Rreth Arkivit të Autoritetit

Arkivimi i dokumenteve

Autoriteti krijon arkivin e tij për mbledhjen, ruajtjen, administrimin dhe përdorimin e dokumenteve. Arkivi organizohet dhe funksionon në përputhje me dispozitat e këtij ligji, rregulloren e Autoritetit dhe legjislacionin në fuqi për arkivat.
2. Autoriteti arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura, sipas parashikimeve të këtij ligji.

3. Në arkivin e tij, Autoriteti:

a. dokumenton kohën, individin, institucionin

apo kërkuesin, të cilëve u janë dorëzuar apo përcjellë, pas përfundimit të përpunimit, dokumente apo informacione nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

b. përcakton informacionet që janë futur në sistemet e përpunimit të të dhënave dhe kohën kur janë futur;

c. ndalon hyrjet e paautorizuara;

ç. ndalon marrjen e aksesit të personave të paautorizuar në dokumentet e ish-Sigurimit dhe sistemet e përpunimit të të dhënave, me të cilët përpunohen informacione prej dokumenteve;

d. garanton se dokumentet nuk lexohen, kopjohen, ndryshohen, asgjësohen apo largohen pa autorizim;

dh. garanton se transporti i dokumenteve shoqërohet nga të paktën dy anëtarë të Autoritetit, apo persona të autorizuar nga Autoriteti

e. parashikon modele organizimi të tilla, që t’u përgjigjen kërkesave specifike për ruajtjen e të dhënave.

4. Pas kalimit të afatit të ruajtjes, dokumentet e krijuara nga Autoriteti duhet t’i dorëzohen arkivit, nga i cili janë marrë në dorëzim, apo që rrjedhin dokumentet e prodhuara.

Shiko Më Shumë