Studentët e Drejtësisë njihen nga afër me veprimtarinë e Autoritetit

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë,⚖️Universiteti i Tiranës,të shoqëruar nga znj Klesta Hysi, lektore pranë Departamentit të së Drejtës Publike dhe përgjegjëse për mbulimin e lëndës “Mbrojtja e të Dhënave Personale” dhe znj. Iris Pekmezi, pedagoge e jashtme e lëndës, zhvilluan një vizitë në mjediset e Autoritetit në kuadër të zhvillimit të orëve praktike të lëndës,

Njohja mbi veprimtarinë e institucionit, organizimin e punës si dhe raportin që mbahet mes informimit/ transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale ishin disa nga çështjet që u trajtuan gjatë këtij takimi.

Kryetarja e Autoritetit znj. Gentiana Sula i njohu studentët me ligjin Nr. 45/2015 i cili ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat për të bërë të mundur ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.

Po ashtu ata patën mundësi të shihnin nga afër edhe dosje🗂të ish Sigurimit të Shtetit për të cilat studentët mund të aplikojnë për t'i studiuar nga afër dhe për t'u njohur me tipologjitë e ndryshme dhe përmbajtjen e tyre.

Z. Zalli, Drejtor i Informacionit tregoi rëndësinë e informimit, njëkohësisht i njohu edhe me rastet kur ndalohet përdorimi i të dhënave personale në dëm të personave të prekur apo palëve të treta, kur këto të dhëna janë përftuar në mënyrë të fshehtë apo të paligjshme, me përjashtim të rasteve si më poshtë:

a) të përdorimit për qëllime rehabilitimi të personave të vdekur apo të zhdukur;

b) kur këto të dhëna rezultojnë tërësisht apo pjesërisht të gabuara, për shkak të informacioneve të mbledhura.

2. Autoriteti merr masa për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të dokumenteve të ish Sigurimit të Shtetit, kur prokuroria ose gjykata përcakton se nga përdorimi i tyre mund të dëmtohet veprimtaria hetimore, ndjekja penale, ecuria ose përfundimi i një procedimi penal të regjistruar. Ky ndalim përfundon kur përdorimi i dokumenteve nuk përbën më rrezik për procedimin penal.

3. Autoriteti merr masa për ndalimin e përkohshëm ose të përhershëm të të dhënave të ish-Sigurimit të Shtetit, kur gjykon se përdorimi i tyre mund të përbëjë rrezik real për sigurinë kombëtare.