Prioritet të pagjeturve të komunizmit dhe ish-të përndjekurve politikë

  • admin 

Drejtori i Pagesave dhe Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave, z. Artemon Cukalla, u prit sot në AIDSSH nga Kryetarja, znj. Gentiana Sula, z. Simon Mirakaj, Anëtar, z. Selami Zalli, Drejtor I Informacionit dhe z. Agron Hoxha, specialist për të zhdukurit.

Probleme thelbësore që kanë të bëjnë me të përndjekurit politikë dhe dëmshpërblimet e tyre, dokumentacionin e kërkuar nga institucionet dhe kohën e dhënies së kësteve ishin pjesë e diskutimeve.
Autoriteti i propozoi z. Cukalla që të shihen mundësitë për trajtimin me prioritet të dosjeve të të pagjeturve, të pushkatuarve, dëmshpërblimet e tyre. Po ashtu, rritje buxheti për ish-të përndjekurit politikë.

Problem I rëndësishëm me të cilin hasen ish-të përndjekurit sot dhe trashëgimtarët e tyre, janë edhe dosjet e të internuarve, në shumë raste me mungesa në dokumentacion. U propozua që dosjet e të internuarve të mund të kalohen përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe VKM-së përkatëse, që ndihmon plotësimin e dokumentacionit të kërkuar dhe përshpejton dhënien e dëmshpërblimeve të internuarve në kampe me tela me gjemba.

Po ashtu, do të përgatitet një propozim për pensionet e të internuarve, ku sugjerohet edhe rregullimi i kuadrit ligjor përkatës, që u mundëson të ardhura të internuarve në diktaturë.

Autoriteti e ka pjesë të punës së përditshme shërbimin e dokumentacionit ish-të përndjekurve dhe familjarëve të tyre, për arsye pensioni, dëmshpërblimi, etj. Përballja e përditshme me qytetarët dhe problematikat e hasura prej tyre në vite nxitën një takim të tillë, me dëshirën e lehtësimit të procedurave dhe shkurtimit të kohës së përfitimit të dëmshpërblimit një kategorie shoqërore të dinjitetshme, së cilës i detyrohet dhe mban përgjegjësi shoqëria e sotme shqiptare.

previous arrow
next arrow
Slider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *