Drejtësia e të miturëve në të shkuarën, kryetarja Sula takohet me ambasadorin e UNICEF

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, priti përfaqësuesin e UNICEF-it  Shqipëri, z.Murat Shahin, me të cilin zhvilloi një diskutim rreth çështjes komplekse të  drejtësisë për të miturit gjatë regjimit komunist, njohjen, edukimin dhe parandalimin e përsëritjes.

Historia tragjike e Kampit të Tepelenës, një kamp përqendrimi ku vuajtën fëmijë nga familjet e kundërshtarëve politikë, është nje nga dokumentimet më të fuqishme të AIDSSH-së. Fëmijët  jetuan në kushte të rënda shëndetësore dhe sanitare, duke përjetuar kufizimin e lirisë, pa një proces të drejtë dhe mbeten ende të pa dëmshpërblyer.

Ambasadori Shahin shprehu interesin për bashkëpunim në:

Thellimin e praktikave të mbrojtjes së fëmijëve, duke adresuar çështje si drejtësia për të miturit, diskriminimin ndaj fëmijëve të opozitës politike dhe pasojat e politikave pronataliste, ndër të tjera.

Edukimin i të rinjve mbi këto kapituj të errët të historisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e analizës historike për parandalimin e shkeljeve të të drejtave në të ardhmen, me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e paqes.

Në fund të takimit z. Murat Shahin  tha se : "Të drejtat e fëmijëve janë themeli i një shoqërie demokratike. Nder të takoja

Genta Sulën, një kampione për të drejtat e fëmijëve, ish-punonjëse e UNIÇEF që tani drejton AIDSSH. Ajo dokumenton praktikat e rrënjosura të së kaluarës për të trajtuar çështje si drejtësia për të miturit dhe për të udhëhequr reformat e sotme."

AIDSSH