Bruksel, 13-14 dhjetor 2022 - Në zbatim të planit vjetor 2022 si dhe në kuadër të misionit të Autoritetit për hedhjen dritë mbi të shkuarën komuniste të vendit tonë, një ekip i Autoritetit, në drejtimin e Kryetares Znj. Gentiana Sula, bashkëshoqëruar nga deputetët Dhurata Çupi Tyli dhe Bledion Nallbati mbajtën aktivitete të rëndësishme, gjatë një vizite disaditore në Bruksel,
Në takimet me përfaqësues të Komunitetit Shqiptar në Belgjikë, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian e më tej në oganizimin për shfaqjen e Filmit “Edhe muret kanë veshë”, një prodhim i Autoritetit për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, Autoriteti mbështetet nga Maison Culturelle Belgo-Albanese (Qëndra Kulturore Belgo - Shqiptare) dhe Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë.
Në ditën e parë të takimit me komunitetin shqiptar të emigruar para viteve ’90, por edhe me një brez tjetër shqiptarësh që sot studiojnë dhe punojnë në Bruksel, u shkëmbyen mendime, kujtime rreth të shkuarës, por edhe të sotme.
Kryetarja e Autoritetit, znj. Gentiana Sula pasi prezantoi punën e bërë nga Autoriteti në lidhje me zbardhjen e së shkuarës sonë komuniste, nëpërmjet hapjes së dokumenteve, dhënies së tyre për të interesuarit, konferencave shkencore, studime në lidhje me emigracionin politik etj, ekspozitat me dokumente arkivore, si dhe punës në kuadër të gjetjes së të zhdukurve në diktaturë, u shpreh se, ky takim shërben si një urë lidhëse mes shoqërisë shqiptare në atdhe dhe komunitetit shqiptar në Belgjikë.
“𝑁𝑒 𝑒 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑖𝑛𝑑𝑒𝑛𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑒𝑙𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒̈ 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑚𝑒. 𝐷𝑖𝑠𝑎 𝑛𝑔𝑎 𝑎𝑡𝑜, 200 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒 𝑒𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑛 𝑘𝑒̈𝑡𝑢 𝑛𝑔𝑎 𝑒𝑚𝑖𝑔𝑟𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘, 𝑖 𝑒𝑔𝑒̈𝑟, 𝑖 𝑝𝑎𝑠𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈𝑠. 𝑁𝑒 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑔𝑗𝑒𝑡𝑢𝑟 𝑝𝑙𝑜𝑡 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑚𝑏𝑖 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑟𝑢𝑘𝑠𝑒𝑙 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑗𝑒𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑎𝑡𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑖𝑚 𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑚𝑖, 𝑓𝑜𝑡𝑜 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑟𝑒̈𝑓𝑖𝑚𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡, 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑡, 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑙𝑜𝑡𝑒̈𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒𝑗 𝑛𝑎𝑟𝑟𝑎𝑡𝑖𝑣𝑒̈𝑛 𝑚𝑏𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛. 𝐽𝑢 𝑢 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑢𝑎𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑑𝑖𝑘𝑎𝑡𝑢𝑟𝑎, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎.
𝑁𝑒 𝑣𝑖𝑚𝑒̈ 𝑠𝑜𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑔𝑗𝑎𝑙𝑙𝑢𝑟 𝑟𝑎𝑝𝑜𝑟𝑡𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈𝑠, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑒𝑚𝑖𝑔𝑟𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑣𝑖𝑗𝑛𝑒̈. 𝑁𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒𝑡 𝑡𝑟𝑎𝑢𝑚𝑎𝑡𝑖𝑘𝑒, 𝑠𝑖 𝑚𝑜ℎ𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑓𝑜𝑟𝑡𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑔𝑟𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑢𝑘 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑔𝑟𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑘𝑜𝑙𝑙𝑎𝑗 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑠𝑖𝑞𝑖𝑘𝑒̈𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑜𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑘𝑜𝑙𝑒𝑘𝑡𝑖𝑣𝑒, 𝑛𝑒̈𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑖 𝑟𝑖𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑜𝑛 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑒ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑎𝑡𝑜.
