Prezantohet platforma digjitale : Të mësojmë mbi të shkuarën - burime arsimore të hapura 1944-1991

𝐸𝑘𝑠𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑎𝑟𝑒, 𝑙𝑒̈𝑣𝑖𝑧𝑗𝑒𝑡 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑡𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑠𝑦𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑖𝑠ℎ-𝑆𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑆𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡

𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar si dhe Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Paraunveritar (ASCAP), organizoi një ekspozitë arkivore me dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit mbi lëvizjet demokratike 1990-1991, foto dhe video si dhe prezantoi projektin e platformës digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën - burime arsimore të hapura,1944-1991”, një platformë e hapur për profesionistët e arsimit parauniversitar.

Aktiviteti, i mbajtur në kuadër të 20 Shkurtit 1991, ditë e kujtesës kombëtare, që shënoi ndryshimin rrënjësor të sistemit politik në vend, u zhvillua me praninë e protagonistëve të ngjarjeve deputetëve të komisionit të sigurisë, edukimit dhe ligjeve, bashkësisë se studiuesve, historianëve, grupeve të interesit, profesionistëve të arsimit dhe të rinjve, si dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi.

Të pranishmit fillimisht u njohën me kolanën prej 70 dosjesh voluminoze nga arkivi i Autoritetit, në të cilat përshkruhen ngjarjet më të rëndësishme që shoqëruan Shqipërinë menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, rritjen e revoltës popullore por edhe psikologjinë e regjimit diktatorial, shtypjen dhe dhunën që aplikoi edhe pse ishte në vitin e fundit të jetës së tij.

Mes tyre veçojmë : “Për zbulimin e parandalimin e një grupi me veprimtari armiqësore, Shkodër", “Mbi ngjarjet e ndodhura ne qytetin e Kavajës”, “Për disa fletushka që bëjnë thirrje për demonstrate dhe nxitje të mëtejshme të trazirave në Durrës etj”, "Informacion për ndjekjen në rrugë operative të demonstratës së heshtur në datës 28.1.1990 në Tiranë, problemi i centralizuar “Pseudodemokratët”, “Informacione për përpjekjen për rrëzimin me dinamit të monumentit të Enver Hoxhës në Shkodër”, “Për disa të dhëna mbi reagimet e komentet për krijimin e Partisë Demokratike dhe rreth situatës aktuale”, “Për disa të dhëna, probleme shqetësuese e komente negative në shkollën e bashkuar të oficereve ”Enver Hoxha” etj

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, pjesëmarrëse e grevës së urisë së Studentëve në shkurt të vitit 1991 u shpreh se: 𝑁𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑙𝑖𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑠𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑒̈𝑠𝑡𝑒̈ 𝑒𝑑𝑒 𝑚𝑜𝑚𝑒𝑛𝑡𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑖 𝑚𝑖𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑓𝑙𝑒𝑘𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑗𝑜 𝑡𝑗𝑒𝑠𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑐̧𝑓𝑎𝑟𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈𝑛 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑠𝑡 𝑠𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡, 𝑝𝑜𝑟 ç𝑓𝑎𝑟𝑒̈ 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑏𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑑𝑒 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗𝑚𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑖𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑝𝑒𝑟𝑗𝑒𝑡𝑢𝑎𝑛 𝑎𝑡𝑒̈, 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑒𝑟𝑎𝑡𝑎 𝑒 𝑟𝑒. 𝐴𝑗𝑜 𝑘𝑜𝑒̈ 𝑑𝑒 𝑎𝑖 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑖𝑚 𝑛𝑢𝑘 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑡𝑒𝑘 𝑔𝑗𝑒̈𝑟𝑎𝑡 𝑒𝑎𝑟𝑟𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑒̈𝑠𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑠𝑡 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚 𝑝𝑜𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒𝑘𝑎𝑛𝑖𝑧𝑒̈𝑚 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢𝑡, 𝑠𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑𝑒 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑙𝑖𝑟𝑒̈.

