Tiranë 12 shtator 2025- Mirëpritëm sot përfaqësuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës, të kryesuar nga Prof. Asoc. Dr. Meliza Krasniqi dhe kurorëzuam një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të dokumentacionit dhe forcimit të lidhjeve akademike në fushën e studimeve historike.
Kryetarja e Autoritetit, Dr.Gentiana Sula, theksoi kompleksitetin e historive të jetëve njerëzore që dokumentohen në Fondin e Kosovës, ku pasqyrohen fatet e qytetarëve që u larguan nga shtypja e te drejtave etnike e kulturore dhe trajtimin e tyre nga Ish -Sigurimi.
Ky partneritet do të kontribuojë në hulumtimet shkencore historike me një qasje të kujdesshme etike dhe ligjore.
Përfaqësuesja e Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. Asoc. Dr. Meliza Krasniq vleresoi rëndesine e këtij bashkëpunimi në fushën e kërkimeve shkencore dhe në ndriçimin e historisë sonë të përbashkët.
Anëtari i Autoritetit, z. Altin Hoxha, prezantoi “Fondin Kosova”, ndërsa z. Selami Zalli, drejtor i Drejtorisë së Informacionit, solli në vëmendje punën e bërë deri më tani në Autoritet me këtë fokus.
#Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit parashikon realizimin e kërkimeve shkencore si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, konferenca dhe simpoziumeve, shkëmbimi i dokumenteve dhe publikimeve, si dhe studimi i figura historike e ngjarje të lidhura me periudhën e diktaturës.
Disa nga #format e bashkëpunimit për vitin 2026 pritet të jenë: hapja në Prishtinë e ekspozitës së tipologjive të dokumentave të ish Sigurimit të Shtetit; bashkëorganizimi i Simpoziumit për kalimet e dyanshme në kufirin verilindor Shqipëri-Kosovë; organizimi i Dosjeve të Hapura për figurat historike të Albanologjisë; Klube Libri si dhe botime të përbashkëta me dokumentare me interes publiks.
#Bashkëpunimi i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) me Institutin Albanologjik të Prishtinës është i rëndësishëm për shumë arsye: së pari, ky bashkëpunim lejon shkëmbimin e njohurive dhe burimeve arkivore për të dokumentuar dhe analizuar periudhën 1944-1991 në të dyja territoret, duke ofruar një perspektivë më të plotë të përndjekjeve dhe politikave represive të ushtruara nga Sigurimi i Shtetit dhe organet jugosllave.
Së dyti, ai forcon drejtësinë tranzicionale përmes studimit të përbashkët të dosjeve, duke ndihmuar viktimat dhe historianët të gjejnë të vërtetën për ngjarje si demonstratat e 1981-ës apo spastrimet etnike në Kosovë.
Së treti, ky partneritet kontribuon në ndërtimin e një narrative të përbashkët historike mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke promovuar unitetin dhe edukimin qytetar. Në mbyllje, bashkëpunimi mbështet integrimin evropian duke ndjekur modele të ngjashme si psh ai gjerman për menaxhimin e arkivave të regjimeve totalitare, duke e bërë këtë proces një urë për pajtim dhe transparencë.
Më tej grupi i studiuesve u njoh me fondet arkivore si dhe me produktet audiovizuale të Autoritetit, dokumentarët “3 ditët e lirisë” dhe “Ana tjetër e Valiasit”.
Kjo vizitë e përfaqësuesve të Institutit Albanologjik të Prishtinës në Tiranë pason takimin e mëparshëm të zhvilluar në Prishtinë mes përfaqësuesve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe studiuesve kosovarë.
#InstitutiAlbanologjik_i_Prishtinës (IAP), i themeluar më 1 qershor 1953, është qendra kryesore e studimeve albanologjike në Kosovë dhe një nga institucionet më të rëndësishme shkencore shqiptare. Historia e tij pasqyron jo vetëm zhvillimin e kërkimeve në gjuhë, letërsi, histori, folklor dhe etnografi, por edhe sfidat e mëdha të përballuara gjatë periudhës së pasluftës së II-të Botërore, kur u mbyll, u vu nën censurë dhe studiuesit e tij u persekutuan për mendimet e lira shkencore. Megjithatë, instituti mbeti një vatër rezistence kulturore, ku breza studiuesish, nga Selman Riza e Mehdi Bardhi, te Anton Çeta dhe Hysen Matoshi, mbajtën gjallë identitetin shqiptar. Pas luftës së vitit 1999, IAP rifitoi vendin e tij si institucion i pavarur kërkimor, duke zhvilluar projekte madhore, botime dhe revista si Gjurmime Albanologjike dhe Gjuha Shqipe. Sot, IAP bashkëpunon me Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe qendra të tjera shkencore, duke organizuar aktivitete të përvitshme si Java e Albanologjisë dhe Panairi i Botimeve Albanologjike. Me një bibliotekë prej mbi 50 mijë vëllimesh dhe një trashëgimi të pasur botimesh, Instituti vazhdon të mbetet shtyllë e albanologjisë dhe e kujtesës kulturore shqiptare.
Gentiana Sula Faqja Zyrtare Dega e Historisë - Instituti Albanologjik Prishtinë @Instituti Albanologjik Prishtinë Meliza Krasniqi Skender Vrioni Altin Hoxha Selami Zalli Nertila Seitaj Ermira Shtino Anton Dukagjini Arlinda Kondi @kryesoret #arkivaAIDSSH #MësojmëngaeKaluara #Historia #Kosovë #Shqipëri #bashkëpunimi