𝐸 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑧ℎ𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑡 𝑚𝑒̈, 𝑝𝑜𝑟 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡’𝑎 𝑝𝑒̈𝑟𝑡𝑦𝑝𝑖𝑚, 𝑡𝑎 𝑡𝑟𝑒𝑠𝑖𝑚, 𝑡𝑎 𝑏𝑒̈𝑗𝑚𝑒̈ 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑜𝑛𝑒̈. 𝑇𝑒̈ 𝑒𝑐𝑖𝑚 𝑝𝑎𝑟𝑎, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛. 𝑆ℎ𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑣𝑗𝑒𝑛 𝑛𝑔𝑎 𝑞𝑎𝑟𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ𝑎𝑛𝑎𝑣𝑒. 𝑃𝑗𝑒𝑠𝑎 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑘𝑎 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑏𝑎𝑟𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑑ℎ𝑒, 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑗𝑒𝑠𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚𝑎𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒. 𝑃𝑢𝑛𝑎 𝑗𝑜𝑛𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑢𝑟𝑒̈ 𝑒 𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈, 𝑠𝑖 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝐸𝑢𝑟𝑜𝑝𝑎.”
Deputetët e Kuvendit, Znj. Dhurata Çupi Tyli dhe Z. Bledion Nallbati shprehën gadimshërinë e tyre për të mbështetur Autoritetin në misionin për të zbardhur të shkuarën, si dhe krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kuptimin e së shkuarës dhe edukimin qytetar të shoqërisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe Vilson Biçaku, skulptor e piktor, lindur në Savër të Lushnjës, ku ishte internuar familja e tij. Ai jeton dhe punon prej vitesh në Bruksel dhe ka ekspozuar pikturat në ShqipVille, në vendin ku u mbajt takimi. Ai foli për të shkuarën dhe të sotmen e tij.
Në takim, mbi aktivitetin e tij në Bruksel, foli Sakip Skepi, një emigrant i hershëm i para viteve ’90-të, i cili u kthye në pikë takimi për emigrantët politik ndër vite. Ai është krijuesi i Radio Panik, një media që lidh shqiptarët që jetojnë në Belgjikë, e jo vetëm.
Takimi u mbajt në ShqipVille, një ambient tërësisht shqiptar në zemër të Brukselit, kuruar nga ish-gazetarja shqiptare Ledja Canaj, e cila sot drejton Qedrën Kulturore Belgo - Shqiptare dhe emisonin “Jehona e Shqipes”, në Radio Panik, nga ku lidh me fijet e zërit mëndjet shqiptare kudo janë.
Ditën vijuese, më datë 14.12.2022, Autoriteti u takua me përfaqësues të Komissionit Europian.
Në fjalën e saj Kryetarja e Autoritetit, Znj. Sula, tha se “𝑁𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑖𝑗 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑣𝑗𝑒𝑛 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑚𝑏𝑒̈𝑛𝑔𝑢𝑙𝑗𝑒 𝑒 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛, 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘𝑗𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑢 𝑏𝑎𝑙𝑙𝑎𝑓𝑎𝑞𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑣𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚𝑎𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑠𝑡. 𝐻𝑎𝑝𝑗𝑎 𝑒 𝑑𝑜𝑠𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑠ℎ𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒𝑘𝑎𝑛𝑖𝑧𝑒̈𝑚 𝑚𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑏𝑒̈𝑛 𝑔𝑗𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑐̧𝑠𝑒 𝑛𝑥𝑖𝑡 𝑑𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢𝑛 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡𝑜𝑛𝑒̈.”
Në këtë takim ekipi i Autoritetit u shoqëruar nga deputetët znj. Dhurata Çupi Tyli dhe z. Bledion Nallbati. Në takimin me përfaqësues të Komisionit Europian, z. Alberto Cammarta, kreu i njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe z. Vincent Rey, Drejtues i Integrimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Negociatave me fqinjët, me të cilët u diskutua rreth rolit që ka Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në ecjen përpara të demokracisë në vend dhe në integrimin evropian.
