Ekspozita arkivore 2018

EKSPOZITA DOKUMENTARE VITI 2018

1.      “45 vjetori i revoltës së Spaçit”, ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për repartin 313, Spaç, më 17 maj 2018.Dosjet u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë. Gjatë aktivitetit u bë informimi i qytetarëve si dhe u plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

2.      Ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për zonën e Konispolit, më 13 qershor 2018. 40 dosje formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtorësh u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë, për 46 viktima të evidentuara. Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, u bë informimi i qytetarëve si dhe u plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

3.      Persekutimi komunist në zonën e Konispolit”, në Konispol, më 26 qershor. 40 dosjet formulare, hetimore-gjyqësore dhe bashkëpunëtorësh të deklasifikuara dhe të bëra publike për herë të parë në Tiranë, për 46 viktimat e evidentuara u ekspozuan për komunitetin vendas, në sheshin qendror të qytetit, në një organizim të posaçëm, në bashkëpunim me Bashkinë Konispol. Qytetarët u informuan gjatë aktivitetit dhe plotësuan formularë aplikimi për njohje me dosje.

4.      Ekspozitë dokumentare me dosje/dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për zonën e Tepelenës, më 20 gusht 2018, në Tiranë, pranë AIDSSH, me prani të studiuesve, medias dhe shoqatave të të drejtave të njeriut. Në këtë aktivitet u deklasifikuan dhe u bënë publike për herë të parë 44 dosje. Dosjet e sigurimit trajtuan Kryengritjen e Zhapokikës, klerin vendas, kampin e Bënçës, të internuarit; të arratisurit, të vrarët në kufi, bandat e diversantëve e të tjera

5.      Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”, në Tepelenë, më 23 gusht. Në këtë aktivitet u ekspozuan dokumentet dhe dosjet e sigurimit që dokumentonin persekutimin komunist të pjesëmarrësve në kryengritjen e Zhapokikës, klerit vendas, kampin e Bënçës, të internuarit; të arratisurit, të vrarët në kufi, bandat e diversantëve e të tjera me pjesëmarrjen e komunitetit vendas.

6.      Ekspozita në Tiranë dhe Memaliaj e materialeve arkivore të AIDSSH, 5-6 tetor, për rezistencën antikomuniste të Zhapokikës, në bashkëpunim me institucionet homologe, pushtetin lokal dhe komunitetin vendas. Informim i qytetarëve dhe plotësim i formularëve në aktivitet.

7.      Ekspozita “Mbi punën e STASI-t në DDR”, AIDSSH në bashkëpunim me Autoritetin Gjerman të Dosjeve dhe KAS, 22 tetor 2018, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”.

8.      Ekspozita “Mbikëqyr, terrorizo, përndiq” në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, bisedë me ish-të burgosur të Burrelit dhe paralelet mes dy realiteteve komuniste. Bashkëpunim i Autoritetit për Informimin

9.      RAPORT VJETOR 2018 - 48 mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Inner Wheel Club Tirana, drejtësia tranzicionale për gjimnazet e Tiranës