PROJEKTI I GODINËS SË RE

Ndërtesa ku Autoriteti do të zhvillojë veprimtaritë e tij iu dha që në fillim të punës nga Qeveria shqiptare, me VKM-në nr. 935, datë 28.12.2016 “Arkivi i Ri”, brenda territorit të pronës nr. 12, me emërtimin “Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes”, me vendndodhje lagjja nr. 10, Rruga e Dibrës, Tiranë dhe për një ndryshim në vendimin nr. 515, datë 18.07.2003, të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes’, të ndryshuar”, po ashtu fondet për fazën e parë të sistemimit të arkivit, punime cilësore të kryera tashmë.

Aktiviteti i parë i institucionit u zhvillua më 25 janar 2017 në këtë ndërtesë, ku arkitektja Nevin Bilali prezantoi për të pranishmit e shumtë qasjen e saj vizive përë strehën e re të AIDSSH-së: transparente, të sigurt për arkivin e rëndësishëm, me mjedise pune për studiuesit, me bibliotekë, sallë ekspozitash e dhoma për regjistrimin e dëshmive gojore të të mbijetuarve. Ndërkohë, projekti i ndërtesës u realizua nga Instituti i Ndërtimit, me mbikëqyrjen e Autoritetit.