ICMP përfundon sondazhet në 6 vendvarrimet e dyshuara të dala nga hetimet e AIDSSH-SË
Në kuadër të projektit “Mbështetja e drejtësisë tranzitore dhe përballja me të shkuarën në Shqipëri”, më datë 24 shtator 2024, në mjediset e Hotel Mondial në Tiranë u zhvillua takimi prezantues i gjetjeve të ekspeditave të para të kryera nga ICMP (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) dhe Autoriteti i Dosjeve, në 6 vendndodhje të dyshuara, pjesë e listës prej rreth 120 vendvarrimeve të identifikuara.
Takimi u përshëndet nga #Kryetarja e #Autoritetit, znj. Gentiana Sula, e cila falënderoi ICMP-në dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen logjistike e financiare në procesin e identifikimit dhe survejimit me metoda bashkëkohore shkencore të vendvarrimeve të dyshuara.
Ajo theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve dhe të vrarëve gjatë periudhës së komunizmit, duke vënë në dukje se deri më tani janë regjistruar rreth 400 aplikime nga familjarët e viktimave.
Në fjalën e tij, z. Luigj Ndou, përfaqësues i #ICMP-së, prezantoi punën e ekipit të arkeologëve dhe antropologëve, të cilët kryen sondazhe në 6 vendvarrime të dyshuara në Shkodër, Mirditë, Vlorë, Himarë dhe Kolonjë, ndërsa raportet përfundimtare do t’u paraqiten autoriteteve përkatëse në dhjetor të vitit 2025.
#Anëtarët e Autoritetit, z. Altin Hoxha dhe z. Gjergj Marku, nënvizuan rëndësinë e bashkëveprimit institucional mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe pushtetit vendor, si një detyrim ligjor dhe moral përballë familjarëve që kanë pësuar humbjet.
Z. Luan Ismaili koordinator/specialist i projektit #AIDSSH_ICMP dhe bazës së të dhënave, bëri një prezantim të detajuar të hapave konkretë të ndërmarrë për përzgjedhjen e 6 vendvarrimeve : atë të Varrezave të Rrmajit në Shkodër, 2 vendvarrimeve në fshatin Shpal në Mirditë,një vendvarrim në Selenicë të Vlorës, një në Shën vasil në Himarë dhe një në Shelegur, në qarkun e Kolonjës. Ai përshkroi veprimet administrative të ndërmarra në drejtim të mbledhjes së dëshmive nga familjarë apo njerëz që kanë dijeni, studimi dokumentave të ish Sigurimit dhe kryqëzimi i të dhënave, kryerjen e takimeve përfaqësues të bashkive dhe komunave përkatëse, kompleksiktetin e dhe vështirësitë e procesit etj.
Më pas Znj. Sandra Sostaric, #koordinatore, përfaqësuese nga #ICMP, prezantoi nga afër gjetjet e ekspeditës e cila u bazua në kontaktet me përfaqësues të komuniteteve, dhe u bazua në  rilevimet dhe fotografimeve nga afër të terrenit i cili në disa raste ishte i thyer dhe i vështirë për t’ u arritur. Ajo analizoi një nga një vendvarrimet e dyshuara duke dhënë rekomandime të personalizuara për secilin bazuar specifikave dhe vështirësive që paraqet secili rast.
Disa nga cështjet që duhen mbajtur parasysh në ndërhyrje është kompleksitetit i terrenit, urgjenca e ndërhyrjes për shkak të rrjedhjeve të ujit apo disa rrjedhave të cilat shkaktoni rrëshqitje të terrenit, zhvendosja e ndonjë strukture që është ndërtuar në afërsi të tyre qe e bën të pamundur gërmimin, problematikat e pronësisë së tokës, gërmimi në një kuotë të cekët me makineri gërmuese të vogla , administrimi i gjetjeve gjatë kohës që do të ndërmerren analizat e AND-së për identifikimin e personave bazuar bazës së të dhënave etj.
Në takim morën pjesë përfaqësues të #Policisë së Shtetit, pushtetit vendor, organizatave të të përndjekurve dhe të tjerë aktorë institucionalë, të cilët vlerësuan iniciativën dhe theksuan nevojën për zgjerimin e këtyre metodave edhe në vendvarrime të tjera të dyshuara.
#Kryetarja e #Autoritetit, siguroi të pranishmit mbi angazhimin maksimal të AIDSSH për të prezantuar dhe përcjellë punën e bërë tek strukturat kompetente me qëllim cuarjen përpara të këtij procesi sa delikat aq dhe me ndjeshmeri i cili  lidhet ngushtë me kujtesën kolektive dhe me drejtësinë tranzicionale.
Ajo theksoi edhe një herë se procesi i kërkimit të eshtrave të të zhdukurve është një rrugëtim i gjatë dhe i ndjeshëm që ka filluar me sondazhet në terren në 6 vendvarrime të dyshuara, për të përcaktuar kushtet, sfidat dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm, por që do të vazhdojë me shtrirjen e kërkimeve edhe në vendndodhje të tjera.
Ajo tha në mbyllje të aktivitetit, se identifikimi i eshtrave kërkon një proces të mëtejshëm shkencor, që përfshin gërmime të specializuara, analizë ADN-je dhe verifikim dokumentar, i cili do të zhvillohet në vijimësi.
Ky është vetëm fillimi i një pune afatgjatë që synon të çojë drejt rezultateve konkrete për familjarët dhe shoqërinë.