Tiranë, 25 mars 2024- Ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner zhvilloi një vizitë në mjediset e AIDSSH-së, ku u njoh me proceset e punës si dhe projektet që po zhvillon institucioni në drejtim të rishqyrtimit të historisë, si dhe procesit të kujtesës me qëllim edukimin qytetar të publikut.
Ambasadori z. Bergner dhe ekipi e tij vizituan arkivin e dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve, etj. U njohën me punën e bërë në arkivën digjitale, procesin e scanimit të dosjeve, ndërtimit të fototekës dhe mediatekës. Më pas ata vizituan bibliotekën “Musine Kokalari”, e cila është kthyer në një qendër të vizitueshme, me mundësi leximi e njohjeje me dokumentacionin, nga studiues dhe media.
Diskutimet mbi synimet e Autoritetit dhe punën në të ardhmen vijuan në sallën e mbledhjeve.
Kryetarja, 퐙퐧퐣. 퐆퐞퐧퐭퐢퐚퐧퐚 퐒퐮퐥퐚 bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të dytë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, nismave për zbardhjen e historive të kampit të Tepelenës, të burgut të Spaçit etj.
Autoriteti është tashmë një qendër ku zhvillohen aktivitete që kanë në qendër zbërthimin e dokumenteve dhe diskutimin mbi fatit të viktimave të së shkuarës. Këtu u përmenden projektet më të fundit në fushën e edukimit si : Platforma me burime të hapura arsimore 1944-1991 –“Mësojmë nga e kaluara” si dhe Klubi i librit me të njëjtën tematikë, të cilat synojnë informimin e mësuesve të arsimit parauniversitar me ngjarje të shkuarës 1944-1991 më qëllim përcjelljen e tyre në brezat e rinj.
Zbardhja e të kaluarës, bashkëpunimet me institucionet homologe, grupet e interesit dhe nismat për hapjen e studimin e dosjeve nëpërmjet aktiviteteve në nivel lokal e kombëtar, ishin pjesë e fjalës së saj.
Ambasadori, z. Karl Bergner u shpreh se: “Besueshmëria e institucioneve përballë sfidave të përditshme, trajtimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, puna me të rinjtë dhe komunitetet, janë të rëndësishme. Ai përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën, edukimi i brezave dhe mos përsëritjen e diktaturave në të ardhmen. "
Ambasada Gjermane e ka mbështetur që nga fillimi aktivitetin e AIDSSH-së dhe rolin e tij për drejtësinë tranzicionale në vend, si dhe ka ndihmuar me baze teknologjike, me pajisjet e scanimit, kitin e pajisjeve për marrjen intervistave audio-vizuale, serverin ku depozitohen si dhe ka kontribuar së fundi me trajnimin e specialistëve të AIDSSH-së për ndërtimin e Mediatikës.
Autoriteti po punon intestivisht që të jetë një institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qëndrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.