Në takim morën pjesë edhe ekipi i Autoritetit z. Skënder Vrioni, anëtar, z. Selami Zalli, drejtor i Drejtorisë së Informacionit, znj. Ornela Arapi, përgjegjëse në Drejtorinë e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimi Qytetar, z. Mirela Dhono, përgjegjëse në Drejtorinë Shërbimeve Brendshme dhe Financave, znj. Liljana Çoçoli, përgjegjëse në Drejtorinë e Informacionit.
Gjatë bisedës u fol për hapat që ka bërë Shqipëria në drejtim të integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian si dhe rolin që luan kujtesa dhe zbardhja e të shkuarës në funksion të kristalizimit të demokracisë, vendosjes së shtetit ligjor dhe promovimit të pajtimin kombëtar.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian për Shqipërinë u njohën me punën e institucionit, sfidat e tashme e të së ardhmes, si dhe ndryshimet e reja ligjore që zgjerojnë veprimtarinë e Autoritetit.
Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, bëri një përmbledhje të punës se arritur deri më sot për zbardhjen e të shkuarës komuniste në vend, që nis me hapjen e dokumenteve të ish-Sigurimit për viktimat, studiuesit dhe median, gjashtë vjet më parë.
“𝑁𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑖𝑗 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑣𝑗𝑒𝑛 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑚𝑏𝑒̈𝑛𝑔𝑢𝑙𝑗𝑒 𝑒 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛, 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘𝑗𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑢 𝑏𝑎𝑙𝑙𝑎𝑓𝑎𝑞𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑣𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚𝑎𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑠𝑡. 𝐻𝑎𝑝𝑗𝑎 𝑒 𝑑𝑜𝑠𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑠ℎ𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒𝑘𝑎𝑛𝑖𝑧𝑒̈𝑚 𝑚𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑏𝑒̈𝑛 𝑔𝑗𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑐̧𝑠𝑒 𝑛𝑥𝑖𝑡 𝑑𝑖𝑎𝑙𝑜𝑔𝑢𝑛 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡𝑜𝑛𝑒̈.”- tha znj. Sula në fjalën e saj.
Lidhur me miratimin e ndryshimeve ligjore si dhe ngritjes e strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryetarja znj. Sula tha se:
“𝑃𝑎𝑟𝑙𝑎𝑚𝑒𝑛𝑡𝑖 𝑘𝑎 𝑏𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑑𝑦 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑖𝑚𝑒, 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑎𝑡 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑑𝑒𝑛𝑜𝑛𝑐𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑧𝑚𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑎 𝑒 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑠ℎ𝑒ℎ𝑢𝑟𝑎 𝑜𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑜ℎ𝑒̈𝑛. 𝐾𝑎 𝑞𝑖𝑛𝑑𝑟𝑎 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑢𝑎𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑧ℎ𝑑𝑢𝑘𝑢𝑟, 𝑖𝑑𝑒𝑛𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑘𝑢 𝑎𝑡𝑎 𝑝𝑟𝑒ℎ𝑒𝑛. 𝐸 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘𝑗𝑒 𝑛𝑥𝑖𝑡 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑖 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑒𝑛 𝑠𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑠 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑘𝑒, 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑡𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑝𝑎𝑟𝑒𝑛𝑐𝑒̈𝑠.”
Në kuadër të politikës së transparencës u vlerësua roli që ka pasur institucioni në verifikimin e pastërtisë së figurave për kandidaturat politike. Në këtë takim u prezantua më tej puna e bërë në bashkëpunim me partnerë, organizata dhe shoqata, mbi kampin e Tepelenës, atë të Maliqit. U vu theksi tek vijimësia e projekteve të nisura, sa i takon vendeve të kujtesës, kthimin e tyre në qendra të vizitueshme nga publiku dhe të rinjtë. Sfidë mbetet kthimi në një institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qendrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.