𝐹𝑎𝑘𝑡𝑜𝑔𝑟𝑎𝑓𝑖𝑎, ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑎, 𝑑𝑜𝑠𝑗𝑒𝑡, 𝑠𝑒̈𝑛𝑖𝑚𝑒𝑡, 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒𝑡 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑠𝑗𝑒𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑛𝑑𝑜𝑑𝑢𝑟 𝑠𝑖ç 𝑘𝑎 𝑛𝑑𝑜𝑑𝑢𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠𝑘𝑎𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒𝑣𝑜𝑗𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑠𝑓𝑖𝑑𝑜𝑛 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘𝑗𝑒𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑟𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑗𝑎 𝑗𝑜 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑠𝑡𝑦𝑝𝑒̈𝑠, 𝑝𝑜𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖𝑒 𝑚𝑜𝑛𝑜𝑝𝑜𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑎𝑠𝑓𝑖𝑘𝑠𝑜𝑛 𝑙𝑖𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑑𝑒 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐i𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒.

𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑡𝑒 𝑚𝑖𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑗𝑡𝑢𝑎𝑟 20 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑟𝑡𝑖𝑛, 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑟𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑛𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑘𝑡𝑎𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡 𝐻𝑜𝑥ℎ𝑎, 𝑠𝑒 𝑠𝑎 𝑘𝑦 𝑡𝑎𝑘𝑖𝑚 𝑚𝑒𝑠 𝑏𝑟𝑒𝑧𝑎𝑠ℎ, 𝑚𝑒𝑠 𝑝𝑟𝑜𝑡𝑎𝑔𝑜𝑛𝑖𝑠𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒̈𝑠𝑢𝑒𝑠𝑣𝑒 𝑡𝑒 𝐾𝑢𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡, 𝑛𝑒̈𝑛 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑢𝑑ℎ𝑒̈ℎ𝑒𝑞𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑠𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑠𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑣𝑜𝑙𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑟𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑠𝑢𝑎𝑟𝑖𝑡 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑠 𝑠𝑜𝑛𝑒̈ 𝑗𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑒̈𝑡. ”

Të pranishmit dëgjuan më pas dëshmitë e disa prej protagonistëve të atyre ngjarjeve dramatike. Për auditorin e gjerë folën aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku, regjisori Kujtim Cashku, ish-drejtues i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari, Edmon Vrapi, Lekë Tasi, Sajmir Maloku, Mallëngjim Skënderaj, Rexhep Rugeja, Petro Luarasi etj të cilët sollën përjetimet e tyre të asaj kohe dhe vunë theksin tek nevoja e shoqërisë për të qartësuar historisë, për të treguar mbi atë regjim sistematik shtypës, i cili u ndal vetëm përmes një përpjekje të vazhdueshme shumëvjeçare dhe nën frymën e ndryshimeve antikomuniste në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Aktorja e njohur 𝐑𝐚𝐣𝐦𝐨𝐧𝐝𝐚 𝐁𝐮𝐥𝐤𝐮, e cila iu bashkua lëvizjes studentore, sjell në kujtesën e saj 20 shkurtin si një eksperiencë e përjetuar duke e komentuar atë moment historik si një akt sublim për të siguruar lirinë e fëmijëve. “𝑁𝑒̈ 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑑𝑒𝑠𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈ 𝑑𝑒 𝑝𝑟𝑖𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑖𝑡 𝑒 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑒𝑛𝑡𝑒̈𝑣𝑒, 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑡 𝑝𝑖𝑘𝑒̈𝑝𝑎𝑚𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑎𝑡𝑎 𝑖𝑠𝑖𝑛 𝑎𝑡𝑦 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑒̈𝑠𝑡𝑒𝑡𝑢𝑟, 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑡 . 𝐼𝑠𝑡𝑒 𝑑𝑖𝑘𝑡𝑎𝑡𝑢𝑟𝑒̈, 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑟𝑖𝑠𝑛𝑖𝑛, 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑢𝑠𝑛𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑢𝑟𝑔. 𝑀𝑒𝑔𝑗𝑖𝑡𝑒̈𝑠𝑒 𝑖𝑠𝑎 𝑛𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑑𝑦 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑔𝑗𝑒̈𝑙, 𝑛𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑖𝑛𝑖𝑚 𝑖𝑛𝑑𝑖𝑓𝑒𝑟𝑒𝑛𝑡𝑒̈, 𝑝𝑟𝑎𝑝𝑎 𝑎𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑣𝑒. 𝑇𝑒̈ 𝑎𝑠𝑎𝑗 𝑟𝑖𝑛𝑖𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑢𝑥𝑖𝑚𝑠𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑎 𝑚𝑒̈𝑠𝑜𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑒𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑒, ℎ𝑎𝑝𝑢𝑟 𝑠𝑒 𝑑𝑢𝑒𝑗 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑑𝑒 𝑓𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟. 𝑀𝑒 𝑠𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘𝑗𝑒 𝑗𝑒𝑚𝑖 𝑘𝑒̈𝑡𝑢 𝑘𝑢 𝑗𝑒𝑚𝑖, 𝑚𝑒 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒 𝑑𝑒 𝑝𝑖𝑘𝑒̈𝑝𝑦𝑒𝑡𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑑𝑎, 𝑝𝑜𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑖 𝑑𝑎𝑚𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠𝑝𝑟𝑒𝑠𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑜𝑛𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑣𝑒 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑖𝑞𝑒𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑑𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑆𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡𝑜𝑛𝑒̈.”

