DPA Nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi Për Dosjet E Ish Sigurimit Të Shtetit 04.05.2017

Drejtoria e  Përgjithshmë e  Arkivave të Shtetit dhe Autoriteti Për Informimin mbi Dokumentetet e Ish Sigurimit të Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunim mbi kalimin e fondit të ish sigurimit të Shtetit nën administrimin e Autoritetit Për Informimin mbi Dokumentetet e Ish Sigurimit të Shtetit.. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje  vjen jo vetëm si kërkesë e ligjit nr.45/2015 dhe të VKM-së Nr. 98/2017, por dhe si rezultat i dëshirës së mirë midis dy institucioneve në finalizimin e procesit të zbardhjes së të vërtetës historike .

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Ardit Bido theksoi se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe siç përcaktonte ligji ky dokumentacion do të mblidhet në një, “Fondi do të bashkohet në mënyrë që të gjitha krimet, të gjitha ngjarjet të cilat kanë ndodhur në rregjimin e kaluar të zbardhen dhe e vërteta të dalë në pah. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e ka nisur bashkëpunimin dhe para se të nënshkruhej kjo marrëveshje, dhe me besimin tonë të plotë që e vërteta, duhet të tregohet pa lënë hapësisrë për manipulime shantazhe, kërcënime apo dhe veprime të tjera të cilat ndodhin kur e vërteta nuk zbardhet. Ne jemi shprehur të gatshëm dhe do të vijojmë të jemi të tillë në lidhje me të gjitha gjurmët të cilat gjënden në dokumente të tjera arkivore për të gjetur ujqërit e vërtete. Këto dokumente ndodhen në arkivin e partisë i cili gjëndet në AQSH, dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Autoritetit jo vetëm me detyrimin tonë ligjor që është kalimi i fondeve arkivore të ISH- Sigurimit të Shtetit por edhe me të gjitha këto materiale që gjenden në fondet tona”- tha ai.

znj. Gentiana Sula, theksoi se falë këtij bashkëpuinimi do ta bëjmë më mirë shërbimin për të cilin jemi krijuar, “Kjo marrëveshje i hap rrugë një prakticiteti më të mirë të aktivitetit tonë të përditshëm . Marrëveshja krijon një grup pune  të përbashkët i cili do të evidentohet dhe njëherë në mënyre më korrekte,  për materialet që do të jenë  objekt do të punojmë  për dixhitalizimin e tyre dhe për ato materiale që do të transferohen”- tha ajo.

Të dyja instucionet, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje angazhohen për bashkëpunim ndërmjet tyre vecanërisht në:

  1. Zbatimin dhe ndjekjen e programit të përbashkët të grupit të punës
  2. Hartimin e inventarëve të fondeve arkivore të AQSH-së dhe të fondeve të ish Arkivit të PPSH-së
  3. Caktimin e ambienteve , mjediseve të punës gjatë procesit të marrjes në dorëzim të dokumementacionit arkivor
  4. Hyrja në ambjentet e fondrruajtjes së arkivës dhe marrjen në dorëzim të dokumentacionit arkivor.

https://www.youtube.com/watch?v=IKEfFDDxEG8