Raporti vjetor 2023: Hetime në terren për të zhdukurit dhe platforma edukimi mbi te kaluarën

Raporti vjetor 2023: Hetime në terren për të zhdukurit dhe platforma edukimi mbi te kaluarën

 

Tiranë, 21 maj 2024 - Me një prezantim të  dy botimeve, akademike dhe didaktike, mbi revoltën në kampin-burg të Spaçit, të burgosurve politikë, 21-23 maj 1973, nisi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, raportimi mbi veprimtarinë e AIDSSH-së gjatë vitit 2023. Autoriteti u përfaqësua nga kryetarja znj. Gentiana Sula dhe anëtarët z. Skënder Vrioni, z. Altin Hoxha, z. Albert Nikolla.

 

Kryetarja e Autoritet Dr. Gentiana Sula e cilësoi fillimin e mandatit të dytë me arritje në dy drejtime thelbësore : 

 

Konsolidimi institucional dhe legjislativ i procesit të identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të të zhdukurve dhe ekzekutuarve realizuar përmes:

Hartimit të draft VKM dhe dërgimit në Ministrinë e Drejtësisë për dakordësi dhe miratim, 

Hetimeve adminisrative në vendvarrimet e dyshuara, për rastet e vrasjeve në kufi, të zhdukurëve gjatë vuajtjes së dënimit në Burgun e Spaçit; për të zhdukurit në Shkodër. 

Hartimit të databazës për personat e zhdukur gjatë kohës së komunizmit. 

Shqyrtimit të 57 kërkesave, nga të cilat 39 rezultojnë me të dhëna arkivore.

Mbledhjes së informacioneve në lokacione si territori i burgut të Burrelit, burgu i Gjirokastrës, burgu i Shkodrës dhe Kampi i Tepelenës, zona e Spacit, etj. 

53 kërkesave drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe .Drejtorisë së Burgjeve, për gjetje të të dhënave për të pagjeturit.

Kryerjen e kërkimeve në vende të dyshuara, për të cilat janë marrë edhe dëshmi, si në Mallkeq, Bashkia Selenicë, Shën Vasil, Bashkia Sarandë, fshati Vorfë, Njësia Administrative Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe etj.

Lokalizimi i vendeve të dyshuara si vendvarrime, shenjëzimi i koordinatave të tyre, si dhe realizimi i barkodit për secilin rast, sipas Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor Shqiptar. 

 

Konkretizimi me sukses i Marrëveshjes ndërinstitucionale të Bashkëpunimit me MAS për përfshirjen në kurrikulën e arsimit parauniversitar të informimit mbi aktivitetin e ish-Sigurimit të Shtetit, me:

Përgatitjen e materialeve informuese dhe vënien në funksion të platformës “Mësojmë nga e kaluara, burime arsimore të hapura 1944-1991”, një platformë interaktive me burime parësore si arkivë, dëshmi gojore, etj., e cila bën bashkë aktorët e kujtesës dhe ekspertët e arsimit, me qëllim edukimin për qytetari demokratike. 

Raportimi vijoi me :

 

Zbatimi i rezolutës së Kuvendit mbi veprimtarinë e Autoritetit.

-Hartimi i akteve nënligjore në kuadër të përafrimit me ndryshimet që pësoi ligji nr. 45/2015 në vitin 2022.

-Verifikimi i figurave të zyrtarëve të pajisur më parë me çertifikatë pastërie figure, pas ndryshimeve ligjore që sollën shfuqizimin e vendimeve të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, 

-Informimi i studiuesve dhe mediave me administrimin e 112 kërkesa studimore dhe mediatike dhe miratuar 116 vendime vendime të Autoritetit (përfshirë edhe ato të mbartura nga viti 2022) për 1329 dosje me një total prej 138 010 faqe, ndër të cilat janë anonimizuar material dokumentar, me një total prej 10 522 faqe. 

-Skanimi i 1.419.597 imazhe. Masa për krijimin e kartotekës, në funksion të përmirësimit të punës për trajtimin e kërkesave dhe shkurtimin e afateve.

