Kuvendi i Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të 9 qershorit, 5 projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të 9 qershorit, 5 projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Pas votimit, u konfirmuan si trupë drejtuese e Autoritetit, të zgjedhurit nga Kuvendi:

Z. Albert Nikolla, anëtar, me 86 vota pro, 29 kundër dhe 4 abstenim. 

Znj. Gentiana Sula, anëtare, me 105 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim.

Z. Altin Hoxha, anëtar, me 80 vota pro, 2 kundër, 1 abstenim.

Z. Gjergj Marku, anëtar, me 83 vota pro, 2 kundër, 0 abstenim.

Z. Skënder Vrioni, anëtar, me 85 vota pro, 7 kundër, 5 abstenim.