Porto Palermo tjetër nga kamp në përkujtim. Dëshmi dhe poezi.

Porto Palermo

FTESË
Dëshmo të kaluarën!
A e dini që Porto Palermo me historinë dhe peizazhin mbresëlënës, rreth 70 vite më parë, ka qenë një KAMP INTERNIMI? Ai ishte vendi i gati 200 të dënuarve politikë, burra, gra dhe fëmijë të cilët kanë vuajtur dhe janë trajtuar çnjerëzisht gjatë viteve 1949-1950.  
AIDSSh ka mbledhur dëshmi të atyre që sot jetojnë dhe rrëfejnë të vërtetën që pak vetë e dinë. AIDSSh po punon për të mbledhur të gjitha faktet që ndërtojnë këtë pjesë të errët të historisë së kalasë. Këto dëshmi dhe fakte do t’i mësoni më 22 gusht 2024 gjatë aktivitetit përkujtimor që do të mbahet në Porto Palermo.
Nëse ju keni të afërm të cilët kanë qenë në kampin e Porto Palermos, ju ftojmë të na i rrëfeni historitë e tyre. Na kontaktoni në adresën: info@autoritetidosjeve.gov.al
Porto Palermo duhet të jetë një vend KUJTESE në emër të vuajtjes dhe qëndresës  kundër diktaturës!