Takim (Pogradec) me Komitetin Bullgar për Sigurimin e Shtetit 12-13 Prill 2017

Njoftim për shtyp

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkëpunim më UNDP-në dhe me asistencën e OSBE-së, do të organizojë më 12 dhe 13 PRILL (2017) aktivitetin lidhur me gjendjen e Dosjeve të Sigurimit, punën e deritanishme të Institucionit, planet e së ardhmes dhe sfidat sa i përket planit komunikativ të saj.

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme arkivore dhe historike, në këtë aktivitet dy ditor, do të prezantojnë tema të ndryshme që lidhen me të shkuarën. Ndërkohë, aktivitetin e nderojnë veçmas aktorëve të ndryshme vendas edhe përfaqësues nga institucione të kujtesës nga vende të huaja, që merren me të shkuarën dhe ku do parashtrohet mënyra sesi i janë qasur problematikës së kujtesës në vendet e tyre.

Në konferencë do të jenë të pranishëm si lektorë dhe moderatorë, anëtarë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit; përfaqësues nga institucione homologe evropiane; ambasadorët e UNDP-së, OSBE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Zvicrës; si edhe shumë personazhe të shoqërisë civile dhe më gjerë nga fusha studimore dhe dikastere që lidhen me problemet e të shkuarës komuniste.

Konferenca do informojë të pranishmit edhe për funksionet kërkimore dhe edukative të Autoritetit, si dhe dimensionin strategjik të komunikimit për ndërtimin e një pune konstruktive të ballafaqimit me të kaluarën, ku edhe do të diskutohen çështje të tilla: Si dhe pse është e nevojshme edukimi i publikut me të shkuarën? Cilat janë disa nga metodat edukative dhe komunikuese që janë përdorur në vende të ndryshme, dhe çfarë mund të përdoret si më efikase në Shqipëri? Sfidat më të mëdha që po përball institucioni në ditët tona me eksperiencën e dosjeve të para të zbardhura dhe planet e dosjeve që parashikohen në të ardhmen.

Aktiviteti do të zhvillohet në Qendrën SFI Training Center në Rrugën  “16 Shtatori” në Pezë e Madhe (Tiranë), kurse i fillon punimet në orën 09.30 më 12 Prill (2017)

Me respekt dhe besimin se do ta pasqyroni si duhet aktivitetin tonë.

Tiranë, 7 Prill 2017