuron në zgjedhjet e radhës, i propozuar nga subjekti zgjedhor përkatës,
- Së dyti, duhet të publikojë në media dhe në faqen zyrtare të saj në internet, vendimet e Autoritetit mbi rezultatet e verifikimit të figurës së pastërtisë të çdo kandidati për t´u zgjedhur objekt verifikimi.