Z. Alberto Cammarata, Kreu i njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shprehu respektin dhe vlerësimin për punën e Autoritetit, duke kujtuar faktin se regjimi i komunist, la njolla të zeza në shoqërinë shqiptare.
“𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑟𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑜𝑛𝑐𝑒𝑝𝑡𝑖 𝑖 𝑙𝑖𝑟𝑖𝑠𝑒̈, 𝑛𝑔𝑎 𝑏𝑜𝑡𝑎 𝑒𝑣𝑟𝑜𝑝𝑖𝑎𝑛𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ ℎ𝑢𝑚𝑏𝑗𝑒 𝑒 𝑚𝑎𝑑ℎ𝑒. 𝑁𝑒̈ 𝑞𝑜𝑓𝑡𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑛𝑒 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑎𝑘 𝑑𝑒𝑘𝑎𝑑𝑎 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑜𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑝𝑟𝑜𝑣𝑎, 𝑝𝑟𝑎 𝑠𝑓𝑖𝑑𝑎 𝑘𝑗𝑜 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑢 𝑟𝑒𝑠𝑝𝑒𝑘𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑢𝑎𝑟, 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑘𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑝𝑎𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒𝑔𝑜𝑐𝑖𝑚𝑖𝑛. 𝑃𝑜𝑟, 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑟𝑒𝑧𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑢𝑎𝑗𝑡𝑢𝑟 𝑚𝑒𝑚𝑜𝑟𝑖𝑒𝑛 𝑏𝑎𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑘𝑡𝑒, 𝑘𝑗𝑜 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑟𝑠𝑦𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑎𝑟𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑡𝑢𝑎𝑗 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑜𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑚𝑒 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑘𝑒, 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑠𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑗𝑒𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑎𝑛𝑎 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑟𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑎𝑡, 𝑝𝑟𝑎 𝑓𝑢𝑛𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖𝑠𝑒̈.
𝐾𝑗𝑜 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑎 𝑛𝑑𝑖ℎ𝑚𝑜𝑗𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚𝑖𝑡 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑡𝑖𝑘 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑. 𝐾𝑦 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑖𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑖 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑞𝑒̈ 𝑗𝑢 𝑘𝑒𝑛𝑖, 𝑝𝑟𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒̈𝑠 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑛𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖.”
Ndër aktivitetet e Autoritetit ai veçon atë për gjetjen e të zhdukurve, duke e parë si domosdoshmëri investigimin e mëtejshëm mbështetur në fakte e dokumente.
Autoriteti për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit po mban aktivitete të rëndësishme, gjatë vizitës disa ditore në Bruksel, në kuadër të misionit të hedhjes dritë mbi të shkuarën komuniste të vendit tonë dhe krijimit të urave lidhëse me komunitetit shqiptar që ndodhet në Belgjikë.
Në të njëjtën ditë, Kryetarja e Autoritetit znj.Gentiana Sula, shoqëruar nga deputetët znj.Dhurata Çupi dhe z.Bledion Nallbati, si dhe ekipi i Autoritetit, mirëpriten në një takim të përzemërt në shtëpinë e Lek Pervizit, me praninë e gruas së tij Beba dhe djalit, Leonard.
Biseda e ngrohtë dhe miqësore kishte në qendër të saj punën e bërë nga Autoriteti në drejtim të zbardhjes së të shkuarës si dhe ndihmës së pamatë që z. Lek Pervizi, ish i dënuar, ish-i përndjekur politik, ka bërë në dokumentimin e krimeve të ndodhura në kampin e Tepelenës, në të cilin ai vuajti një pjesë të dënimit të tij 40 vjeçar.
Në këtë takim u fol për integrimin e shqiptarëve që mësojnë dhe punojnë në Belgjikë, të cilët nuk e harrojmë kurrë vendin e tyre duke promovuar vlerat kombëtare.