𝐌𝐢𝐭𝐡𝐚𝐭 𝐇𝐚𝐯𝐚𝐫𝐢, pjesëmarrës në protestën e 14 shkurtit 1990 në Elbasan: “𝐼𝑠𝑖𝑚 𝑎𝑡𝑦 𝑝𝑒̈𝑟 𝑝𝑟𝑜𝑏𝑙𝑒𝑚𝑒𝑡 𝑒𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘𝑒, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑠𝑜𝑟𝑗𝑎 𝑛𝑒, 𝑖𝑠𝑖𝑚 𝑎𝑡𝑦 𝑝𝑒̈𝑟 𝑙𝑖𝑟𝑖𝑛𝑒̈. 𝐴𝑗𝑜 𝑖𝑠𝑡𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑛𝑠𝑡𝑟𝑎𝑡𝑒̈ 𝑎𝑛𝑡𝑖𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑠𝑡𝑒, 𝑗𝑜 𝑝𝑟𝑜𝑡𝑒𝑠𝑡𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑡𝑒̈ 𝑏𝑟𝑜𝑜𝑟𝑖𝑠𝑛𝑖𝑛: “𝑃𝑜𝑠𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑘𝑡𝑎𝑡𝑢𝑟𝑎”! “𝑃𝑜𝑠𝑡𝑒̈ 𝑁𝑒𝑥𝑚𝑖𝑗𝑒 𝐻𝑜𝑥𝑎”! “𝑃𝑜𝑠𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑧𝑚𝑖”! 𝐾𝑖𝑠𝑡𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈ 𝑎𝑗𝑜 𝑟𝑖𝑛𝑖, 𝑚𝑏𝑎𝑠𝑒 𝑖𝑠𝑡𝑒 𝑒 𝑠𝑡𝑦𝑝𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑔𝑒𝑛. 𝐼𝑠𝑡𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑖𝑚 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑔𝑗𝑢𝑚𝑖 𝑙𝑒𝑡𝑎𝑟𝑔𝑗𝑖𝑘. “

