Axhenda -Përdorimi i dosjeve të policive sekrete për mësimin e historisë së regjimeve totalitare si pjesë e edukimit për demokraci në shkollë

 

PËRDORIMI I DOSJEVE TË POLICIVE SEKRETE PËR MËSIMIN E HISTORISË SË REGJIMEVE TOTALITARE SI PJESË E EDUKIMIT PËR DEMOKRACI NË SHKOLLË

Seminar Ndërkombëtar

Tiranë më 19-20 dhjetor 2023 -  Hotel Hilton, Salla Butrinti

 

Përshkrim i shkurtër i seminarit: qëllimi, veprimet, pjesëmarrësit, partnerët

Ky seminar është pjesë e përpjekjes për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në promovimin e vlerave evropiane duke zhvilluar një kuptim kritik të historisë. Në kontekstin shqiptar, mësimdhënia për veprimtaritë e Ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore është një element thelbësor për edukimin e të rinjve si qytetarë me kompetenca demokratikë, si dhe për nxitjen e aftësive të të menduarit kritik dhe të zhvillimit të tyre personal.

Ish-Sigurimi i Shtetit ishte përgjegjës për përndjekjen e qytetarëve me mendime kritike duke shtypur debatin intelektual.

 kritikë dhe shtypi diskutimin intelektual duke asgjësuar personalitetet e forta të vendit. Prandaj, të mësuarit për histori të tilla mbart potencialin e madh për të forcuar vlerësimin e nxënësve për demokracinë dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, duke i emancipuar ata si qytetarë demokratikë aktivë dhe kritikë.

Eventi sjell bashkë kërkimet dhe përvojat kombëtare dhe ndërkombëtare se si të bëhen të kuptueshëm për nxënësit mekanizmat e regjimeve totalitare, gjithashtu duke përdorur dosjet e policisë sekrete si materiale pedagogjike. Seminari trajton çështjet e aksesit në dokumente dhe përshtatjen e kurrikulave të historisë, si dhe çështjet që lidhen me përgatitjen e mësuesve për të zhvilluar një mësimdhënie të tillë, duke ofruar materiale të përshtatshme, pedagogji dhe trajnime, duke u mundësuar të kuptojnë vizionin e një edukimi historik demokratik në klasë.

Në këtë mënyrë, seminari eksploron praktikat e mira në transformimin e dosjeve të policisë sekrete në materiale edukative, të cilat do të informojnë krijimin e materialeve dhe strategjive pedagogjike për të mësuar historinë e komunizmit shqiptar në përgjithësi dhe më specifikisht të Ish-Sigurimit. Rezultatet e këtij seminari do të jenë pjesë e platformës "Të mësojmë për të kaluarën '44-91- Burime të hapura arsimore"[1] dhe do të ndihmojnë mësuesit dhe grupet e interesit të mësojnë për të kaluarën, duke kontribuar në procesin e ndërtimit të besimit në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

 

Dita 1, 19 dhjetor 2023

 

8.30-9.00          Regjistrimi dhe kafe e mirëseardhjes

 

9.00-9.30           Fjalë hyrëse nga organizatorët

 

Znj. Gentiana Sula

Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Shqipëri

Z. Villano Qiriazi

Kreu i Departamentit të Arsimit, Këshilli i Evropës

 

Znj. Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë

 

Moderator:        Znj. Giulia Re

                         Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

 

 

9.30-10.00         Ligjëratë kryesore I :

“Ekspozimi i mekanizmave të sundimit totalitar. Kuptimi i historisë   

                          përmes dosjeve të policive sekrete”

 

Prof. Dr. Denis Deletant

Profesor i Studimeve Rumune, Kolegji Universitar Londër, Mbretëria e Bashkuar 

                        (Online)

 

10.00-10.30     Ligjëratë kryesore II:

"Dosjet e Sigurimit të Shtetit: Dokumentet e pazbuluara të Historisë Shqiptare”

Z. Skënder Vrioni

                         Anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Shqipëri                                                                                                     

                        Znj. Ornela Arapi

Drejtore e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar-

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Shqipëri

 

10.30-11.00       Pushim kafeje

 

11.00-12.00       Panel Diskutimi I

 

E Drejta për Informim mbi Aksesin në Dokumente Historike“

(Ndikimet ligjore dhe etike të përdorimit të dosjeve të policisë sekrete për qëllime pedagogjike)

 

Znj. Klotilda Bushka

   Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut

 

            Znj. Dagmar Hovestädt

            Përfaqësues i Rrjetit të Arkivave të Policisë Sekrete

                        Ish Komisioner Federal për Rekordet Stasi

 

            Znj. Ermonela Ruspi

          Komisionere e Seksionit të Veçantë, Institucioni i Avokatit të Popullit, Shqipëri

                       

                         Znj. Sofi Noti

                         Sekretare e përgjithshme

                         Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Shqipëri

 

Moderatore:     Znj. Liri Kopaci Di Michele

                        Shefe e Divizionit të Bashkëpunimit Ndërparlamentar

                        Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

 

12.00-13.30     DREKA

 

13.30-14.30     Panel Diskutimi II

                        Integrimi i mësimdhënies për regjimet totalitare në kurrikula dhe materiale   

                        mësimore të historisë: Mundësitë dhe sfidat

 

                        Znj. Zamira Gjini

                        Drejtore e Përgjithshme për Politikat Arsimore në MAS

                        Z. Astrit Dautaj

                        Përgjegjës i Departamentit të Zhvillimit të Kurrikulave (ASCAP

 