𝗟𝗲𝗸 𝗣𝗲𝗿𝘃𝗶𝘇𝗶 ka lindur në Skuraj të Krujës më 2 mars 1929. Ai është piktor shqiptar, shkrimtar, publicist, poet dhe ish i përndjekur politik, me banim në Belgjikë. I biri i Gjeneral Prenk Pervizit dhe Prena (Ana) Pervizit, Leka lindi në një familje të shquar katolike të veriut. Pervizi ndoqi studimet në Romë, Itali, ku qëndroi deri në qershor 1943. Kur u kthye në Shqipëri 1944, ai u persekutua nga diktatura komuniste si një kundërshtar politik, i cili vuajti dënimin prej 40 vitesh në burgje dhe kampe internimi. Pervizi e rigjeti lirinë në Belgjikë në 1990, ku iu dedikua me devotshmëri aktiviteteve artistike dhe letrare. Ai themeloi dhe publikoi në tetor 1993 revistën shqiptare “Kuq e Zi”. Ai publikon në këtë revistë kujtimet e tij, poezitë e vizatimet të krijuar në kushtet e periudhës së internimit, si dhe përkthen punime që lidhen me historinë e Shqipërisë. Në 6 mars 2012, një shkollë në fshatin e Plukës në Lushnje mori emrin e tij "Shkolla 9 vjeçare Lek Pervizi Pluk", në fshatin ku Pervizi jetoi dhe punoi për 32 vite si i internuar.
Ndër punimet e tij më të rëndësishme është publikimi i skicave të kampit “famëkeq” të internimit në Tepelenë, të cilat arritën t'i mbijetonin kohës dhe sistemit komunist. Ato vizatime Leka ka arritur t'i ruajëq dhe reflektojnë kujtimet vetjake të situatave gjatë internimit dhe të bashkëvuajtësve me të cilët kishte ndarë dënimet.
Leka erdhi në Shqipëri në 1943 ku shumë shpejt (nëntor 1944) u arrestua e kaloi dënime të njëpasnjëshme nën persekutimin e diktaturës komuniste, nga 1950 deri më 10 tetor 1990: në Berat, Tepelenë, Porto-Palermo, Shtyllaz, Radostinë, Kuç, Lushnjë (Savër, Gradishtë, Pluk).
Bilanci i familjarëve dhe të afërmve të Lek Pervizit, të larguara nga jeta gjatë komunizmit, është 23 vetë: 13 burra, të pushkatuar ose vdekur në burg, 4 gra dhe 6 fëmijë, varret e të cilëve përveç mamasë dhe të vëllait (Gencit), nuk dihen. Leka ka shkruar monografitë e dy vëllezërve të tij, Valentinit e Gencit, të dy të vdekur: Genci - në kampin e Gradishtës pas 42 vitesh burgjesh e kampesh, ndërsa Valentini pas 47 vitesh internim u bashkua në Itali me bashkëshorten, ku gjeti vdekjen në 1999 në Bolonjë.
Me propozim të Autoritetit, në 23 gusht 2018, Lek Pervizi u dekorua me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” nga Kreu i Shtetit. Ky titull iu dha në shenjë nderimi e respekti, e me mirënjohje të veçantë për vuajtjet e sakrificat e tyre si dhe dokumentimin historik nëpërmjet pasqyrimit e vizatimit të kushteve çnjerëzore nëpër kampet e internimit, situatave dhe portreteve njerëzore
Autoriteti për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit po mban aktivitete të rëndësishme, gjatë vizitës disa ditore në Bruksel, në kuadër të misionit të hedhjes dritë mbi të shkuarën komuniste të vendit tonë dhe krijimit të urave lidhëse me komunitetit shqiptar që ndodhet në Belgjikë.
Në mbyllje të aktiviteteve të datës 14.12.2022, u shfaq për komunitetin shqiptar në Belgjikë, dokumentari “Edhe muret kanë veshë”, i cili erdhi si bashkëpunim i Autoritetit me shoqatën ‘Vlera’, një organizatë e studentëve shqiptarë që studiojnë dhe punojnë në Bruksel.
