Simpoziumi: Eksplorimi dhe zhvillimi i sektorit të naftës nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit

thirrje simpozium 

AIDSSH në bashkëpunim me Ministrinë Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fakultetin e Gjeologjise dhe Minierave, mban  më 18 qershor 2024 simpoziumin “Eksplorimi dhe zhvillimi i sektorit të naftës nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit”. Në këtë simpozium do të hapen për herë të parë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit dhe do të marrin pjesë studiues të historisë, ekonomisë dhe jurisprudencës, inxhinierë të naftës, dhe dëshmitarë të kohës.

 AIDSSH bën thirrje për prezantime përmes dërgimit të një abstrakti me qëllimin dhe objektin e studimit. Në thirrje gjeni gjishashtu temat orientuese në të cilat do të përqëndrohet simpoziumi. 

 Abstraktet duhet të përmbajnë 250-300 fjalë dhe të paraqiten jo me vonë se data 10 maj 2024.  info@autoritetidosjeve.gov.al

Pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 20 maj 2024.

Komisioni:  Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

 

thirrje simpozium2

 

Temat kryesore:

• Politika e kohës në industrinë e naftës; Dokumente të panjohura të Sigurimit dhe statistika e analiza; sfidat dhe pasojat në privatësinë dhe lirinë e individëve në industri.

• Roli i naftës në zhvillimin ekonomik dhe kontributin ne ekonomine e vendit, eksporte dhe zhvillimi shoqëror, si dhe aspektet e marrëdhënieve ndërkombëtare;

• Dënimi dhe persekutimi i të ashtuquajturve “koka turku”. Evidentimi i tentativave për të shkatërruar kundërshtarët politike dhe viktimat e brendshme.

• Rezistenca: Aktivizmi dhe zëri i atyre që nuk u pajtuan me politikat shtetërore në industrinë e naftës.

• Përcaktimi i masave të ndërmarra nga qeveria në lidhje me shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe impaktin e tyre në mjedis dhe shoqëri.

• Përcaktimi i shpërndarjes së të ardhurave të gjeneruara nga shfrytëzimi i naftës dhe vlerësimi i transparencës dhe llogaridhënies në administrimin e këtyre të ardhurave.

• Identifikimi i çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve të naftës, duke përfshirë masat e marra.

• Përcaktimi dhe monitorimi i ndikimit të shfrytëzimit të naftës në stabilitetin politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë komuniste, duke përfshirë analizën në nivel të brendshëm dhe ndërkombëtar.

• Identifikimi dhe vlerësimi i çështjeve të lidhura me drejtësinë në fushën e shfrytëzimit të naftës, duke përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut.