Kreu i KiE, Giulia Re, dhe Ambasadorja Zvicerane, Ruth Huber në AIDSSH për Platformën "Mèsojmë nga e kaluara"
Tiranë, 26 mars, 2024- Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, dhe Ambasadorja Zvicerane, Ruth Huber, zhvilluan sot një takim  në ambientet e Autoritetit ku u njohën nga afër me proceset e punës si dhe projektet që po zhvillon institucioni në drejtim të rishqyrtimit të historisë, si dhe punës me edukimin qytetar me ngjarje të së shkuarës komuniste.
 
Vizita nisi në tre sallat me dokumente të arkivit të AIDSSH ku u njohën me mënyrën e ruajtjes së dokumenteve, tipologjinë e dosjeve, të individëve, grupeve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, etj.  
Më pas, në drejtimin e kryetares së Autoritetit, të pranishmit u njohën edhe me punën e bërë në arkivën digjitale, procesin e scanimit të dosjeve, procesit që po merr jetë me ndërtimin të fototekës dhe mediatekës, si dhe vizituan bibliotekën “Musine Kokalari”, e cila tashmë është një sallë,  ku studiues dhe media kanë infrastrukturën e duhur për lexim e njohjeje me dokumentacionin e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Diskutimet mbi Planin Strategjik të Autoritetit 2023-2028 dhe Platformën "Mësojmë nga e kaluara –me burime të hapura arsimore, 1944-1991”, vijuan në sallën e mbledhjeve, me prezantimin  e tyre nga Drejtorja e Drejtorisë së Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, Dr. Ornela Arapi.
Gjatë fjalës së saj ajo u ndal në disa prej aktiviteteve që ka në plan të kryhen në kuadër të Platformës  si : vizita në arkiv, klubi i librit, paketa trajnuese për mësuesit e arsimit parauniversitar, librat për fëmijë, dokumentarë, dhe një cikël leksionesh me objekt mësimin e historisë së errët të komunizmit në vend.
Strategjia targeton punonjës të arsimit, pedagog, mësues të cilët kanë interes për historinë dhe ia përcjellin atë nxënësve të tyre.
𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭, 𝐃𝐫. 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚, tha në fjalën e saj se: “Nuk ka histori dhe ngjarje të patrajtueshme ndaj e shoh më shumë interes që të dalim mbi historinë individuale  dhe krijojmë një platformë që  jetë e hapur, të ketë vend për mësues që bëjnë projekte të bukura, edhe për nxënës që bëjnë projekte të bukura, për studentët e fakulteteve, që do të jenë nesër mësuesit e ardhshëm. Kjo platformë do të vihet në shërbim të fëmijëve të moshave të ndryshme të cilët nëpërmjet saj në mënyrë aktive të nxënë historinë e bashkohore të Europës dhe Shqipërisë bazuar në burime të vlefshme, të vlerësojnë kostot e sistemeve totalitare tek individët dhe shoqëria. “
𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐙𝐯𝐢𝐜𝐞𝐫𝐚𝐧𝐞, 𝐑𝐮𝐭𝐡 𝐇𝐮𝐛𝐞𝐫 tha në fjalën e saj : “Për mua ishte tepër e rëndësishme që ti shihja dhe të njihesha me këto dosje dhe historitë e tyre.  Mënyrës si i jepet informacioni  familjeve të tyre, por edhe të shihja gjithashtu edhe punën që po bëhet, platformën, si dhe bërjen e disponueshme të këtyre informacioneve për më tej, për kërkuesit, studentët, duke vendosur, krijuar një kurrikulë mbi historinë, që më pas brezat e rinj, brezat e ardhshëm të mund të kenë qasje në këtë informacion. Kjo është thelbësore, mendoj, që përveç familjeve, edhe brezat e rinj të kenë qasje. Çka ka rëndësi është ana edukuese, që mësuesit, studentët të kenë qasje dhe merren me këtë temë, sepse është e rëndësishme të kihet parasysh se kjo temë nuk është e pëlqyer nga çdokush për t’u marrë.”
Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, :  “Për mua është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të njohin historinë e të shkuarës në mënyrë që të kuptojnë të tashmen dhe të bëjnë të mundur që e kaluara të mos përsëritet. Dhe kjo duhet bërë bazuar në fakte dhe kërkon një qasje të unifikuar nga të gjithë partneret e përfshirë në hartimin e politikave të arsimit si dhe në zbatimin praktik nga mësuesit, por gjithashtu kërkojnë një përgjegjësi intelektuale, largpamësi dhe respekt për të kaluarën historike si dhe kurajo civile.
Autoriteti është tashmë një institucion ku zhvillohen aktivitete që kanë në qendër zbërthimin e dokumenteve dhe diskutimin mbi fatit të viktimave të së shkuarës. Platforma me burime të hapura arsimore 1944-1991 –“Mësojmë nga e kaluara” si dhe Klubi i librit me të njëjtën tematikë, synojnë informimin e mësuesve të arsimit parauniversitar me ngjarje të shkuarës 1944-1991 më qëllim përcjelljen e tyre në brezat e rinj.
Në dhjetor të vitit të shkruar me iniciativën e Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve dhe me mbështetjen e Departamentit të Arsimit të Këshillit të Europës u mbajt seminari : “Përdorimi i dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit për mësimin e historisë së regjimit totalitar si një aspekt shumë i rëndësishëm në edukimin për demokraci në shkollë.“
Autoriteti synon vijimin e këtij bashkëpunimi në realizimin e komponentëve të mëtejshëm të Platformës.