“Edhe muret kanë veshë” është një prodhim i Autoritetit me dëshmi nga të mbijetuarit e burgjeve dhe kampeve të internimit në komunizëm, me autore Alketa Xhafa-Mripa, aktiviste, artiste konceptuale dhe gazetaren Shqiptare-Amerikane Kristale Ivezaj Rama.
“Edhe dhe Muret Kanë Veshë” është një projekt multidimensional dedikuar ndarjes së historive të pathëna të diktaturës Shqiptare 1944-1991 përmes rrëfimit të historive, fotografisë, filmit dhe artit konceptual.
Me rastin e prezantimit të këtij dokumentari Kryetarja e Autoritetit, Znj. Gentiana Sula i njohu të pranishmit me punën 6-vjeçare të institucionit,në drejtim të zbardhjes së të shkuarës sonë komuniste. Ajo i bëri thirrje komunitetit shqiptar në Belgjikë që të angazhohet në drejtim të kërkimit arkivor për dokumente që i përkasin familjeve të tyre të emigruara pas viteve ‘50 - të, me qëllim demontimin e narrativës së ngritur nga ish-Sigurimi i Shtetit.
“Në dokumente gjenden të dhëna për mënyrën se si janë survejuar emigrantët politikë, gjejmë gjurmë të trajtimit të personave të rëndësishëm për komunitetin, të cilat duhen ballafaquar me gjurmët, historitë që dëshmojnë familjet e këtij komuniteti për të kuptuar atë që ka ndodhur. Edhe komuniteti i shqiptarëve të Kosovës nuk ka qenë jashtë radarit të Sigurimit të Shtetit, qoftë në aspektin personal dhe atë shoqëror.
Ajo që duam të bëjmë ne është të qëmtojmë vlerat dhe të distancohemi nga anti- vlerat. Është koha që në këtë ‘natë të erret’ të historisë sonë të gjejmë ato ‘yjet që ndriçojnë’, të gjejmë vlerat që na duhen, sepse ato do të na tregojnë rrugën në të cilën do të ecim në të ardhmen.
Një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe ftesa për studentët që kanë interes profesional në fushën e arkivës, historisë gazetarisë, drejtësisë, që të mund të përqendrohen në shfrytëzimin e materialeve arkivore, për të hedhur dritë mbi të shkuarën”.
Komuniteti shqiptar në Belgjikë paraqet për Autoritetin një interes shumë të madh historik. Ai është vendosur aty pas vitet ‘50-të dhe ka qenë aktiv në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nuk ka ndalur përpjekjet dhe angazhimet politike për t’i treguar botës pasojat që kishte sjellë në Shqipëri vendosja e regjimit komunist.
Në planet më të afërta të Autoritetit është nisja e një serie të dytë të “Konferencës Shkencore për Emigracionin”, dedikuar komunitetin shqiptar të Belgjikës dhe Francës.
Kryetarja e Autoritetit znj. Gentiana Sula dhe ekipi, me z. Skënder Vrioni, anëtar, z. Selami Zalli, drejtor i Drejtorisë së Informacionit, znj. Ornela Arapi, përgjegjëse në Drejtorinë e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimi Qytetar, z. Mirela Dhono, përgjegjëse në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financave, znj. Liljana Çoçoli, përgjegjëse në Drejtorinë e Informacionit, si dhe deputetët znj. Dhurata Çupi dhe z. Bledjon Nallbati mbajtën takime të rëndësishme me komunitetin shqiptar në Belgjikë, të vjetër dhe të ri, me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit me ta, në drejtim të hedhjes dritë në të shkuarën si dhe nevojës për ndërtimin e një narrative të re në fushën e kujtesës sonë kolektive.
Gjatë kësaj vizite Autoriteti u mbështet nga ambasada shqiptare në Belgjikë dhe Shtëpia Kulturore Belgo-Shqiptare, drejtuar nga gazetarja shqiptare Ledja Canaj. Falë kësaj mbështetjeje u zhvilluan takime me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Belgjikë, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Komisionit Evropian.