Bolonjë15-16 maj 2024- “Në një kohë të prapambetjes demokratike, në një moment kur historia është e prirur për shtrembërim, duke përfshirë mohimin e disa fakteve historike dhe manipulimin politik, është thelbësore të sigurohen platforma për diskutime të hapura dhe produktive në lidhje me rolin e historisë në shekullin 21.”
Me këtë parim Këshilli i Eropës, çeli forumin me temë : "Përforcimi i ndërgjegjësimit dhe kulturës historike përmes arsimit të lartë: kërcënimet dhe sfidat".
Mes 60 pjesëmarrësve të Këshillit të Evropës, historianë, zyrtarë të Ministrive dhe Institicioneve të Arsimit, mori pjesë edhe Kryetarja e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqipëri, Dr.Gentiana Sula, e cila prezantoi studimin mbi “Identiteti dhe përgjegjësitë e historianëve në arsimin e lartë” .
Prezantimi i kryetares u përqëndrua në përvojën e AIDSSH dhe ndikimit të dhënies së aksesit publik në dokumentet historike, dalja në dritë e tregimeve të së kaluarës dhe tensionet që e shoqëruan këtë proces.
Më tej Dr. Gentiana Sula vijoi me vështrimin mbi filtrat e përdorur nga politika dhe kërcënimet ndaj lirisë akademike, sfidat për të njohur të shkuarën përmes qasjes në burime dhe mendimit kritik; ndarja e akademisë nga mësimdhënia si dhe përplasja e narrativave mbi historinë e së shkuarës me ndikim në shoqëri.
”Historianët duhet të sfidojnë narrativat mbizotëruese dhe të eksplorojnë me tej në dokumentimin e historive të përndjekjes së grupeve të margjalizuara si një nevojë e domosdoshme për krijimin e një kulturë historike më gjithëpërfshirëse, duke ndezur dialogun mbi të shkuarën dhe edukimin historik të brezave rinj.”- tha në përfundim të fjalës së saj, kryetarja e AIDSSH-së.
Forumi i Bolonjës u fokusua në kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballet mësimi i historisë në institucionet e arsimit të lartë, i cili shpesh vihet në pikëpyetje apo edhe prerë në favor të lëndëve të tjera që duken më të lidhura me nevojat imediate të ekonomisë.
Këshilli i Evropës është një ndër organizatat më e vjetra ndërqeveritare në Evropë, ku janë bashkuan 46 shtete anëtare. Historia dhe mësimdhënia e historisë kanë qenë një fokus i rëndësishëm i punës së Këshillit të Evropës mbi arsimin që nga fillimi i tij.
Nëpërmjet formuneve të tilla (“Vendet e kujtimeve: Hapësirat mësimore për demokraci” në Beograd, nëntor 2022; “Edukimi historik në epokën dixhitale” në Bruksel, mars 2023) organizata synon të vendosë udhëzime që ndihmojnë në kultivimin e kujtimeve kolektive paqësore, të rrënjosura në një qasje multiperspektive të historisë.
Ato ofrojnë platforma për autoritetet publike nga ministritë përkatëse, mësuesit, zhvilluesit e kurrikulës, komuniteti akademik (duke përfshirë studentët dhe stafin), nxënësit dhe shoqërinë civile për të shkëmbyer perspektivat dhe praktikat e tyre në edukimin e historisë dhe për të zhvilluar në bashkëpunim udhëzime për përmirësimin edukimi historik si dhe synojnë promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit, shpërndarjen e praktikave më të mira nga aspekte të ndryshme të historisë evropiane.
Pjesëmarrësit në këtë Forum ishin aktorë të ndryshëm, duke përfshirë Komitetin Drejtues të Arsimit (CDEDU), organizatat e doktoraturës dhe studentëve, institucionet dhe shoqatat e arsimit të lartë, historianët e specializuar në trajnimin e mësuesve të historisë dhe profesorët dhe drejtuesit e arsimit të lartë. organizata të rëndësishme në këtë fushë si: Eurodoc, Unioni Evropian i Studentëve, Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve, Observatori Magna Charta.