Njoftime Punësimi

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.”

Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2022 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu: