Ekspozita "Udha e Kujtesës / Remembrance path"

Në kuadër të projektit “𝑃𝑟𝑜𝑓𝑖𝑙𝑒𝑡 𝑒 𝑠𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑠: 𝐿𝑢𝑓𝑡𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑙𝑖𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖 𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐻𝑜𝑥ℎ𝑒̈𝑠”, i realizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Sapienza i Romës, Fondazione di Storia Onlus, Shoqata Zëri Qytetar dhe ISEM, u zhvillua sot në Lushnjë ekspozita: “𝐔𝐝𝐡𝐚 𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬 / 𝐑𝐞𝐦𝐞𝐦𝐛𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞 𝐩𝐚𝐭𝐡”, me praninë e kryetares së bashkisë, znj. Eriselda Cefa.

Ekspozita me portrete të të dënuarve politikë me internim në ish-ndërmarrjen “28 Nëntori” prezantoi për të pranishmit dhe të rinjtë historinë e disa dekadave më parë në vend, duke zbuluar problemet e shoqërive diktatoriale, mohimin e të drejtave dhe lirisë për breza me radhë.

Autoriteti ka bashkëpunuar me vënien në dispozicion të dokumenteve mbi dëbim internimet në zonë, të trajtuara në kuadër të hulumtimeve. Po ashtu, me kontakte të të ndëshkuarve me internim, të cilët u bënë pjesë e dokumentarit dhe dëshmive gojore të mbledhura për këtë qëllim. Një projekt mbi historitë e patreguara të Lushnjës është iniciuar e synon të zhvillohet në dimension të gjerë.

Në aktivitetin e sotëm në Lushnjë📍 në ekspozitë dhe dokumentar, morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave joqeveritare, ish-të dënuar politikë, familjarë të tyre dhe të rinj. Nga Autoriteti, kryetarja Gentiana Sula, Simon Mirakaj, i mbijetuar i dekadave internim në zonë, Anton Dukagjini e Roland Çaushaj, dhe Reald Keta, drejtor i të zhdukurve.