Çmimi i mirënjohjes UET për kryetaren e Autoriteti t Dr. Gentiana Sula
Tirane 15.11.2023- Universiteti Europian i Tiranës, me propozim të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare i akordoi ditën e sotme ‘Çmimin e Mirënjohjes UET” Kryetares së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Mara Sula.
Ky çmim i akordohet “Për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern, efikas dhe kritik, në ndërgjegjësimin e padrejtësive të së shkuarës në Shqipëri, në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të unitetit kombëtar, përmes promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, kulturës së transparencës dhe llogaridhënies.”
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit është një hap i madh në drejtim të zbardhjes së kaluarës komuniste dhe promovimit të transparencës dhe llogaridhënies në vend. Kontributi i Dr. Gentiana Sulës si drejtuese e parë në historinë ende të re të këtij Autoriteti është cilësuar sa shndërrues, transparent, po aq dhe demokratik, nga Presidenti i Universitetit, Prof. Asoc. Dr, Selami Xhepa
Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit po ndihmon në ndërgjegjësimin për padrejtësitë e së shkuarës dhe promovimin e kulturës së të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri. Duke i bërë publike dosjet AIDSSh kontribuon në drejtim të transparencës që krimet e së shkuarës të mos fshihen nën qilim apo të harrohen duke promovuar themelimin e një kulture llogaridhënieje me qëllim parandalimin e abuzime të ngjashme që ndodhin në të ardhmen.
Puna e AIDSSh-së konsiston në krijimin e një hapësire dialogu dhe mirëkuptimi mes grupeve të ndryshme të shoqërisë shqiptare me qëllim promovimin e ndjenjës së unitetit kombëtar dhe për ta çuar vendin drejt një të ardhmeje më demokratike dhe më të drejtë.