Prezantohet draftudhëzuesi për familjarët e të zhdukurve në komunizëm.

  • admin 

U prezantua draftudhëzuesi për familjarët e të zhdukurve në komunizëm, në kuadër të projektit ICMP-AIDSSH “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit: të zhdukurit në komunizëm”, të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Drafti i udhëzuesit u konsultua me institucionet publike: Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Akademia e Studimeve Albanologjike, Avokati i Popullit, etj, organizatat e të drejtave të njeriut, të kujtesës dhe shoqërisë civile; Kujto.al, Qendra Shqiptare e Traumës dhe Torturës, Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social, etj, dhe partnerët ndërkombëtarë, si Prezenca e OSBE-së, Ambasada gjermane, Fondacioni Konrad Adenauer, Ambasada Amerikane, etj.

Sugjerimet e palëve mbi udhëzuesin do të ndihmojnë për finalizimin e tij dhe prezantimin në të gjithë vendin, për familjarët dhe të afërmit e të zhdukurve në komunizëm.

Sipas ligjit 45/2015, “Autoriteti bashkëpunon me institucionet shtetërorë qendrore dhe vendore për procesin e identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit, si dhe për marrjen e masave për të mbrojtur dhe ruajtur në mënyrën më të përshtatshme vendet që janë aktualisht apo do të identifikohen si vendvarrime.”

previous arrow
next arrow
Slider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *