Baza ligjore /institucione

Qëllimi i informimit të Institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike

sipas ligjit nr. 45/2015 i ndryshuar.

Qëllimi i legjislatorit shprehur në nenet 26-30 të ligjit nr 45/2015, synon që nëpërmjet procesit të kontrollit të verifikimit të figurës, kandidati për këtë detyrë të përmbushë ndër të tjera dhe kriteret që të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor, i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit, as person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm; duke siguruar integritet të lartë të kandidatëve, përpara emërimit /ngritjes në detyrë apo për tu zgjedhur, si edhe figura të pastra në detyra funksionale jo vetëm në institucionet e reja të drejtësisë dhe policisë por edhe në cdo institucion të administratës shtetërore..  

Neni 26 dhe 29 i ligjit 45/2015 i ndryshuar

a)      Realizimi i procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve për poste të larta në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra.

b)      Informimin e institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, të identifikuara, garantimi për shqyrtimin dhe dorëzimin e tyre tek kërkuesi brenda një afati të arsyeshëm; Janë verifikuar gjithsej 1.599 kandidatë përpara emërimit /ngritjes në detyrë, nga të cilët për organet e reja të vetingut në drejtësi janë verifikuar gjithsej 578 kandidatë, ndërsa për vettingun në polici janë verifikuar gjithsej 94 kandidatë

Neni 26 dhe 30 i ligjit 45/2015 i ndryshuar

a)      Kryerjen e verifikimit të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të shtetit, kur kjo kërkohet për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale. Janë verifikuar gjithsej 446 kandidatë për deputet / kryetar bashkish.

Neni 26 dhe 27 i ligjit 45/2015 i ndryshuar

a)      Kryerjen e verifikimeve për personat që propozohen për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit nga institucionet përgjegjëse dhe organet e pushtetit vendor.  Janë verifikuar gjithsej 144 kandidatë për dhënie dekoratash.

Neni 26 i ligjit 45/2015 i ndryshuar

a)      Informimi për kërkesat e paraqitura nga gjykatat, prokuroritë ose Policia Gjyqësore, për efekt të një procedimi penal të regjistruar

Subjektet e verifikimit nga Autoriteti?

1. Kandidatët që aplikojnë për emërim apo ngritje në detyra si :

a)President i Republikës; b) anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlershme me to; c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve; ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; d) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”; dh) prefektë; e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës; ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati; f) drejtues të përfaqësive diplomatike; g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë; gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike; h) Drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar; i) Drejtor dhe Zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare; j) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi

2. kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet prej tyre për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale;

3. kandidatët që propozohen për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit

Dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e verifikimit                                                                                              

Kërkesë nga institucioni për zyrtarin që emërohet ndrihet në detyrë

Kërkesë nga subjekti për verifikimin e kandiatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshillash qarku

Kërkesë nga institucioni (kryesisht institucioni i Presidentit të Shqipërisë dhe organet e pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë) për verifikim të kandidatit që propozohet për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit.

Formular i aplikimit për zyrtarë që eërohen/mgrihen/zgjedhje parlamentare ose vendore i cili duhet të plotësohet në cdo seksion nga kandidati.     

Kundërshtimi i veprimeve të Autoritetit  Neni 39 dhe 40 i ligjit nr 45/2015 i ndryshuar

Kur kërkuesit e dokumenteve, sipas përcaktimeve të këtij kreu, si dhe personat e përmendur në to konstatojnë se në dokumentet dhe të dhënat e vëna në dispozicion nga Autoriteti ka pasaktësi, ata vënë në dijeni Autoritetin, duke paraqitur kërkesë për korrigjimin e të dhënave.... me evidentimin e plotë të informacionit të pasaktë, arsyet e vlerësimit të këtij informacioni si të pasaktë, identifikimin e pjesëve ku ka vend për saktësime, si dhe të dhëna apo dokumente që vërtetojnë pretendimet për pasaktësi dhe që ndihmojnë në saktësimin e informacionit.

………Autoriteti bën korrigjimet përkatëse në dokumentin e prodhuar nga vetë Autoriteti, një kopje e të cilit i bashkëngjitet dokumentit origjinal. Në çdo rast korrigjimi bëhet me vendim të arsyetuar dhe mund të ankimohet në gjykatën kompetente për gjykimin e çështjeve admini-strative.