Tiranë, 7 Qershor 2024- Kalimi i paligjshëm i kufirit dhe pasojat e tij janë çështje ndërshtetërore. Përgjatë regjimeve totalitare në rajon, (1944-1991), shumë shqiptarë, këndej dhe andej kufirit, kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria duke sakrifikuar edhe jetën.
Qytetarët e Shqipërisë arratiseshin për shkak të dhunës së diktaturës, ndërsa shqiptarët e ish-Jugosllavisë prej dhunës dhe keqtrajtimit sistematik ndaj tyre, rrjedhoje e politikës antishqiptare.
Me kreun e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup (ITSHKSH), Dr.Skënder Asanin, u dakordësuam për shkëmbimin e iventarëve, dokumenteve si dhe historive njerëzore me qëllim zbradhjen e fatit të shqiptarëve që kaluan kufirin drejt Maqedonisë, dhe anasjelltas, në zonën kufitare Ersekë- Korçë- Pogradec.
Dy institucionet tona synojnë aktivitete të përbashkëta që do të kontribuojnë në ndërtimin e narrativës që do t’i japë jetë projektit për ngritjen memorialit në fshatin Rehovë, Bashkia e Kolonjës, në kujtim të historive tragjike dhe sakrificave njerëzore për liri.