𝐊𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐂̧𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮, një nga intelektualët që iu bashkua protestave studentore: “𝐷𝑢𝑒𝑡 𝑝𝑎𝑡𝑢𝑟 𝑠𝑢𝑚𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑑𝑒𝑠 𝑠𝑒 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑡 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑏𝑎𝑙𝑡𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑑𝑖𝑡𝑠𝑚𝑒, 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑜𝑛 𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑖 𝑗𝑜 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑖𝑛𝑒𝑟𝑐𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑝𝑜𝑠𝑡-𝑡𝑜𝑡𝑎𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑡. 𝐸 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑠 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑖𝑛𝑖𝑐𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑖𝑖𝑛𝑘𝑢𝑎𝑑𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑖𝑘𝑢𝑙𝑎𝑡 𝑠𝑘𝑜𝑙𝑙𝑜𝑟𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑡𝑒𝑚𝑎𝑡𝑖𝑘𝑎, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑛 𝑡𝑖 𝑟𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡.”

𝐑𝐞𝐱𝐡𝐞𝐩 𝐑𝐫𝐮𝐠𝐞𝐣𝐚, një nga protestuesit e revoltës që u mbajt në stadiumin e Kavajës, në 25 mars të vitit 1990, mes të tjerash tha : “ 𝐾𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑎𝑠𝑎𝑗 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑡𝑎 𝑑𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑚𝑏𝑠𝑚𝑒. 𝐼𝑠𝑡𝑒 𝑑𝑖𝑡𝑎 𝑘𝑢𝑟 𝑚𝑜𝑟𝑒̈𝑛 𝑔𝑢𝑥𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑡𝑜𝑛𝑖𝑚 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑠𝑎𝑘𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑑𝑢𝑒𝑛𝑎𝑟𝑟𝑢𝑎𝑟.”

Aktiviteti vijoi me prezantimin e projektit të platformës digjitale “𝑻𝒆̈ 𝒎𝒆̈𝒔𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒎𝒃𝒊 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒖𝒂𝒓𝒆̈𝒏 - 𝒃𝒖𝒓𝒊𝒎𝒆 𝒂𝒓𝒔𝒊𝒎𝒐𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒉𝒂𝒑𝒖𝒓𝒂, 1944-1991” krijimi i të cilës vjen si nevojë e shoqërisë për t’u njohur më thellë dhe më drejt me pasojat që sjellin regjimet komuniste duke vënë theksin te nevoja për të sfiduar historiografinë e njëanshme, burimet e censuruara, kohën që rrjedh për të siguruar rrugën europiane qe kërkon një rini të qartë për kostot e diktaturës komuniste.

Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐄𝐯𝐢𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐢 tha me këtë rast : “𝑁𝑗𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑏 𝑞𝑒̈ ℎ𝑎𝑟𝑟𝑜𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑑𝑚𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑎 𝑒̈𝑠𝑡𝑒̈ 𝑠𝑢𝑚𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒 𝑠𝑖 20 𝑠𝑘𝑢𝑟𝑡𝑖 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑙𝑖𝑑𝑒𝑛 𝑚𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑧𝑚𝑖𝑛. 𝐾𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑎 𝑛𝑎 𝑛𝑑𝑖𝑚𝑜𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑙𝑙𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑟𝑖𝑡𝑒𝑛. 𝑇𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑡𝑒̈ 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑖 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑎𝑡𝑜 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒. 𝐴𝑡𝑎 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑖 𝑑𝑖𝑛𝑒̈, 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑖 𝑛𝑗𝑜𝑖𝑛 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑛𝑒 𝑛𝑎 𝑙𝑖𝑛𝑑 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑑𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑢 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑛, 𝑡𝑢 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗𝑚𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛𝑒̈”

 

𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐀𝐥𝐣𝐮𝐥𝐚 𝐉𝐮𝐛𝐚𝐧𝐢, eksperte për arsimin, prezantoi analizën mbi pasqyrimin e periudhës 1944-1991 në kurrikulën e Arsimit Parauniversitar.

Pas këtij prezantimi, në mbështje të saj erdhën prononcimet e deputetëve të Kuvendit Popullor.

