Fonde arkivore te trasheguara nga Ministria e Brendshme

Fonde arkivore të trashëguara nga Ministria e Brendshme:

I. Drejtoria e parë e Sigurimit të Shtetit:

  1. Numri i Fondit: 4
  2. Kufijtë kohorë: 1944-1991
  3. Sasia e dosjeve: 8488
  4. Mjetet e informimit: Inventari i dosjeve
  5. Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale dhe mikrofilm
  6. Gjuha: shqip
  7. Niveli i klasifikimit: Sekret, Tepër sekret
  8. Deklasifikimi (vendimi i KDZH, shënohet kur ndryshon statusi)

Në këtë fond arkivor përfshihen dokumente që pasqyrojnë veprimtarinë e ish Drejtorisë së Parë së Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës 1944-1991 duke përfshirë udhëzime, qarkore, korespondenca të ndryshme dërguar seksioneve apo degëve në lidhje me çështjet që mbulonte kjo drejtori, analiza vjetore, plane masash, përgjithësime, informacione, letra, raporte, informacione etj. Përgjithësisht dokumentet që i përkasin këtij fondi janë të klasifikuara.

 

II. Drejtoria e dytë e Sigurimit të Shtetit:

  1. Numri i Fondit: 134
  2. Kufijtë kohorë: 1955-1991
  3. Sasia e dosjeve: 859
  4. Mjetet e informimit: Inventari i dosjeve
  5. Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale dhe mikrofilm
  6. Gjuha e përdorur: shqip
  7. Niveli i klasifikimit: Sekret, Tepër sekret
  8. Deklasifikimi (vendimi i KDZH, shënohet kur ndryshon statusi)

Në këtë fond arkivor përfshihen dokumente që pasqyrojnë veprimtarinë e ish Drejtorisë së dytë të Sigurimit të Shtetit. Kjo drejtori ka qenë një prej tre drejtorive të ish Sigurimit të Shtetit. Deri në vitin 1962 ka qenë në nivel dege brenda Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1962 – 1966 njihet si Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1966 – 1991 ka qenë Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit dhe në fund, në vitet 1991 – 1992 njihej me emrin Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve.

 

III Drejtoria e tretë e Sigurimit te Shtetit (zbulimi politik)

  1. Numri i Fondit: 6
  2. Kufijtë kohorë: 1945-1975
  3. Sasia e dosjeve: 997
  4. Mjetet e informimit: Inventari i dosjeve
  5. Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale dhe mikrofilm
  6. Gjuha e përdorur: shqip
  7. Niveli i klasifikimit: Sekret, Tepër sekret
  8. Deklasifikimi (vendimi i KDZH, shënohet kur ndryshon statusi)

Në këtë fond arkivor përfshihen dokumente që pasqyrojnë veprimtarinë e ish Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës 1945-1975. Fondi përmban dokumente administrative si raporte, relacione, letra, radiograma, etj mbi veprimtarinë agjenturore  që zhvillohej kundër vendit tonë jashtë kufinjve si dhe probleme të tjera objekt zbulimi.

 

IV. Dosje hetimore - gjyqësore

  1. Numri i Fondit: 1
  2. Kufijtë kohorë: 1945-1991
  3. Sasia e dosjeve: 13968
  4. Mjetet e informimit: Inventar i dosjeve
  5. Mënyra e ruajtjes: dokumente origjinale dhe mikrofilm
  6. Gjuha e përdorur: shqip

Ky fond arkivor përmban dosje të hetimit dhe gjykimit të shtetasve të ndryshëm të cilët janë akuzuar veprat  “armik i popullit”, “agjitacion dhe propagandë”, “tradhti ndaj atdheut”, “spiunazh”, etj.