-Bashkëpunimi me ISKK me vënien në dispozicion, sipas procedurave, të 70 njësive arkivore dhe hartimit të draft-marrëveshjes mes palëve.

-Deklasifikimi i 5,591 njësi arkivore (dosje, fashikuj etj.) me një total prej 237,259 fletë dokumente arkivore.

-Digjitalizimi i 2113 dosje fizike dhe 175 dosje të mikrofilmuara, me një total prej 158 268 faqe dokumente arkivore, 285 CD për vënie në dispozicion të kërkuesve, skanuar 1.419.597 imazhe .

 

Informimi i individidëve dhe institucioneve.

-Rriten me 457 kërkesat individuale. Mbyllen 509 nga të cilat 277 kërkesa me dokumentacion arkivor, 187 pa dokumentacion arkivor. Anonimizohen dhe digjitalizohen 67.000 faqe.

-176 kërkesa për internim-dëbim ose burgim, nga të cilat: 59 kërkesa për internim/dëbimet nga ISSh-të e rretheve, 113 kërkesa për internim/dëbimet nga qytetarë dhe 4 kërkesa për informim nga institucionet.

-Janë marrë 91 vendime dhe janë verifikuar 257 kandidatë, nga të cilët vetëm për 14 kandidatë rezultojnë dokumente, pra figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë, ose si dëshmitarë në procese politike. Kemi një rritje me +8.41%. të kandidatëve të verifikuar nga vitit 2022. 9 kandidatë kanë rezultuar me probleme.

 

Kujtesa/Aktivitete, ekspozita, konferenca e takime

- 49 aktivitete, 3 ekspozita arkivore, dy simpoziume ndërkombëtare brenda dhe jashtë Autoritetit të cilat përkojnë me datat e kalendarit të kujtesës. 

-56 botime në letër dhe 59 botime online

-Një libër për nxënësit e arsimit parauniversitar.

-Regjistruar 60 intervista me ish-të dënuarit e kamp-burgut të Spaçit, dëshmi të familjarëve dhe të të zhdukurve

- Realizimi i dokumentarit për Revoltën më burgun e Spaçit.

-Prezantimi i ideve për memorialet në nderim të të vrarëve dhe zhdukurve nga diktatura, si në burgje, kampe, hetuesi apo edhe në kufi. 

 

Problematikat e hasura 

-Krijimi i një skeme të veçantë dëmshpërblimi për vitet e internimit të fëmijëve, të cilëve koha e internimit dhe e dëbimit për motive politike, nuk njihet si vjetërsi pune për të lindurit në internim apo ata që nuk kishin mbushur moshën 15 vjeç, 

-Në pritje të miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për gjetjen, identifikimin, rekuperimin e eshtrave dhe mënyrën e mbrojtjes e ruajtjes së vendvarrimeve të personave të zhdukur gjatë periudhës 29 nëntor 1944-2 korrik 1991”.

-Mungesë bashkëpunimit me organe të pushtetit vendor për zbatimin korrekt të ligjit për verifikimin e figurës së personave që propozohen për dekorim, tituj nderi, apo propozimeve për emërtimin e hapësirave publike me emra personalitetesh.

-Mungesa e bashkëpunimit nga ana e partive politike, apo koalicioneve të regjistruara në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore në kuadër të vlerësimit të pastërtisë së figurës të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Në vijim, relatori i seancës, z. Klevis Xhoxhi, pasi shprehu vlerësimin mbi punën e institucionit përgjatë vitit 2023, trajtoi me radhë pikat e rezolutës dhe punën e bërë për realizimin e tyre.

Pas paraqitjes së raportit, anëtarët iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të Komisionit të Ligjeve sa i takon verifikimit të zyrtarëve, dhe efektit që ka pasur në këtë drejtim pas miratimit të ndryshimet ligjore të vitit 2022 me shfuqizimin e komisioneve “Bezhani” e “Mezini.

 

Raporti i plotë:  https://autoritetidosjeve.gov.al/raport-vjetor-2023