𝐙𝐧𝐣. 𝐊𝐥𝐨𝐭𝐢𝐥𝐝𝐚 𝐁𝐮𝐬𝐡𝐤𝐚 Kryetare e Komisionit Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, tha : “𝑆𝑜𝑡 𝑑𝑒̈𝑔𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑠𝑢𝑚𝑒̈ 𝑣𝑒𝑟𝑠𝑖𝑜𝑛𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑝𝑜𝑟 𝑑𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑐𝑖𝑙𝑎 𝑣𝑗𝑒𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑎𝑧𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ ℎ𝑒𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟, 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑎𝑧𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑎𝑘𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑑𝑒 𝑐𝑒𝑟𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎. 𝐷𝑢𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑙𝑎𝑠𝑖𝑛 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑒𝑟𝑡𝑒̈𝑡, 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑎𝑟𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑐̧𝑓𝑎𝑟𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑛𝑑𝑜𝑑𝑢𝑟, 𝑗𝑜 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑟𝑒𝑧𝑎𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑠𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑙𝑖𝑑𝑗𝑒 𝑓𝑎𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚 𝑑𝑒 𝑢 𝑑𝑢𝑘𝑒𝑡 𝑐̧𝑢𝑑𝑖 𝑎𝑗𝑜 𝑞𝑒̈ 𝑢 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑝𝑜𝑟 𝑑𝑒 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑗𝑎𝑛𝑒̈, 𝑞𝑒̈ 𝑒 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒𝑠𝑖 𝑛𝑎𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑡 𝑝𝑎𝑟𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑡 𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑞𝑎𝑓𝑜𝑗𝑚𝑒̈, 𝑒 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑎 𝑒̈𝑠𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑒𝑟𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑟𝑒̈𝑛 𝑑𝑒 𝑛𝑒̈𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑜𝑒𝑡 𝑒 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑎 𝑘𝑎 𝑠𝑎𝑛𝑐𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡”.

Synimi i platformës është ndihma ndaj profesionisteve të arsimit e sidomos mësuesve që të amendojnë mësimdhënien e historisë, gjuhës e letërsisë dhe edukimit qytetar e filozofisë, duke përdorur mjetet ilustruese të besueshme dhe tërheqëse, aktuale dhe relevante.

Platforma do të jetë web-based dhe në bazë të standardeve të UNESCO-s për burimet e hapura arsimore si dhe do te bashkëpunojë fuqimisht me platformën @HI-Story.ensr  Ndërkohë qe kjo platforme digjitale po merr forme, kjo platforme nuk do të jetë e njëanshme, nuk do të jetë një formë propagande por dialogu; nuk do te jete statike por pjesëmarrëse, nuk do jete vetëm lokale por europiane dhe globale, nuk do toleroje sterotipe, gjuhe urrejtje dhe mohim apo relativizëm te krimeve ndaj njerëzve, nuk do toleroje shkelje te të drejtave te autorit, pronësinë intelektuale dhe privatësinë.

Nisma e Autoritetit për ndërtimin e platformës digjitale vjen në kuadër të plotësimit të pikave të marrëveshjes ndërinstitucionale të lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, nënshkruar më datë 18.03.2021, e cila ka parashikuar përfshirjen në kurrikulat shkollore të ngjarjeve që lidhen me ditët e kujtesës e figura historike që kanë lidhje me to.

Në këtë nismë Autoriteti ka kërkuar dhe gjetur bashkëpunimin e Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar të cilët do të kontribuojnë me dokumentet, foto dhe filmime që janë krijuar gjatë kohës së regjimit komunist nga burime zyrtare. Këto burime, ndër të cila, dokumente arkivor, artikuj, filmime dhe foto do të inkuadrohen në këtë platformë digjitale, e cila do të shërbejë profesionistëve në njohjen dhe studimin e ngjarjeve që shenjuan historinë e Shqipërisë prej vitit 1944 deri në vitin 1991.