                        Z. Vojko Kunaver

                        Instituti i Arsimit i Republikës së Sllovenisë (online)

 

                        Z. Peter Jašek

                       Drejtor i Qendrës Kërkimore, Instituti i Kujtesës së Kombit, Republika Sllovake (online)

 

 

Moderator:      Z. Gerti Janaqi

             Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar

 

14.30-15.30    Panel Diskutimi III

          “Përdorimi i Multimedias dhe teknologjisë në mësimdhënien e Historisë së   

          policisë sekrete”

                       Përvojat e realitetit virtual

                       Historitë digjitale dhe dosjet e policisë sekrete

 

                       Z. Tomaž Ivešić

      Drejtor, Qendra e Studimeve për Pajtimin Kombëtar (SCNR), Slloveni (online)

 

                      Z. Vit Šisler

                      Asistent Profesor i Studimeve të Mediave të Reja, Universiteti Charles në Pragë,   

                      Republika Çeke (online/offline tbc)

Znj. Blerina Gjoka

Drejtore Ekzekutive “Kujto.al”

      

Z. Przemysław Gasztold

Zyra e Kërkimeve Historike, Instituti i Kujtesës Kombëtare, Poloni (online)

 

                         

Moderator:        Mr Fynn-Morten Heckert

Konsulent arsimor për Këshillin e Evropës

 

 

15.30-16.00       Pushim kafeje

 

16.00-17.00       Diskutim IV - Tryezë e rrumbullakët

                         Qasja e represionit në regjimet totalitare në klasën e historisë – Pedagogji dhe  

                         Praktika

 

Z. Vojtek Ripka

                        Pedagog, Universiteti Anglo-Amerikan i Pragës & EuroClio Ambasador, Republika  

                          Çeke

 

Znj. Urszula Bijoś

Rrjeti Evropian i Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS) (online)

 

 

Znj. Katharina Lütz

            Qendra Memoriale e Burgut të Stasit në Berlin Hohenschönhausen, Gjermani (online)

 

                          Znj.Vojsava Kumbulla

                          Drejtore ekzekutive i Shoqatës së Mësuesve të Historis

  

Moderator:        Z.Shkëlqim Allkaj

                         Drejtor i Arsimit Parauniversitar

 

 

 

  

Dita 2, 20 dhjetor 2023

 

08.30-09.00       Regjistrimi dhe kafe e mirëseardhjes

 

09.00-10.00       Diskutim - Tryezë e rrumbullakët:

Trajnimi i mësuesve për t’iu qasur historisë së regjimeve totalitare

 

Prof. Dr.  Bardhyl Musai

Universiteti i Tiranës Fakulteti Shkencave Sociale

 

Znj. Elisabeta Osmanaj

Dekane Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti „Aleksandër Xhuvani Elbasan“

 

Znj. Ana Radakovic

            Zëvendës-Presidente e organizatës “Arsimi për Shekullin e 21”, Serbi (online)

 

Z. Edon Qesari

                        Studiues, Instituti i Historisë, Shqipëri

 

Moderatore:      Znj. Ornela Arapi

Drejtore e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar

        Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Shqipëri

 

10.00 -11.30     Workshop

Përtej kurrikulës: Kthimi i dosjeve të policisë sekrete në materiale edukative  

Prezantim AIDSSH Qasje Strategjike

                         Raste studimore mbi përdorimin Efektiv Pedagogjik të Dosjeve të Policisë

                         Sekrete

 

Z. Vojtech Ripka

                         Pedagog, Universiteti Anglo-Amerikan i Pragës & EuroClio Ambasador, Republika

                         Çeke   

 

Znj. Aljula Jubani

Drejtoreshë e Institutit të Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës

 

11.30 -12.00     Pushim kafeje

 

12.00-13.00      Sesioni përmbyllës: Reflektime dhe udhëzime për të ardhmen

 

Znj. Gentiana Sula

Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit,

Shqipëri

 

Z. Fynn-Morten Heckert

Këshiltar për Ccwshtjet e Arsimit, Keshilli i Evropës

 

13.00-14.30       Dreka

 

14.30-17.00      Vizitë në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit/ose

                         Muzeu i Mbikëqyrjes Sekrete: “Shtëpia me Gjethe”

 



[1] Në fillim të vitit 2023, Autoriteti i Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit lançoi konceptin e Platformës “Të mësojmë për të kaluarën ’44-91- Burime të hapura arsimore”, e cila do të përmbajë informacion mbi pikat horizontale dhe vertikale të historisë, me fokus datat dhe personazhe që kanë shënuar të shkuarën e vendit nën regjimin komunist.

Këtu do të krijohet mundësia e shkëmbimit të mendimeve, diskutimeve mbi ngjarje dhe personazhe, reflektime, informacione mbi histori njerëzore dhe profile të figurave historike, përfshirë historiografinë, që do të përfshijë, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme, mësues dhe nxënës dhe do të pasurojë kurrikula të lëndëve si: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori e Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, Qytetaria, Filozofia ose Sociologjia. Platforma bazohet në standardet e UNESCO-s për burimet e hapura arsimore dhe sjell bashkë si partnerë të Autoritetit, Ministrinë e Arsimit dhe agjencitë e sigurimit të cilësisë, Agjencia telegrafike Shqiptare, Radio Televizioni Shqiptar, Rrjeti Evropian i Kujtesës dhe Solidaritetit, KiE, OSBE, universitete shkolla, ekspertë, mësues dhe nxënës.