Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH), është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.
Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit” dhe është ndryshuar me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, nr.19/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 95/2016,“Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”
Procedurat e rekrutimit, punësimit, për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin, nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet të cilat janë parashikuar që të mbulohen nga nëpunës civil, si dhe “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.
Plani i ndryshuar i rekrutimeve të AIDSSH, për vitin 2023, në të cilin janë përfshirë pozicionet e reja, si dhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu: