Autoriteti per Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit
Njoftim për shtyp
Datë 27.02.2018
Mbi Bashkëpunimin midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme
Në datën 27.02.2018 në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm u organizua nje takim mes znj.Arta Marku, dhe znj. Gentiana Sula kryetare dhe Anëtarët e Autoritetit z. Altin Hoxha, z. Simon Mirakaj, z. Marenglen Kasmi dhe Drejtori i Drejtorisë së Informacionit z. Selami Zalli.
Znj. Sula bëri një rezume të aktivitetit të Autoritetit që drejton dhe pritshmërinë e publikiut për punën e ketij Autoriteti.
Kryetarja e Autoritetit kërkoi nga znj. Arta Marku dhe institucioni që ajo përfaqëson, bashkëpunim në përmbushjen e detyrës dhe misionit në këtë proces sa të rëndësishëm dhe delikat, kërkesë e cila u pranua me kënaqësi nga znj. Marku duke shprehur gadishmërinë për vendosjen e pikave të kontaktit në nivel teknik, si hap i pare.
U dakordësua për një përfshirje dhe verifikim më të gjerë të figurës të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për tu emëruar ose ngritur në detyrë, duke filluar me kandidatët për anëtar të KLP-së nga radhët e Prokurorisë.
U diskutua per hapat konkretë në referim të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe adresimin e kërkesave të familjarëve për gjetjen dhe identifikimin e të zhdukurve gjatë diktaturës, permes tyre edhe per te vendvarrimet masive te kampit te Telenes qe u deshmuan publikisht nga te mbijetuarit.
Një vend të posacëm zuri diskutimi mbi problematikën që ka të bëjë me arkivat e autoriteteve publike, rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, personave juridikë dhe veçanërisht personave fizik private, të cilat kanë pasur akses apo kanë punuar në arkivat shtetërore.
U diskutua për marrjen e masave për vënien në dispozicion të praktikave të ndjekura ndër vite nga prokuroria në lidhje me abuzimin (dëmtimin) në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të lidhurat me të, si dhe ndërprerjen e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe paligjshmërisë me dokumentacionin e këtyre arkivave.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është i vetmi subjekt juridik dhe i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to