Vizitë e Ambasadorit Gjerman në Shqipëri

  • admin 

Ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf, zhvilloi një vizitë në mjediset e AIDSSH-së, ku u njoh me proceset e punës dhe projektet e institucionit.

Kryetarja e Autoritetit, znj. Sula, bëri një paraqitje të punës së AIDSSH për zbardhjen e të shkuarës, bashkëpunimet me institucionet homologe, grupet e interesit dhe nismat për hapjen e studimin e dosjeve nëpërmjet aktiviteteve në nivel lokal e kombëtar.

Besueshmëria e institucioneve përballë sfidave të përditshme, trajtimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, puna me të rinjtë dhe komunitetet, ishin pjesë e bisedës së z. Zingraf me drejtues të Autoritetit, i cili u informua për veprimtaritë që kanë të bëjnë me kërkesat individuale, institucionale, studimore, mediatike, verifikimin e pastërtisë së figurave dhe punën me kërkimin shkencor e edukimin qytetar.

Ambasada Gjermane e ka mbështetur që nga fillimi aktivitetin e AIDSSH-së dhe rolin e tij për drejtësinë tranzicionale në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *