Në funksion të detyrimeve ligjore dhe në përvjetorin e organizimit të revoltës në Repartin 303, Spaç, Mirditë dhe Repartin e Riedukimit 311, Qafë Bari, Pukë, AIDSSH, pas kalimit të procedurave, vë në dispozicion të publikut, materialet e mëposhtme.
Një relacion mbi situatën e jashtëzakonshme që u krijua nga të dënuarit në Repartin 303, Spaç, Mirditë. Ky material përfshin gjithë dinamikën e ngjarjes.
Përgjithësime mbi shkaqet e ngjarjeve të ndodhura.
Analiza dhe konkluzione mbi ngjarjen e ndodhur.
Dokumente mbi këtë ngjarje: lista e të dënuarve që morën pjesë në revoltën e datës 22.05.1984, foto të tyre, pamje të përgjithshme të vendit ku ndodhi ngjarja, sheshit ku kanë kaluar, mjeteve që janë përdorur për sulmin, etj. Këto janë foto ekskluzive që publikohen për herë të parë.
Skema të dislokimit të togave të Repartit 303, Spac dhe vendkomanda.
Disa foto i gjeni në linkun më poshtë: