Rregullore e Grupit të Monitorimit dhe Udhëzues për sjelljen e burimeve njerëzore, zgjedhjet për kuvend, prill 2021

  • admin 

Në zbatim të legjislacionit zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të KQZ “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, kategorive e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” , AIDSSH i është përgjigjur Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve duke caktuar si person kontakti, z. Skënder Vrioni, Sekretar i Përgjithshëm, me qëllim raportimin e veprimtarive me karakter publik të këtij institucioni, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të Autoritetit para zgjedhjeve.
-Në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i ndryshuar, ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreu 2, neni 5 dhe neni 37, si dhe të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, me qëllim vijueshmërinë normale të punës, të pandikuar nga fushata zgjedhore, gjatë veprimtarisë së trupës së nëpunësve civilë është ngritur Grupi i Monitorimit të institucionit për raportimin e veprimtarive me karakter publik, si dhe udhëzuesin për monitorimin e veprimtarive, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të Autoritetit para zgjedhjeve.

-Rregullorja e Grupit të Monitorimit dhe udhëzimi përkatës janë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm, dhe u janë bërë të njohura punonjësve të administratës së AIDSSH.

Rregullore e brendshme e grupit të monitorimit, për rregullat e raportimin e veprimtarive me karakter publik të autoritetit, si dhe monitorimin e sjelljesSë burimeve njerëzore, financiare, logjistike, gjatë periudhës zgjedhore, për zgjedhjet për kuvend 25 prill 2021
Udhëzues mbi sjelljen e punonjësve të AIDSSH gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, Prill 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *