Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
Njoftim
Datë 13.07.2017
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në kuadër të bashkëpunimit midis Autoritetit te Informimit mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit dhe OSBE-së, ditën e enjte, datë 13.07.2017 do të fillojë shkollën verore “Komunizmi dhe trashëgimia komuniste në Shqipëri”.
Ceremonia e hapjes do të kryhet në datën 13.07.2017 në orën 09:00, në sallën e arkeologjisë në FHF, kati i parë.
Leksionet do të zhvillohen në auditoret e Fakultetit te Historisë dhe Filologjisë. Në programin mësimor do të trajtohen tematika të ndryshme nga trashëgimia komuniste. Kjo shkollë ka për synim të tërheqë studentët e nivelit master, të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre mbi aspektet politike, juridike, ekonomike, sociale etj gjatë periudhës së komunizmit në vendin tonë.
Disa nga temat që do të trajtohen janë:
Struktura e regjimit Komunist,
Krahasime midis regjimeve komuniste në rajon,
Cila është trashgimia e komunizmit sot?
Memorie kolektive mbi komunizmin në Shqipëri,
Vendet e Kujtesës nën diktaturë,
Media, komunizmi dhe diktatura komuniste përmes informacionit mediatik,
Letersia dhe censura nën komunizëm ,
Nostalgjia vs harresa mbi komunizmin sot,
Periudha e komunizmit nën kurrikulën e lëndës së historisë sot, etj
Mësimi do të ketë karakter inter-aktiv. Gjithashtu do të zhvillohet edhe një vizitë mësimore dhe përnjohëse në ambientet e ish burgut të Spaçit me qëllim njohjen e studentëve me të shkuarën dhe diktaturën komuniste si dhe me vendin ku kanë vuajtur dënimin kundërshtarët politikë të regjimit.
Në fund të shkollës, nxënësit do të pajisen me çertifikata përkatese te pjesemarrjes.